DIGITAL FILM FACTORY

DIGITAL FILM FACTORY

FABRIKA DIGJITALE E FILMIT

Projekti ka për qëllim: 1) pasurimin e jetës kulturore përmes programit të vazhdueshëm hibrid edukativ kinematografik (në kinema dhe platformë online), 2) aftësimin e të rinjëve në produksion filmi dhe krijimi i video produkteve edukative kulturore, 3) distribuimin e filmave përmes platformës Video on Demand. Projekti do të implementohet në fushën e edukimit kulturor joformal dhe zhvillimit të kuadrove profesionale, do të kontribuojë në programin vjetor të zhvillimit shoqëror të të rinjëve dhe do të fokusohet në krijimin e kapaciteteve distribuuese për kinematografinë vendore përmes platformës digjitale që do të siguron të hyra financiare për kineastët vendor dhe të promovojë kinematografinë vendore për audiencat vendore dhe ndërkombëtare.

"Përdorimi i mjeteve audiovizuele në mësimdhënie mua si mësimdhënëse më ka ndihmuar jo vetëm që të arrijë rezultatet dhe qëllimet e planifikuara gjatë një ore mësimore, por edhe të jem një hap më pranë arritjes së kompetencave të përcaktuara nga Korniza Kurrikulare e Kosovës."


Jeta Rexha, Mësimdhënëse Gjimnazi "Hajdar Dushi" Gjakovë