Shkolla dhe Filmi Dokumentar

Shkolla dhe Filmi Dokumentar

MBËSHTEJE PËR MËSIMDHËNËS PËR TË ARRITUR NJË GAMË TË GJERË TË MËSIMNXËNIES EFEKTIVE, PRODHIMIN E FILMAVE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, SHKËMBIM TË NJOHURIVE EDUKATIVE NË RAJON PËR PROFESIONISTËT KULTUROR QË PUNOJNË NË EDUKIM.

Projekti “Shkolla dhe Filmi Dokumentar” bazohet në sukseset dhe përvojat e mëparshme në fuqizimin e mësimdhënësve dhe ndër të tjerash siguron mbështetje për institucionet në nivelin kombëtar dhe komunal. Shpërthimi i pandemisë globale COVID-19 ndryshoi ndjeshëm mënyrën e mësimdhënies dhe shfaqi nevojën e qartë tek institucionet shtetërore për mjete digjitale (online) që mbështesin sistemin arsimor. Rritja e nevojës për materiale digjitale në mënyrë të theksuar, e bën këtë projekt një kontribuues të rëndësishëm në plotësimin e kërkesave të sistemit digjital të mësimdhënies.

Ky projekt do të synojë të zgjerojë edhe më tej katalogun e filmave dhe materialet didaktike për Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënësit në të gjitha gjuhët lokale, dhe të krijojë plane mësimore të lidhura me filmin për lëndë të ndryshme.

Për t’iu përgjigjur nevojave të sistemit arsimor, së fundmi DokuFest ka krijuar dhe ridizajnuar Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënësve, dhe e ka thjeshtësuar maksimalisht përdorimin e saj si një mjet për të gjithë mësimdhënësit që ligjërojnë në lëndë të listuar në këtë platformë. Mbi gjithash kjo platformë është dizajnuar që të përdoret për ligjërata online dhe ato fizike.

Përveç partneritetit me Fondacionin “WHY” të Danimarkës, dhe mbështetjen shtesë financiare nga Prince Claus Fund i shtetit të Hollandës, ne kemi arritur të përfshjmë në katalog edhe filmat që u prodhuan nga DokuFest përmes mbështetjes së mëparshme të NED si dhe filmat e prodhuara me mbështetjen e BE-së dhe Luksemburgut. Këto shtime përveç se e kanë zgjeruar katalogun e titujve të filmave prekëse dhe provokues, ato gjithashtu tani mund të përdoren nga ekspertë për t’i zhvilluar profesionalisht mësimdhënësit.

Projekti do të përqendrohet gjithashtu në zgjerimin e rrjetit të mësuesve përmes Edukimit Multimedial. Përmes këtij procesi të lehtësuar, mësimdhënësit do të zhvillojnë fleta të punës për përdorimin e filmit në klasë që do të jenë në harmoni me Kornizën Kurrikulare të Kosovës, të cilat më pas do të futen në përdorim përmes Bibliotekës Digjitale të Mësimdhënësit. Fletat e Punës do të përdoren si një mjet lehtësues nga mësimdhënësit e tjerë, kryesisht në shkollat publike, për të arritur një rezultat efektiv në përdorimin e filmit në mësimdhënie. DokuFest synon të shtrijë disponueshmërinë e programit tek Mësimdhënësit e Shkollave të Mesme dhe përmes ekspertizës së jashtme të zhvillojë Fleta të Punës dhe udhëzues tjerë për përdorimin e filmit në klasë me qëllim për të forcuar qëndrueshmërinë e të rinjve dhe zhvilluar aftësitë e tyre socio-emocionale për të tejkaluar çdo dyshim dhe për tu angazhuar në mënyrë konstruktive në shoqëri pa pasur nevojë të përdorin dhunën.

Fletat e Punës janë zhvilluar si një burim falas për pedagogët që ata të kenë mundësi t’u sigurojnë studentëve mundësinë për një angazhim domethënës nëpërmjet filmit. Udhëzuesi, gjithashtu përfshin aktivitetet që mësimdhënësit duhet t’i përdorin në klasë pas shfaqjes së filmave. Këto udhëzues rregullisht do të përgatiten dhe ngarkohen në platformën online të DokuLab.

Menaxhimi i përmbajtjes së platformës është sigurimi i qasjes në filma, klipe filmash, udhëzues filmi si dhe fletë aktivitetesh që do të përdoren nga mësuesit në shkollat përkatëse. Shkarkimi i materialit arsimor do të vihet në dispozicion për të gjithë mësimdhënësit e Shkollave të Mesme Publike në të gjithë vendin.

Gjuha e urrejtjes në rritje është lloji i diskriminimit që është bërë pjesë e jetës publike. Prandaj, ekspertët tematikë do të ndihmojnë mësimdhënësit në zhvillimin e fletave të punës dhe do të sigurohen që platforma është në harmoni me Kornizën Kurrikulare të Kosovës, duke i dhënë theks të veçantë mësimeve që përfshijnë të dhëna të keqinterpretuara dhe mësimeve që inkurajojnë gjuhën e urrejtjes.

Falë marrëveshjeve të nënshkruara me Drejtoritë e Arsimit, aktualisht bashkëpunimi institucional po funksionon në 17 komuna në të gjithë vendin. Projekti do të përdorë gjithashtu edhe Manualin për përdorimin e filmit në klasë në gjuhën serbe dhe turke, i cili u prodhua përmes bashkëpunimit të mëparshëm me projektin “Njerëzit në Nevojë” mbështetur nga NED. DokuFest do të zgjerojë zhvillimin sistematik profesional të mësuesve në gjuhën serbe për të përdorur materiale filmike në klasë. Përveç udhëzuesve të veçantë të filmit, do të ketë gjithashtu burime mësimore për mësimdhënësit që ta kuptojnë se si nëpërmjet faqes tonë të internetit mund të përdorin filmin në klasë.
Projekti do të vazhdojë të mbështesë zërat e studentëve të Shkollave të Mesme në vitin shkollor 2020/2021 dhe 2021/2022 përmes programit të trajnimit për tregimin vizual.

Prodhimi i viteve të mëparshme ka qenë i dobishëm në zhvillimin e resurseve të trajnimit për mësuesit. Filmat janë duke u përdorur në shkolla përmes angazhimit të drejtpërdrejtë të stafit të DokuFest si dhe përmes angazhimit të mësuesve.

Shtyllat e programit të DokuFest janë zhvilluar për të ndërtuar sinergji dhe për këtë arsye projekti do të promovohet nëpër të gjitha shtyllat e organizatës. Ajo do të iniciohet përmes festivalit, ku të rinjtë përveç shfaqjeve të tyre të filmave, do të kenë mundësinë të ndjekin punëtori të shumta që trajtojnë temat e të rinjve. Kinemaja Solare udhëtuese “Kinemaja te dera jote” do t’u dërgojë filma të rinjve në shumicën e zonave rurale të rajonit të Prizrenit. Një bashkëpunim me një transmetues televiziv kombëtar do të na lejojë t’i shfaqim këto histori në nivelin kombëtar, ndërsa DokuKino do të shërbejë si një platformë për të pritur tregimtarë të rinj për të shfaqur punën e tyre para nxënësve të shkollave të mesme të Prizrenit dhe për të zgjeruar debatin në një numër më të madh të përfituesve.