SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR

SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR

MBËSHTEJE PËR MËSIMDHËNËS PËR TË ARRITUR NJË GAMË TË GJERË TË MËSIMNXËNIES EFEKTIVE, PRODHIMIN E FILMAVE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, SHKËMBIM TË NJOHURIVE EDUKATIVE NË RAJON PËR PROFESIONISTËT KULTUROR QË PUNOJNË NË EDUKIM.

Projekti “Shkolla dhe Filmi Dokumentar” bazohet në sukseset dhe përvojat e mëparshme në fuqizimin e mësimdhënësve dhe ndër të tjerash siguron mbështetje për institucionet në nivelin kombëtar dhe komunal. Shpërthimi i pandemisë globale COVID-19 ndryshoi ndjeshëm mënyrën e mësimdhënies dhe shfaqi nevojën e qartë tek institucionet shtetërore për mjete digjitale (online) që mbështesin sistemin arsimor. Rritja e nevojës për materiale digjitale në mënyrë të theksuar, e bën këtë projekt një kontribuues të rëndësishëm në plotësimin e kërkesave të sistemit digjital të mësimdhënies. Ky projekt do të synojë të zgjerojë edhe më tej katalogun e filmave dhe materialet didaktike për Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënësit në të gjitha gjuhët lokale, dhe të krijojë plane mësimore të lidhura me filmin për lëndë të ndryshme. 

Për t’iu përgjigjur nevojave të sistemit arsimor, së fundmi DokuFest ka krijuar dhe ridizajnuar Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënësve, dhe e ka thjeshtësuar maksimalisht përdorimin e saj si një mjet për të gjithë mësimdhënësit që ligjërojnë në lëndë të listuar në këtë platformë. Mbi gjithash kjo platformë është dizajnuar që të përdoret për ligjërata online dhe ato fizike. Përveç partneritetit me Fondacionin “WHY” të Danimarkës, dhe mbështetjen shtesë financiare nga Prince Claus Fund i shtetit të Hollandës, ne kemi arritur të përfshjmë në katalog edhe filmat që u prodhuan nga DokuFest përmes mbështetjes së mëparshme të NED si dhe filmat e prodhuara me mbështetjen e BE-së dhe Luksemburgut. Këto shtime përveç se e kanë zgjeruar katalogun e titujve të filmave prekëse dhe provokues, ato gjithashtu tani mund të përdoren nga ekspertë për t’i zhvilluar profesionalisht mësimdhënësit. 

Projekti do të përqendrohet gjithashtu në zgjerimin e rrjetit të mësuesve përmes Edukimit Multimedial. Përmes këtij procesi të lehtësuar, mësimdhënësit do të zhvillojnë fleta të punës për përdorimin e filmit në klasë që do të jenë në harmoni me Kornizën Kurrikulare të Kosovës, të cilat më pas do të futen në përdorim përmes Bibliotekës Digjitale të Mësimdhënësit. Fletat e Punës do të përdoren si një mjet lehtësues nga mësimdhënësit e tjerë, kryesisht në shkollat publike, për të arritur një rezultat efektiv në përdorimin e filmit në mësimdhënie. DokuFest synon të shtrijë disponueshmërinë e programit tek Mësimdhënësit e Shkollave të Mesme dhe përmes ekspertizës së jashtme të zhvillojë Fleta të Punës dhe udhëzues tjerë për përdorimin e filmit në klasë me qëllim për të forcuar qëndrueshmërinë e të rinjve dhe zhvilluar aftësitë e tyre socio-emocionale për të tejkaluar çdo dyshim dhe për tu angazhuar në mënyrë konstruktive në shoqëri pa pasur nevojë të përdorin dhunën. 

Fletat e Punës janë zhvilluar si një burim falas për pedagogët që ata të kenë mundësi t'u sigurojnë studentëve mundësinë për një angazhim domethënës nëpërmjet filmit. Udhëzuesi, gjithashtu përfshin aktivitetet që mësimdhënësit duhet t’i përdorin në klasë pas shfaqjes së filmave. Këto udhëzues rregullisht do të përgatiten dhe ngarkohen në platformën online të DokuLab. Menaxhimi i përmbajtjes së platformës është sigurimi i qasjes në filma, klipe filmash, udhëzues filmi si dhe fletë aktivitetesh që do të përdoren nga mësuesit në shkollat përkatëse. Shkarkimi i materialit arsimor do të vihet në dispozicion për të gjithë mësimdhënësit e Shkollave të Mesme Publike në të gjithë vendin. Gjuha e urrejtjes në rritje është lloji i diskriminimit që është bërë pjesë e jetës publike. Prandaj, ekspertët tematikë do të ndihmojnë mësimdhënësit në zhvillimin e fletave të punës dhe do të sigurohen që platforma është në harmoni me Kornizën Kurrikulare të Kosovës, duke i dhënë theks të veçantë mësimeve që përfshijnë të dhëna të keqinterpretuara dhe mësimeve që inkurajojnë gjuhën e urrejtjes. 

