HOW DO I SEE YOU?

HOW DO I SEE YOU?

“HOW DO I SEE YOU” është projekt i përbashkët mes DokuFest, Fond B92 dhe Slobodna Zona qe synon krijimin e një lidhjeje, mes të rinjve të Kosovës dhe Serbisë përmes një programi edukues dhe gjithëpërfshirës me të rinj të moshës 18-25 vjeç, të cilët do të jenë pjesë e 6 kampeve ku do të shkëmbehen ide e mendime ndërkulturore, edukim mediatik dhe mbi të gjitha ku ata do të gjejnë qëllime të përbashkëta dhe të pasqyrojnë mendimet e tyre përmes intervistash në të cilat ata do të keni mundësi t’i shprehin pikëpamjet e tyre, për bashkëmoshtarët e tyre.

Për të ndihmuar në frenimin e gjuhës së urrejtjes dhe për të krijuar një mjedis gjithëpërfshirës midis grupeve të të rinjve nga Kosova dhe Serbia, DokuFest dhe Slobodna Zona janë bashkuar për zbatimin e programit të financuar nga BE-ja “HOW DO I SEE YOU?”, përmes të cilit synojnë të krijojnë një dritare mundësie për të rinjtë nga të dy vendet duke i angazhuar ata në një shkëmbim kuptimplotë që shkon përtej dialogut të thjeshtë. DokuFest dhe Slobodna Zona kanë një prapavijë dhe përvojë të madhe në përdorimin e veprave audio-vizuale për qëllime edukative dhe ndryshime sociale. Dokumentarët që nxisin mendime janë një nga mjetet kryesore që organizatat tona përdorin për t’u angazhuar me të rinjtë dhe për të diskutuar çështjet mbi pabarazinë, të drejtat e njeriut dhe vlerat demokratike. “HOW DO I SEE YOU?” synon të rrisë lëvizshmërinë dhe shkëmbimin e të rinjve, t’i fuqizojë ata si qytetarë të ndërgjegjshëm që mund të përballojnë pengesat shoqërore. Takimi me njëri-tjetrin është thelbësor për të njohur njëri-tjetrin, ose përndryshe, në këtë epokë të frikshme të lajmeve të rreme, ne do t’i nënshtrohemi gjuhës së urrejtjes si një normë në të dyja shoqëritë tona. Rrjedhimisht, të dy partnerët kanë punuar në zhvillimin e një programi gjithëpërfshirës shkëmbimi që do të lejonte takime të vazhdueshme midis të rinjve të moshës 18-25 vjeç të angazhuar në seminare të dizajnuara si një kamp për kërkime ndërkulturore dhe shkëmbim opsionesh, njohuri për median dhe informacionin dhe më e rëndësishmja zbulimin e qëllimeve të përbashkëta dhe duke pasqyruar mendimet e tyre në fund të kampit përmes intervistave të kuruara, duke u mundësuar atyre të shprehin pikëpamjet e tyre se si i shohin bashkëmoshatarët e tyre. Projekti në afatin origjinal ishte planifikuar të zgjaste 36 muaj, por për shkak të pandemisë Covid-19 shumica e aktiviteteve janë shtyer dhe si rrjedhojë projekti është realizuar për 45 muaj. Projekti në total ka pasur 80 pjesemarrës të moshës 18-25 vjeçare nga Kosova dhe Serbia që ishin pjesë e projektit, me 6 kampe, prej tyre 2 kampe online gjatë pandemisë dhe 4 kampe fizike. Gjatë kampeve janë realizuar materiale të shumta si nga pjesemarrësit e projektit ashtu edhe nga stafi i projektit e që kanë rezultuar ne 151 video 1-2 minutëshe si video portrete të krijuara nga pjëmarrësit për njëri-tjetrin, 60 minuta përmbledhje e aktiviteteve gjatë kampeve të xhiruara dhe edituara nga vetë ish-pjesëmarrësit e projektit dhe materiale të shumta nga xhirimet e intervistave të cilat pastaj janë edituar dhe përshtatur për ekspozita respektive gjatë DokuFest dhe Slobodna Zona. Gjithashtu një nga elementet kyqe të projektit që është edhe ndikimi i narracionit të mediave është analizuar në të 2 vendet respektive të projektit dha ka rezultuar me një përmbledhje të analizave të punuara nga studentë të gazetarisë me 72 narracione të paraqitura në Kosovë dhe Serbi. Platforma multimediale është edhe produkti final i projektit, në të keni mundësi t’i shihni dhe të njiheni me afër me krijimet e pjëmarrësve, materiale audiovizuale, fotografi nga aktivitetet si dhe analiza e narracioneve dhe libërthi i përshtypjeve të disa prej pjesëmarrësve të projektit. Ky grant financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga DokuFest dhe Fondacioni B92

