Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

HAPET THIRRJA: Future is HERE XIII

Çdo vit, shkolla jonë e filmit, “Future is Here”, sjell studentë nga e gjithë Kosova në Prizren për një mundësi unike ku mund të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe pasionin për krijimin e filmave dokumentarë.

Kampi mbahet në Prizren nga data 2 deri më 8 janar 2025, gjatë pushimeve dimërore, ku "Future is Here’’ transformohet në një udhëtim një-javor për nxënësit të mësojnë aftësitë thelbësore të filmit: kapjen e skenave, editimin dhe lidhjen e tregimeve që reflektojnë me jetën tyre personale.

Pjesëmarrësit në këtë kamp, do të kenë mundësi të njoftohen dhe ligjërohen nga profesionistë të industrisë së filmit, të eksplorojnë pajisjet e filmit dhe të punojnë ngushtë me shokët që ndajnë pasionin për filmbërje. Çdo ditë do të kemi diçka të re, nga trajnimi praktik për pajisjet që do të përdorni deri te diskutimet për teknikat e tregimit të historive. E bukura e gjithë eksperiencës është se filmat që do të krijohen gjatë kampit do të jenë pjesë e programit të filmave gjatë edicionit të 24-të të DokuFest , duke prezantuar perspektivat unike të rinisë së Kosovës.  

Përmes këtij kampi dimëror, synojmë të sjellim në jetë historitë e rinisë kosovare, duke i kthyer përvojat e tyre në filma. Njëkohësisht, synojmë të ndërtojmë një bazë më të fortë për industrinë e filmit në vendin tonë, sidomos në fusha si montazhi, dizajni i tingujve dhe post-produksioni, ku mundësitë shpesh janë të kufizuara.  

Kriteret për aplikim:

  • Të jeni nxënës shkollës së mesme në Kosovë
  • Të keni pasion për tregimin e historive tuaja
  • Aftësi të mira komunikimi në gjuhën angleze.
  • Aplikimet mbyllen më 29 nëntor, prandaj mos e humbisni këtë mundësi.
  • Vegëzat për aplikim, sipas gjuhës i gjeni më poshtë:

 

SHQ: https://forms.office.com/r/ptCv6BmVZA 
ENG: https://forms.office.com/r/MVrHyTwyud 
TUR: https://forms.office.com/r/aNJ5VFUkw3 
SER: https://forms.office.com/r/uzK7Jhn2Ub

"Në zemrën e sfidave shoqërore dhe ndryshimeve globale, arti dhe edukimi bashkohen për të ndriçuar rrugën drejt kuptimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit. Përmes filmave dhe programeve arsimore, të rinjtë marrin fuqinë të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët në harmoni dhe paqe."