Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

‘FILMI NË MËSIMDHËNIE’ PËR MËSUESIT NË MAL TË ZI

Në vikendin që e lamë pas, me 5-6 shkurt DokuFest së bashku me Mësimdhënëset nga Kosova ishin në Podgoricë për të organizuar punëtorinë e dytë për përdorimin e mjeteve Audio-vizuele në Mësimdhënie, në veçanti përdorimin e filmit dokumentar dhe integrimin e filmit në kornizën kurrikulare për arsimin parauniversitar. Ata ndanë eksperiencën dhe metodologjinë e tyre të punës për kolegët nga Mali i Zi, për mënyrat e përdorimit të filmit dokumentar në procesin mësimor për qëllime edukative. Dy mësimdhënëse në rolin e tutoreve të punëtorisë nga shkollat e mesme në Kosovë, ndanë përvojat me tridhjetë kolegët e tyre nga Mali i Zi dhe shkëmbyen njohuritë në përdorimin e filmave dokumentarë në procesin mësimor. Ato gjithashtu potencuan rëndësinë e zhvillimit të kapaciteteve të mësimdhënësve në krijimin e materialeve didaktike për përdorimin e filmit dokumentar në procesin mësimor, të ndërlidhura me Kornizën Kurrikulare për Arsim Parauniversitar, dhe përparësitë e tyre si mësimdhënëse prej momentit që kanë filluar të përdorin filmin në klasë. Projekti “Shkollat dhe Dokumentarët” i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) ka forcuar kapacitetet e DokuFest për të siguruar mjete, për të fuqizuar mësimdhënësit në përdorimin e mjeteve audiovizive në klasë së bashku me metodat tradicionale për të kuptuar më thellë çështjet komplekse dhe promovimin e zhvillimit shoqëror të rinisë. Të pranishmëve iu prezantua Biblioteka Digjitale për Mësimdhënësit që është një hapësirë e pasur me filma dokumentarë dhe materiale didaktike të ndërtuara për mësimdhënës dhe sugjeruam që edhe organizata jonë partnere UnderhillFest të planifikoj që në të ardhmen të dizajnoj një bibliotekë të ngjashme, me qëllim të ofrimit të filmave dokumentarë për mësimdhënësit e vendit të tyre duke e pasuruar Bibliotekën e tyre edhe me materiale didaktike në përputhshmëri me Kornizën Kurrikulare të Malit të Zi. Kjo punëtori e cila ishte modeluar me principin e transferit të diturisë dhe shkëmbimit të diturisë nga përvoja e punës së mësimdhënësve nga Kosova zgjoi interesim të madh të mësimdhënësve nga Mali i Zi. Pjesëmarrja ishte e kufizuar për shkak të situatës pandemike dhe për këtë arsye departamenti DokuLab i DokuFest do të përsërisë modulin e njejtë të punëtorisë për pjesëmarrës të ri nga Mali i Zi duke organizuar edhe një seancë të rradhës që do të mbahet sërish në Podgoricë për të krijuar mundësi të reja të aftësimit për mësimdhënie bashkëkohore duke përdorur mjete audio-vizuale në procesin mësimor dhe duke ofruar platforma të reja për bashkëpunim dhe shkëmbim njohurish në Edukimin Mediatik. Departamenti edukativ i DokuFest - DokuLab menaxhon Qendrën e Produksionit të Filmit për të Rinjë dhe fuqizon mësimdhënësit në përdorimin e mjeteve audio-vizuele në procesin mësimor dhe ndërlidhjen e tyre me metodat tradicionale, e që adresojnë çështjet komplekse, zhvillojnë mendimin kritik dhe promovojnë zhvillimin shoqëror tek të rinjtë. Zhvillimi i kapaciteteve të mësimdhënësve në krijimin e materialeve didaktike për përdorimin e filmit dokumentar në procesin mësimor. Të gjitha materialet didaktike të filmave janë të ndërlidhura me Kornizën Kurrikulare për Arsim Parauniversitar. Të gjitha materialet dhe filmat janë në Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënësve që është krijuar si platformë virtuale me materiale didaktike për përdorimin e filmit në klasë në përputhje me Kornizën Kurrikulare të Republikës së Kosovës. Duke krijuar llogari përdoruesit i krijohet qasja e pakufizuar në Bibliotekën Digjitale me mbi 150 filma dhe 80 fleta të punës për përdorimin e filmit në klasë. Biblioteka ofron filma dhe materiale përcjellëse arsimore me të cilat nxënësit zhvillojnë njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe prirjet që janë të domosdoshme për një shoqëri demokratike. Kjo ndihmon që të zhvillojnë të kuptuarit e tyre mbi botën, njerëzit, vlerat e tyre, proceset shoqërore në kohë, vende dhe rrethana të ndryshme. Gjithashtu, nëpërmjet kësaj fushe ata zhvillojnë edhe të kuptuarit e tyre për mjedisin e vet dhe më gjerë.

"Shkolla e filmit 'Future is Here' në DokuFest m'i ka ndërtuar shkathtësitë në përdorimin e programeve profesionale të editimit. Këto më kanë ndihmu me u përfshi profesionalisht në Qendrën Mediale të Universitetit Jacobs në Gjermani, ku në 2 vitet e fundit krijoj përmbajtje mualtimediale për komunikim shkencor."


Flutura Balaj, Studente, Fizikë dhe Shkenca të Tokës, Universiteti Jacobs - Bremen, Gjermani