Projektet

Projektet në kuadër të DokuLab

Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

YESS PROJECT FOR STORYTELLING AND FILMMAKING

Ky projekt, në bashkëpunim me UNICEF-in, synon të fuqizojë rreth 250 studentë nga 11 komuna përmes tregimit të historive, fotografisë dhe kinematografisë.

INOVACIONI DIGJITAL NË FILM DHE TRANSFORMIMI KULTUROR

DokuFest, platforma kryesore për dokumentarët dhe filmat e shkurtër në Kosovë, është krenar të njoftojë fillimin e iniciativës më të re, Projekti Inovacioni Digjital në Film dhe Transformimi Kulturor (D:Fict). Ky projekt i mbështetur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, synon të fuqizojë brezin e ri të tregimtarëve digjitalë dhe kineastëve. Parku i Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren,  është qendër për bashkëpunim mes kompanive vendore dhe ndërkombëtare, programeve të trajnimit professional, institucioneve akademike, agjencive qeveritare, OJQ-ve si dhe hapësirë për aktivitete kulturore dhe artistike.

CREATIVE FORCE

Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (Sida) dhe DokuFest kanë kënaqësinë të njoftojnë vazhdimin e partneritetit të tyre afatgjatë përmes një marrëveshjeje të re granti për programin Creative Force. Ky bashkëpunim do të ofrojë mbështetje të konsiderueshme për iniciativat kulturore dhe krijuese në Kosovë për pesë vitet e ardhshme dhe ka për qëllim të ngrejë peizazhin kulturor dhe arsimor në Kosovë përmes kinemasë dhe arteve krijuese.

STORIES WE TELL

Projekti më i ri i DokuFest “STORIES WE TELL”, financuar nga “SMART Ballkans”, synon të shfrytëzojë mediat audio-vizuale për të inkurajuar dialogun dhe mirëkuptimin midis të rinjve nga komunitete të ndryshme në Kosovë. Të rinj të moshës 18-25 vjeçare, gjatë 3 kampëve të ndryshme, do të përfshihen në punëtori dhe diskutime me theks në promovimin e respektit dhe mirëkuptimit reciprok, ku do të kenë rastin të ndajnë mendimet dhe përvojat e tyre, me synimin se do të ndikojnë pozitivisht tek njëri-tjetri për të ndryshuar pikëpamjet negative që na janë krijuar si pasojë e hapësirës mediatike dhe pikëpamjeve që kemi në përgjithësi si shoqëri.

EKSPLORIMI I TRASHËGIMISË SË PËRBASHKËT TË FILMIT

Pas disa bashkëpunimeve programore joformale, DokuFest dhe Beldocs përmes këtij projekti nisin një partneritet strategjik si dy festivale kryesore të filmit dokumentar në Ballkanin Perëndimor.

FURTHERING DEMOCRATIC SOCIETY THROUGH THE USE OF CULTURE AND ARTS

Promovimi i Shoqërisë Demokratike përmes Kulturës dhe Artit

SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR

MBËSHTEJE PËR MËSIMDHËNËS PËR TË ARRITUR NJË GAMË TË GJERË TË MËSIMNXËNIES EFEKTIVE, PRODHIMIN E FILMAVE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, SHKËMBIM TË NJOHURIVE EDUKATIVE NË RAJON PËR PROFESIONISTËT KULTUROR QË PUNOJNË NË EDUKIM.

Arkiva

"Përdorimi i mjeteve audiovizuele në mësimdhënie mua si mësimdhënëse më ka ndihmuar jo vetëm që të arrijë rezultatet dhe qëllimet e planifikuara gjatë një ore mësimore, por edhe të jem një hap më pranë arritjes së kompetencave të përcaktuara nga Korniza Kurrikulare e Kosovës."


Jeta Rexha, Mësimdhënëse Gjimnazi "Hajdar Dushi" Gjakovë