Falë marrëveshjeve të nënshkruara me Drejtoritë e Arsimit, aktualisht bashkëpunimi institucional po funksionon në 17 komuna në të gjithë vendin. Projekti do të përdorë gjithashtu edhe Manualin për përdorimin e filmit në klasë në gjuhën serbe dhe turke, i cili u prodhua përmes bashkëpunimit të mëparshëm me projektin “Njerëzit në Nevojë” mbështetur nga NED. DokuFest do të zgjerojë zhvillimin sistematik profesional të mësuesve në gjuhën serbe për të përdorur materiale filmike në klasë. Përveç udhëzuesve të veçantë të filmit, do të ketë gjithashtu burime mësimore për mësimdhënësit që ta kuptojnë se si nëpërmjet faqes tonë të internetit mund të përdorin filmin në klasë. Projekti do të vazhdojë të mbështesë zërat e studentëve të Shkollave të Mesme në vitin shkollor 2020/2021 dhe 2021/2022 përmes programit të trajnimit për tregimin vizual. Prodhimi i viteve të mëparshme ka qenë i dobishëm në zhvillimin e resurseve të trajnimit për mësuesit. Filmat janë duke u përdorur në shkolla përmes angazhimit të drejtpërdrejtë të stafit të DokuFest si dhe përmes angazhimit të mësuesve. 

Shtyllat e programit të DokuFest janë zhvilluar për të ndërtuar sinergji dhe për këtë arsye projekti do të promovohet nëpër të gjitha shtyllat e organizatës. Ajo do të iniciohet përmes festivalit, ku të rinjtë përveç shfaqjeve të tyre të filmave, do të kenë mundësinë të ndjekin punëtori të shumta që trajtojnë temat e të rinjve. Kinemaja Solare udhëtuese "Kinemaja te dera jote" do t'u dërgojë filma të rinjve në shumicën e zonave rurale të rajonit të Prizrenit. Një bashkëpunim me një transmetues televiziv kombëtar do të na lejojë t’i shfaqim këto histori në nivelin kombëtar, ndërsa DokuKino do të shërbejë si një platformë për të pritur tregimtarë të rinj për të shfaqur punën e tyre para nxënësve të shkollave të mesme të Prizrenit dhe për të zgjeruar debatin në një numër më të madh të përfituesve.

HAPET THIRRJA: Future is HERE XIII

HAPET THIRRJA: Future is HERE XIII

Çdo vit, shkolla jonë e filmit, “Future is Here”, sjell studentë nga e gjithë Kosova në Prizren për një mundësi…

November 6th, 2024
DOKUFEST & OSBE: Thirrje për Mësimdhënës

DOKUFEST & OSBE: Thirrje për Mësimdhënës

DokuFest, në bashkëpunim me Organizatën për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE Misioni në Kosovë, fton mësimdhënësit e të…

March 30th, 2024
SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR: Thirrje për mësimdhënës

SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR: Thirrje për mësimdhënës

DokuFest vazhdon me organizimin e ciklit të punëtorive njëditore për mësimdhënës në përdorimin e mjeteve audiovizuale në planifikimin dhe zhvillimin…

February 19th, 2024
FILMI SI MJET MËSIMOR NË SHKOLLA PËR NXËNIE INOVATIVE

FILMI SI MJET MËSIMOR NË SHKOLLA PËR NXËNIE INOVATIVE

February 15th, 2024
SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR: THIRRJE PËR MËSIMDHËNËS

SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR: THIRRJE PËR MËSIMDHËNËS

DokuFest ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi që synon funksionalizimin e bashkëpunimit afatgjatë në mes të DokuFest dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës,…

January 9th, 2024
THIRRJE E HAPUR: FUTURE IS HERE XII

THIRRJE E HAPUR: FUTURE IS HERE XII

DokuFest fton nxënësit e shkollave të mesme në Kosovë të aplikojnë për kampin tonë të ardhshëm dimëror. Kjo iniciativë është…

