Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

Kampi i Editimit ‘Future is Here’ – gjenerata e 13-të

Nga 14 deri më 17 shkurt 2025, u mbajt kampi i editimit për gjenratën e 13-të të Shkollës së Filmit “Future is Here” në Zym, një fshat në Prizren.

Me qëllim që të ndihmonte studentët në fazën finale të procesit të krijimit të filmave, ky kamp në thelb kishte fookusin ne post-produksion, përfshirë këtu editimin, prerjen, montimin e tingujve, rregullimin e ngjyrave dhe transkriptimin. Këto seanca editimi bën të mundur që filmat të ishin plotësisht të përgatitur për premiere në edicionin e 24-të të DokuFest.

Puna e studentëve me mentorët Leart Rama dhe Eroll Bilibani, dhe udhëheqja e seancave të editimit nga Flutura Balaj, Hana Ahmeti dhe Leart Rama, mundësuan një përmirësim të madh të filmave për shfaqjen e festivalit.

Kampi i këtij viti prodhoi shtatë filma, secili duke shqyrtuar tema sociale të rëndësishme. Me mbështetje teknike dhe një ambient bashkëpunues, kampi i editimit mundësoi që studentët të zhvillojnë aftësi krijuese dhe të realizojnë filma që do të kenë një ndikim të fuqishëm në DokuFest dhe në karrierën e tyre të ardhshme.

"Shkolla e filmit dokumentar, më ka mësuar si t'i kanalizoj mendimet e mia dhe si të ëndërroj. Jam mësuar ta shoh botën me një sy tjetër dhe ta gjej inspirimin për të treguar një storie në çdo cep të jetës sime. Që atëherë, asnjëherë s’jam ndalur së bëri filma sepse inspirimin, vullnetin dhe njohurinë që e kam marrë, më shoqëron çdo ditë në jetën time."


Leart Rama, Regjisor