Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR: THIRRJE PËR MËSIMDHËNËS

DokuFest ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi që synon funksionalizimin e bashkëpunimit afatgjatë në mes të DokuFest dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, për krijimin e një platforme që nxit dhe mbështet shkollat përkatësisht mësimdhënësit në përdorimin e mjeteve audiovizuale në planifikimin dhe zhvillimin e procesit edukativ-mësimor, në shkollat e mesme të larta, me qëllim të përmbushjes të kërkesave dhe rezultateve të  Kornizës Kurrikulare të Arsimit Parauniversitar të Kosovës.

Për këtë qëllim DokuFest u bënë thirrje mësimdhënësve të shkollave të mesme të larta, të aplikojnë për t’u bërë pjesë e punëtorive njëditore mbi përdorimin e mjeteve audiovizuale në mësimdhënie si pjesë e kurrikulës së tyre mësimore, që do të mbahet gjatë muajit shkurt 2024. Këto punëtori synojnë avancimin e mësimdhënësve në planifikimin dhe zbatimin e metodologjisë së punës edukative me nxënës përmes përdorimit të pakove edukative audiovizuale, që ofron filma të shkurtër dokumentar, kryesisht me tema shoqërore dhe të të drejtave të njeriut. Trajnimi përfshin punëtori praktike që drejtohen nga ekspertë dhe mësimdhënës me përvojë afatgjate në zbatimin e aplikimit të mjeteve audiovizuale në klasë, dhe ndërlidhjen e tyre me Kornizën Kurrikulare të Arsimit Parauniversitar të Kosovës, që nxënësit dhe të rinjtë/ të rejat e Kosovës të përgatiten për t`u përballur me sfidat e shekulli XXI dhe të gjenerojnë dije të reja konkurruese në mënyrë aktive për tregun global të punës.

Kush mund të aplikoj?

Mësimdhënësit e shkollave të mesme të larta që ligjerojnë lëndë shoqërore dhe lëndë shkencore (klasat X-XII). Inkurajohen mësimdhënësit që aplikojnë forma të organizimit mësimor, që kanë për qëllim zhvillimin e vetëbesimit, iniciativës, zgjidhjen e problemeve dhe stimulimin e kreativitetit të nxënësve.

Kohëzgjatja e punëtorive dhe vendndodhja:

Punëtoritë janë aktivitete njëditore dhe mbahen në Prizren. Punëtoritë e para të këtij cikli do të mbahet me 3 dhe 10 Shkurt 2024.

Afati i Aplikimit:

Të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë formularin e aplikimit deri më 26 janar 2024. FORMA E APLIKIMIT

"Filmat edukativë si mjete kyçe për të inspiruar ndryshimin dhe për të promovuar dialogun ndërkulturor në shkolla. Një mundësi unike për nxënësit të zhvillojnë aftësi kritike të mendimit, të rrisin ndërgjegjësimin rreth çështjeve sociale dhe kulturore dhe të nxisin një qasje më të hapur dhe të përfshirëse ndaj mësimit. Përmes temave të tyre të fuqishme dhe narrativave të ndikshme, këto filma edukativë janë burime të pasura që mbështesin mësimdhënien inovative dhe kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të informuar, të ndërgjegjshme dhe demokratike."