Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

DOKUFEST & OSBE: Thirrje për Mësimdhënës

DokuFest, në bashkëpunim me Organizatën për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE Misioni në Kosovë, fton mësimdhënësit e të gjitha komuniteteve që punojnë në shkolla të mesme në Kosovë dhe ligjerojnë lëndët mësimore të fushave kurrikulare, gjuhët dhe komunikimi, artet, shoqëria dhe mjedisi si dhe jeta dhe puna, të shkallëve kurrikulare 5 dhe 6 (klasat X-XII), të aplikojnë për punëtoritë një ditore për Përdorimin e Mjeteve të Edukimit Medial e Informativ gjatë Procesit Mësimor që do të mbahen me 20-21 prill 2024 në Prizren.

Punëtoritë kanë për qëllim t’i forcojnë shkathtësitë e mësimdhënësve për të lehtësuar procesin e të nxënit duke përdorur konceptet dhe mjetet e edukimit mediatik dhe informacionit. Fokusi do të jetë në perspektivën e të mësuarit gjatë tërë jetës, me theks të veçantë në vlerësimin e besueshmërisë së informatave, verifikimin e fakteve, konsumimin efektiv dhe të ndërgjegjshëm të informatës, mësimin elektronik, si dhe kapacitetet për përdorimin e teknologjive të reja digjitale. Modulet e punëtorisë përfshijnë leksione mbi efektet e medias, metodat e vlerësimit kritik dhe të kuptuarit e mesazheve mediatike.

Mësimdhënësit gjithashtu do të fuqizohen për të realizuar procesin mësimor përmes mjeteve audiovizuale edukative. Punëtoritë në veçanti do të fokusohen në përdorimin e filmit dokumentar në klasë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë mësimit për të nxënë, zotësisë për vlerësimin dhe procedimin efektiv e të ndërgjegjshëm të informacionit, të nxënit elektronik dhe aftësisë për shfrytëzimin e teknologjive të epokës digjitale.

Programi ynë bazohet në Memorandumin e Bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, për përdorimin e platformës “Biblioteka Digjitale e Mësimdhënësit” që është i licencuar nga Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve dhe të gjithë mësimdhënësit pjesëmarrës në punëtori do të pajisen me çertifikata me pikë akredituese për licencim.

Për shkak të numrit të kufizuar të vendeve, përzgjedhja e mësimdhënësve do të bëhet përmes vlerësimit të aplikimeve.

Për mësimdhënësit e komuniteteve jo-shumicë do të sigurojmë përkthim simultan.

Ju lutemi aplikoni deri më 14 prill 2024 përmes formës në vijim. 

Format e aplikimit: 

[SHQ] Formë aplikimi 

[RAE] Apliciaki Forma 

[TUR] Başvuru Formu 

[SER] Poziv za prijave 

[ENG] Application Form 

 

"Shkolla e filmit dokumentar, më ka mësuar si t'i kanalizoj mendimet e mia dhe si të ëndërroj. Jam mësuar ta shoh botën me një sy tjetër dhe ta gjej inspirimin për të treguar një storie në çdo cep të jetës sime. Që atëherë, asnjëherë s’jam ndalur së bëri filma sepse inspirimin, vullnetin dhe njohurinë që e kam marrë, më shoqëron çdo ditë në jetën time."


Leart Rama, Regjisor