THIRRJE PËR KAMPIN E KATËRT TË SHKËMBIMIT NDËRKULTUROR

THIRRJE PËR KAMPIN E KATËRT TË SHKËMBIMIT NDËRKULTUROR

DokuFest, Slobodna Zona Film Festival, dhe Slobodna Zona Junior ftojnë të rinjtë e moshës 18 deri në 25 vjeç nga…

July 21st, 2023
EKSPOZITA ‘HDISY’ U HAP NË BEOGRAD

EKSPOZITA ‘HDISY’ U HAP NË BEOGRAD

Ekspozita audio-vizuele ‘How Do I See You?’ (HDISY?) e bërë në kuadër të projektit me të njejtit emër u shfaq…

November 30th, 2022
FILMBËRËSIT E RINJË TË DOKUFEST UDHËTUAN NË FESTIVALIN E FILMIT ‘SLOBODNA ZONA’

FILMBËRËSIT E RINJË TË DOKUFEST UDHËTUAN NË FESTIVALIN E FILMIT ‘SLOBODNA ZONA’

Filmbërësit e kampeve ‘Future is Here’ dhe ‘Human Rights Filmmaking Workshop’, shfaqën filmat e tyre për audiencën e festivalit të…

November 12th, 2022
KAMPI I TRETË I SHKËMBIMIT NDËRKULTUROR

KAMPI I TRETË I SHKËMBIMIT NDËRKULTUROR

Gjithçka që ndodhi në udhëtimin e paharrueshëm 7-ditor për pjesëmarrësit e Kampit të Tretë të Shkëmbimit Ndërkulturor!

September 15th, 2022
EKSPOZITA MULTIMEDIALE “HOW DO I SEE YOU?” NË DOKUFEST

EKSPOZITA MULTIMEDIALE “HOW DO I SEE YOU?” NË DOKUFEST

Mbahet ekspozita multimediale e projektit HOW DO I SEE YOU?

August 11th, 2022
THIRRJE PËR KAMPIN E TRETË TË SHKËMBIMIT NDËRKULTUROR

THIRRJE PËR KAMPIN E TRETË TË SHKËMBIMIT NDËRKULTUROR

June 27th, 2022
KAMPI I DYTË NDËRKULTUROR PRANVEROR

KAMPI I DYTË NDËRKULTUROR PRANVEROR

April 1st, 2022
BASHKOJUNI EKIPIT TË DOKUFEST

BASHKOJUNI EKIPIT TË DOKUFEST

March 9th, 2022
CALL FOR BIDDERS ‘HOW DO I SEE YOU?’

CALL FOR BIDDERS ‘HOW DO I SEE YOU?’

Informatën e plotë lexojeni në versionin e gjuhës angleze

December 22nd, 2021
KAMP I DYTË PËR SHKËMBIM NDËRKULTUROR

KAMP I DYTË PËR SHKËMBIM NDËRKULTUROR

October 8th, 2021
‘HOW DO I SEE YOU?’ MBYLL PUNIMET ME EKSPOZITË AUDIOVIZUALE

‘HOW DO I SEE YOU?’ MBYLL PUNIMET ME EKSPOZITË AUDIOVIZUALE

“HOW DO I SEE YOU?” projekt i përbashkët në mes DokuFest dhe Free Zone përmbylli aktivitetet me gjeneratën e dytë…

September 16th, 2021
KAMPI I PARË PËR SHKËMBIM NDËRKULTUROR

KAMPI I PARË PËR SHKËMBIM NDËRKULTUROR

June 29th, 2021
KAMPI NDËRKULTUROR ‘HOW DO I SEE YOU?’ - Edicioni Online

KAMPI NDËRKULTUROR ‘HOW DO I SEE YOU?’ - Edicioni Online

Për shkak të masava ne fuqi, për shkak të COVID-19, në pamundësi të mbledhive dhe organizimeve fizike, aktiviteti i projektit…

June 7th, 2021
‘HOW DO I SEE YOU?’ KAMPI TRAJNUES

‘HOW DO I SEE YOU?’ KAMPI TRAJNUES

DokuFest në partneritet me Fond B92 dhe Free Zone Film Festival përmes projektit ‘How Do I See You’ synon të…

April 6th, 2021
PËRGATITJET PËR PUNËTORINË MBI NJOHURITË PËR MEDIA

PËRGATITJET PËR PUNËTORINË MBI NJOHURITË PËR MEDIA

Megjithëse epoka digjitale ka lehtësuar qasjen në të dhëna dhe informacione, dhe ka përshpejtuar dhe përmirësuar arritjen e audiencës, në…

December 25th, 2020

"Në zemrën e sfidave shoqërore dhe ndryshimeve globale, arti dhe edukimi bashkohen për të ndriçuar rrugën drejt kuptimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit. Përmes filmave dhe programeve arsimore, të rinjtë marrin fuqinë të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët në harmoni dhe paqe."