Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

FILMA QË NDËRTOJNË AFTËSITË THEMELORE TË SHEKULLIT 21

3 ditë me seminare intensive për mësimdhënësit e shkollave të mesme që praktikojnë përdorimin e filmit dokumentar në klasë.

Formati i punëtorisë u krijua për të nxitur diskutim pëmes shfaqjeve të filmave, si dhe filma që mund të përfshihen në aktivitetet shkollore kurrikulare dhe ekstrakurrikulare. Punëtoria filloi me shfaqjen e filmit Amanda Rose Wilder 'Approaching the Elephant', një dokumentar me nuanca dhe pasion, për vitin e parë të një shkolle fillore “të lirë” në New Jersey, që zbulon lavditë dhe kufizimet e klasave të pastrukturuara dhe bazohet në parimin e vetërregullimit të nxënësve. Ky dokumentar, ku fëmijët shkruajnë rregullat e tyre nga themeli dhe kanë barazi me mësuesit, nxiti një debat mbi zgjidhjen e konflikteve dhe edukimin mediatik. 

Me udhëheqjen e ligjëruesve Kaltrina Kelmendi nga Departamenti i Psikologjisë dhe Alban Zeneli nga Departamenti i Gazetarisë të Universitetit të Prishtinës, diskutimet u fokusuan në identifikimin e mjeteve për zgjidhjen e konflikteve dhe prezantuan konceptin e shkrim-leximit mediatik si një çelës që zhbllokon kuptimin prapa mesazheve që shohim dhe për të zbatuar mendimin kritik mes mesazheve mediatike. Trajnimi ofroi gjithashtu një mundësi për mësimdhënësit që të shikojnë fituesin e Balkan Dox të edicionit XX të DokuFest, '‘Reconciliation’ nga Marija Zidar, e cila arriti të shfaqë të gjithë fenomenin e gjakmarrjes dhe përpjekjeve për pajtim ndërmjet familjeve, të dyja kto me rrënjë në kodin e lashtë fisnor në malet e izoluara të Shqipërisë së Veriut. 

Regjisorja e filmit iu bashkua seminarit dhe ndau këndvështrimin dhe pikëpamjen e saj mbi temat e përfshira në filmin e saj me mësimdhënësit. Marija Zidar i ka dhuruar filmin e saj Bibliotekës Digjitale të Mësimdhënësve të DokuFest, një burim i hapur arsimor për mësuesit e shkollave të mesme. Gjatë këtij seminari, mësimdhënësit do të kenë mundësinë të shikojnë dokumentarin gjithëpërfshirës të Aleksandër Nanaut ‘Toto and His Sisters’, i cili është një vështrim i fuqishëm i vëllezërve dhe motrave në një lagje të varfër të Bukureshtit që nuk kanë gjasa të shpëtojnë nga kontrolli i drogës, varfërisë dhe një nëne monstruoze. Shfaqja e filmit vazhdohet nga një diskutim interaktiv me Eroll Shportën, autorin e librit ‘Veç edhe Sot’, ku ai përshkruan përvojën personale të një përdoruesi droge që kalon një dekadë me luftën e përditshme të varësisë së tij. Diskutimi i tij do të fokusohet në rritjen e ndërgjegjësimit, që mësuesit të fitojnë njohuri se si t'i qasen kësaj teme me studentët e tyre. 

Kjo punëtori është pjesë e një programit ‘Shkollat ​​dhe Dokumentarët’ të mbështetur nga National Endowment for Democracy, që synon të zgjerojë rrjetin e mësuesve përmes edukimit multimedial. Nëpërmjet këtij procesi të lehtësuar, mësuesit trajnohen për të zhvilluar udhëzues filmash në përputhje me Kornizën e Kurrikulës së Kosovës, që do të përdoren si Bibliotekë Digjitale e Mësimdhënësve online dhe offline dhe do të vihen në dispozicion përmes departamentit DokuLab të DokuFest. Udhëzuesit e filmit do të përdoren si një mjet nga mësues të tjerë, kryesisht në shkollat ​​publike për të arritur një gamë të gjerë të rezultateve efektive të të nxënit në përdorimin e tyre të filmit. Edukimi i shkrim-leximit mediatik si një aftësi thelbësore e shekullit të 21-të është kritike për shëndetin dhe mirëqenien e të rinjëve, si dhe pjesëmarrjen e ardhshme në jetën qytetare dhe ekonomike të demokracisë sonë.

"Në zemrën e sfidave shoqërore dhe ndryshimeve globale, arti dhe edukimi bashkohen për të ndriçuar rrugën drejt kuptimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit. Përmes filmave dhe programeve arsimore, të rinjtë marrin fuqinë të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët në harmoni dhe paqe."