Nga 14 deri më 17 shkurt 2025, u mbajt kampi i editimit për gjenratën e 13-të të Shkollës së Filmit…
Shkolla e Filmit: FUTURE IS HERE
Për 13 vite radhazi, Future is Here ka qenë programi kryesor i trajnimit në kuadër të programit edukativ të DokuFest, duke kultivuar talentin e të rinjve të Kosovës dhe duke i kthyer ideat e tyre krijuese në filma dokumentarë të fuqishëm. Shkolla e Filmit ka luajtur një rol kyç në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e kinematografisë si mjet për të ndikuar në shoqëri dhe për të trajtuar çështje sociale. Çdo vit shkolla e filmit mbledhë nga 10 deri në 15 të rinj, të cilët i ndihmon ti bëjnë hapat e parë në botën e filmave dokumentarë kreativë.
I konceptuar si më shumë se një punëtori për realizimin e filmave, Future is Here është një udhëtim transformues ku pjesëmarrësit eksplorojnë teknikat e rrëfimit, artin vizual dhe mendimin kritik, ndërsa promovojnë bashkëpunimin dhe shprehjen e vetvetes. Programi fokusohet në mësimin praktik, ku pjesëmarrësit përfshihen aktivisht në çdo fazë të procesit të realizimit të filmit—nga konceptimi i ideve deri te montazhi. Duke i bashkuar regjisorët e rinj me mentorë me përvojë dhe ish-pjesëmarrës, programi krijon një hapësirë unike për zhvillimin e aftësive, vetëbesimit dhe lidhjeve kuptimplota.
Premierat e filmave të realizuar nga nxënësit shfaqen në një mbrëmje të veçantë përgjatë festivalit në DokuFest.
Të gjithë filmat e prodhuar nga Future is Here gjenden në Bibliotekën Digjitale për Mësimdhënës të DokuFest, një platformë online e menaxhuar nga departamenti edukativ DokuLab. Kjo platformë përfshin filma dhe materiale didaktike të dizajnuara për të mbështetur përdorimin e filmit në klasë, në përputhje me Kornizën Kurrikulare të Republikës së Kosovës. Aktualisht, ajo është duke u përdorur nga 400 mësimndhënës nga e gjithë Kosova. Future is Here është pjesë e projektit Shkollat dhe Dokumentarët, i mbështetur nga National Endowment for Democracy.
Për të shikuar filmat ndër vite të krijuar nga të rinjt, klikoni në linkun në vazhdim: FUTURE IS HERE