Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

HAPIM THIRRJEN PËR PUNËTORITË E PROJEKTIT ‘SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR’

U bëjmë thirrje të gjithë mësimdhënësve që janë të interesuar mbi përdorimin e mjeteve audio-vizuale si pjesë e kurrikulës së tyre mësimore, të aplikojnë në punëtoritë trajnuese.

Në përpjekjen tonë për të zgjeruar metodat e mësimdhënies në shkollat në Kosovë, DokuFest fton mësimdhënësit e interesuar të marrin pjesë në punëtoritë trajnuese mbi përdorimin e mjeteve audio-vizuele në kurrikulën e tyre mësimore. Punëtoritë drejtohen nga mësimdhënës të cilët kanë ndjekur punëtoritë e mëparshme dhe kanë përdorur mjetetet audio-vizuele me sukses për nxënësit e tyre, së bashku me stafin e DokuFest.

Kush mund të aplikoj?

Mësuesit e kurseve të Gjuhëve dhe Komunikimit, Arteve, Shoqërisë dhe Mjedisit dhe Edukatës Qytetare, nivelet 5 dhe 6 (klasat X-XII). Inkurajohen mësimdhënësit që aplikojnë forma të organizimit mësimor, që kanë për qëllim zhvillimin e vetëbesimit, iniciativës, zgjidhjen e problemeve dhe stimulimin e kreativitetit të nxënësve.

Kohëzgjatja e punëtorive dhe vendndodhja:

Punëtoritë janë aktivitete njëditor dhe mbahen në Prizren, prej datës 11 deri më 18 mars.

Afati i Aplikimit:

Të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë formularin e aplikimit deri më 5 mars 2023. FORMA E APLIKIMIT

"Në zemrën e sfidave shoqërore dhe ndryshimeve globale, arti dhe edukimi bashkohen për të ndriçuar rrugën drejt kuptimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit. Përmes filmave dhe programeve arsimore, të rinjtë marrin fuqinë të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët në harmoni dhe paqe."