October 16th, 2023
FILMI DOKUMENTAR NË KLASË, PËR MËSIMDHËNËSIT E SHQIPËRISË

FILMI DOKUMENTAR NË KLASË, PËR MËSIMDHËNËSIT E SHQIPËRISË

Pas një bashkëpunimi të sukseshëm me partnerët tanë nga Mali i Zi “UnderHill Fest”, këtë vit kemi filluar bashkëpunimin me…

July 21st, 2023
MËSUESIT PËR MËSUESIT DREJT ‘MËSUESVE TË SË NESËRMES’

MËSUESIT PËR MËSUESIT DREJT ‘MËSUESVE TË SË NESËRMES’

April 4th, 2023
HAPIM THIRRJEN PËR PUNËTORITË E PROJEKTIT ‘SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR’

HAPIM THIRRJEN PËR PUNËTORITË E PROJEKTIT ‘SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR’

U bëjmë thirrje të gjithë mësimdhënësve që janë të interesuar mbi përdorimin e mjeteve audio-vizuale si pjesë e kurrikulës së…

February 15th, 2023
TAKOHEMI EDHE ME NJË VALË TË SË ARDHMES ME ‘FUTURE IS HERE 2023’

TAKOHEMI EDHE ME NJË VALË TË SË ARDHMES ME ‘FUTURE IS HERE 2023’

Me 28 janar mirëpritëm në Prizren gjeneratën e 11 të shkollës së filmit dokumentarë ‘Future is Here’.

February 7th, 2023
HAPET THIRRJA PËR ‘FUTURE IS HERE XI’

HAPET THIRRJA PËR ‘FUTURE IS HERE XI’

THIRRJE PËR APLIKIM

November 18th, 2022
FILMA QË NDËRTOJNË AFTËSITË THEMELORE TË SHEKULLIT 21

FILMA QË NDËRTOJNË AFTËSITË THEMELORE TË SHEKULLIT 21

3 ditë me seminare intensive për mësimdhënësit e shkollave të mesme që praktikojnë përdorimin e filmit dokumentar në klasë.

June 25th, 2022
THIRRJE PËR APLIKIM - FILMI NË MËSIMDHËNIE

THIRRJE PËR APLIKIM - FILMI NË MËSIMDHËNIE

May 14th, 2022
‘FILMI NË MËSIMDHËNIE’ PËR MËSUESIT NË MAL TË ZI

‘FILMI NË MËSIMDHËNIE’ PËR MËSUESIT NË MAL TË ZI

February 7th, 2022
‘FUTURE IS HERE’ EDICIONI X

‘FUTURE IS HERE’ EDICIONI X

Ky vit shënon edicionin e 10-të të punëtorive të filmit ‘Future is Here’ si pjesë e programit ‘Shkollat dhe Dokumentarët’…

January 26th, 2022
FUTURE IS HERE 2022

FUTURE IS HERE 2022

Thirrje për Aplikim

December 1st, 2021
MËSUESIT NGA KOSOVA UDHËZOJNË KOLEGËT E TYRE NGA MALI I ZI

MËSUESIT NGA KOSOVA UDHËZOJNË KOLEGËT E TYRE NGA MALI I ZI

DokuFest prezantoi metodologjinë në përdorimin e filmit dokumentar në klasë për mësimdhënësit nga Mali i Zi.

June 8th, 2021
‘FUTURE IS HERE’ PREMIERA LOKALE

‘FUTURE IS HERE’ PREMIERA LOKALE

April 6th, 2021
‘FUTURE IS HERE’ EDICIONI I TETË

‘FUTURE IS HERE’ EDICIONI I TETË

Përmes projektit “Shkolla dhe filmi dokumetar”, DokuFest i mëson të rinjve procesin e filmbërjes dhe dokumentarit, ashtu që ata të…

February 6th, 2020

"Shkolla e filmit dokumentar, më ka mësuar si t'i kanalizoj mendimet e mia dhe si të ëndërroj. Jam mësuar ta shoh botën me një sy tjetër dhe ta gjej inspirimin për të treguar një storie në çdo cep të jetës sime. Që atëherë, asnjëherë s’jam ndalur së bëri filma sepse inspirimin, vullnetin dhe njohurinë që e kam marrë, më shoqëron çdo ditë në jetën time."


Leart Rama, Regjisor