Nga 14 deri më 17 shkurt 2025, u mbajt kampi i editimit për gjenratën e 13-të të Shkollës së Filmit…
Biblioteka Digjitale e Mësimdhënësit është një platformë virtuale me materiale didaktike për përdorimin e filmit në klasë në përputhje me Kornizën Kurrikulare të Republikës së Kosovës. Kjo bibliotekë është dizajnuar që të jetë një burim i pasur dhe i lehtë për t’u përdorur nga mësimdhënësit e shkollave publike në Kosovë.
Për shtatë vite me radhë, DokuFest ka qenë në ballë të përpjekjeve për të integruar mjete audiovizuale në procesin mësimor, duke trajnuar qindra mësimdhënës nga e gjithë Kosova. Përmes këtyre trajnimeve dhe sesioneve interaktive, mësimdhënësit mësojnë si t’i përdorin filmat dhe mediat digjitale për të nxitur mësimin interaktiv dhe për të bërë të mësuarit më inovativ.
Përmes programeve inovative dhe bashkëpunimeve me ekspertë të fushës, DokuFest ka kontribuar në transformimin e metodave tradicionale të mësimdhënies, duke i pajisur mësimdhënësit me aftësi dhe mjete praktike për të rritur cilësinë e edukimit. Ky program synon të bëjë mësimin më tërheqës dhe më efektiv për nxënësit, duke i ndihmuar ata të kuptojnë dhe analizojnë informacionin në mënyrë kritike përmes gjuhës së imazhit dhe tregimit vizual. .
Programi ynë në lidhje me përdorimin e mjeteve audio vizuale në mësimdhënje është zgjeruar edhe jashtë kufijve të Kosovës. Mësimdhënësit e shteit tonë kanë arritur të bëjnë transferimin e njohurive për mësimdhënësit në Malit të Zi dhe Shipëri, kjo si pjesë e partneriteit me kolegët tanë nga festivalet e filmit si UnderHill Fest në Mal të Zi dhe Korça Short Film Festival në Shqipëri. Këto trajnime kanë rezultuar shumë të sukseshme dhe jemi të lumtur që mësimdhënësit e këtyre shteteve po e përdorin Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënësit.
Biblioteka Digjitale e Mësimdhënësit është një platformë virtuale me materiale didaktike për përdorimin e filmit në klasë në përputhje me Kornizën Kurrikulare të Republikës së Kosovës. Kjo bibliotekë është dizajnuar që të jetë një burim i pasur dhe i lehtë për t'u përdorur nga mësimdhënësit e shkollave publike në Kosovë. Platforma përfshin filma dhe fleta pune të bazuara në modele ndërkombëtare, të cilat janë përshtatur për kurrikulat tona arsimore. Ne kemi kontribuar me një arkiv të pasur prej rreth 200 filmash të prodhuar gjatë 15 viteve të fundit. Këta filma, të krijuar nga të rinjtë për të rinjtë, trajtojnë tema të ndryshme shoqërore dhe edukative, duke ofruar një perspektivë të re dhe të freskët për nxënësit. Ndërkohë, me ndihmën e mësimdhënësve që kanë marrur pjesë në punëtoritë për mësimdhënës, kanë arritur të krijojnë rreth 190 fleta pune si material didaktik, të gjitha të përshtatura me kornizën kurrikulare të Republikës së Kosovës. Rreth 500 mësimdhënës janë regjistruar për të përdorur këtë platformë. Duke u regjistruar ata fitojnë qasje të pakufizuar në këto burime, të gjitha të cilat ofrohen pa pagesë.
Mbi pesë vite, në bashkëpunim me OSBE-së Misioni në Kosovë, kemi organizuar punëtori për mësimdhënës nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Këto punëtori fokusohen që të zhvillojnë aftësi për përdorimin dhe integrimin efektiv të edukimit mediatik dhe informativ në procesin mësimor, duke nxitur mendimin kritik dhe pajisjen e mësimdhënësve me mjete dhe teknika të reja mësimore.
DokuFest do të vazhdojë angazhimin e tij në fuqizimin e mësimdhënësve me metoda inovative, me synimin për të sjellë përvoja të reja, për të zgjeruar ndikimin dhe për të ofruar trajnime të avancuara për një numër edhe më të madh të mësimdhënësve duke mbështetur integrimin e mjeteve audio vizuale në shkolla.
Programi ynë bazohet në Memorandumin e Bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, për përdorimin e platformës “Biblioteka Digjitale e Mësimdhënësit” që është i licencuar nga Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve dhe të gjithë mësimdhënësit pjesëmarrës në punëtori pajisen me çertifikata me pikë akredituese për licencim.