SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR

Filmi në Edukim

Programet tona në arsim përmes përdorimit të artit dhe kulturës, trajtojnë çështjet më urgjente të shoqërisë kosovare.

Përmes programit tonë gjithëpërfshirës për të gjitha komunitetet në Kosovë, si dhe me mbështetjen e National Endowment for Democracy, ne ofrojmë mjete për mësimdhënësit dhe të rinjtë për të kuptuar më mirë rolin e një shoqërie si dhe përgjegjësitë e qeverive në mënyrën se si të zvogëlohen pabarazitë, të respektohen të drejtat e njeriut, të trajtohen ndryshimet klimatike në nivel lokal dhe të promovohen të drejta dhe mundësi të barabarta të grave dhe burrave.

Projekti fokusohet në zgjerimin e rrjetit të mësimdhënësve përmes Edukimit Mediatik. Përmes këtij procesi, mësimdhënësit vazhdimisht zhvillojnë fleta të punës të bazuara në Kornizën Kurrikulare të Kosovës, ku ato përdoren në Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënësit, në formatin online dhe offline dhe janë në dispozicion në webfaqe. 

Përmbajtja e platformës ofron akses në filma, klipe filmash, guida filmash si dhe fleta të ndryshme pune që përdoren nga mësimdhënës në shkollat përkatëse. Shkarkimi i materialeve edukative është në dispozicion për të gjithë mësimdhënësit e shkollave të mesme publike në të gjithë vendin.

Rritja e gjuhës së urrejtjes është lloji i diskriminimit që është kaq i pranishëm në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe tani është bërë pjesë e jetës publike. Prandaj, ekspertët tematikë dhe fasilituesit vazhdimisht i ndihmojnë mësimdhënësit që të zhvillojnë fletat e punës dhe të sigurojnë përputhshmëri me Kornizën Kurrikulare të Kosovës, me theks të veçantë në lëndët që përfshijnë të dhëna të keqinterpretuara dhe inkurajojnë gjuhën e urrejtjes.

Që nga viti 2018 kemi filluar rregullisht të organizojmë punëtori për mësimdhënës të shkollave të mesme në lidhje me përdorimin e mjeteve audio-vizuele në mësimdhënie, dhe deri më tani kemi arritur të kemi rreth 150 pjesëmarrës nga qytete të ndryshme të Kosovës si: Prizreni, Gjakova, Peja, Deçani, Suhareka, Dragashi, Malisheva, Rahoveci, Prishtina, Podujeva, Vushtrria, Shtimja, Lipjani, Vitia, Ferizaji, Fushë Kosova, Obiliqi, Gjilani, Kaçaniku dhe Hani i Elezit.

Pjesëmarrësit në punëtori ishin ligjerues të lëndëve mësimore si: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Gjuhë Gjermane, Psikologji, Sociologji, Edukatë Qytetare, Histori, Filozofi, Gjeografi, Lëndë Ekonomike, Edukimi për Shëndet, Art Muzikor, Art Figurativ, Matematikë, Fizikë dhe TIK. Të gjithë këta mësimdhënës kanë pasuruar Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënësit duke kontribuar në përpilimin e 115 fletave të punës. 

Ky program i punëtorive vazhdon të organizohet nga DokuFest në bashkëpunim me ekspertë dhe tutorë të edukimit, duke u zgjeruar jo vetëm në territorin e Kosovës por edhe në territorin e Malit të Zi dhe Shqipërisë. Shkëmbimi i njohurive dhe ndarja e përvojave për përdorimin e filmit në klasë nga mësimdhënësit e Kosovës, shënoi një bashkëpunim të suksesshëm me partnerët tanë “UnderHill Fest” nga Mali i Zi dhe “Korça Short Film Festival — KO:SH” nga Shqipëria.

SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR

Filmi - Instrument edukativ në shkolla për promovimin e mësimit inovativ

Tetëmbëdhjetë mësimdhënës nga shkolla të mesme të larta në Kosovë u bënë pjesë e dy punëtorive të rradhës për mësimdhënës të cilat si fokus kryesor kishin përdorimin e filmit dokumentar dhe integrimin e tij në kornizën kurrikulare për arsimin parauniversitar në Kosovë.

SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR

SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR: Thirrje për mësimdhënës

DokuFest vazhdon me organizimin e ciklit të punëtorive njëditore për mësimdhënës në përdorimin e mjeteve audiovizuale në planifikimin dhe zhvillimin e procesit edukativo-mësimor në shkollat e mesme të larta, me qëllim të përmbushjes të kërkesave dhe rezultateve të Kornizës Kurrikulare të Arsimit Parauniversitar të Kosovës.

SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR

FILMI SI MJET MËSIMOR NË SHKOLLA PËR NXËNIE INOVATIVE

SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR

SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR: THIRRJE PËR MËSIMDHËNËS

DokuFest ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi që synon funksionalizimin e bashkëpunimit afatgjatë në mes të DokuFest dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, për krijimin e një platforme që nxit dhe mbështet shkollat përkatësisht mësimdhënësit në përdorimin e mjeteve audiovizuale në planifikimin dhe zhvillimin e procesit edukativ-mësimor, në shkollat e mesme të larta, me qëllim të përmbushjes të kërkesave dhe rezultateve të  Kornizës Kurrikulare të Arsimit Parauniversitar të Kosovës.

SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR

THIRRJE E HAPUR: FUTURE IS HERE XII

DokuFest fton nxënësit e shkollave të mesme në Kosovë të aplikojnë për kampin tonë të ardhshëm dimëror. Kjo iniciativë është pjesë e gjeneratës së XII të shkollës sonë të njohur të filmit dokumentar, e planifikuar të zhvillohet gjatë pushimeve dimërore shkollore prej 14 deri më 20 janar 2024 në Prizren.

SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR

FILMI DOKUMENTAR NË KLASË, PËR MËSIMDHËNËSIT E SHQIPËRISË

Pas një bashkëpunimi të sukseshëm me partnerët tanë nga Mali i Zi “UnderHill Fest”, këtë vit kemi filluar bashkëpunimin me partnerët tanë të rinj nga Shqipëria “Korça Short Film Festival — KO:SH” mbi shkëmbimin e njohurive dhe përvojën për përdorimin e filmit në klasë.

SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR

MËSUESIT PËR MËSUESIT DREJT ‘MËSUESVE TË SË NESËRMES’

SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR

HAPIM THIRRJEN PËR PUNËTORITË E PROJEKTIT ‘SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR’

U bëjmë thirrje të gjithë mësimdhënësve që janë të interesuar mbi përdorimin e mjeteve audio-vizuale si pjesë e kurrikulës së tyre mësimore, të aplikojnë në punëtoritë trajnuese.

SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR

TAKOHEMI EDHE ME NJË VALË TË SË ARDHMES ME ‘FUTURE IS HERE 2023’

Me 28 janar mirëpritëm në Prizren gjeneratën e 11 të shkollës së filmit dokumentarë ‘Future is Here’.

SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR

HAPET THIRRJA PËR ‘FUTURE IS HERE XI’

THIRRJE PËR APLIKIM

SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR

FILMA QË NDËRTOJNË AFTËSITË THEMELORE TË SHEKULLIT 21

3 ditë me seminare intensive për mësimdhënësit e shkollave të mesme që praktikojnë përdorimin e filmit dokumentar në klasë.

SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR

THIRRJE PËR APLIKIM - FILMI NË MËSIMDHËNIE

SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR

‘FILMI NË MËSIMDHËNIE’ PËR MËSUESIT NË MAL TË ZI

SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR

‘FUTURE IS HERE’ EDICIONI X

Ky vit shënon edicionin e 10-të të punëtorive të filmit ‘Future is Here’ si pjesë e programit ‘Shkollat dhe Dokumentarët’ të mbështetur bujarisht nga National Endowment for Democracy.

SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR

FUTURE IS HERE 2022

Thirrje për Aplikim

SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR

MËSUESIT NGA KOSOVA UDHËZOJNË KOLEGËT E TYRE NGA MALI I ZI

DokuFest prezantoi metodologjinë në përdorimin e filmit dokumentar në klasë për mësimdhënësit nga Mali i Zi.

SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR

‘FUTURE IS HERE’ PREMIERA LOKALE

SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR

‘FUTURE IS HERE’ EDICIONI I TETË

Përmes projektit “Shkolla dhe filmi dokumetar”, DokuFest i mëson të rinjve procesin e filmbërjes dhe dokumentarit, ashtu që ata të paraqesin vizualisht rrethin e tyre - duke i dhënë atyre paisje dhe njohuritë elementare nga profesionistë të kësaj fushe.