EDUCATING 4 EQUALITY

Aktivitetet

Pas përzgjedhjes dhe sigurimit të drejtave të filmave dokumentarë edukativ, DokuFest ka organizuar shfaqje të filmave nëpër shkolla të mesme të Kosovës, me DKA-të e të cilave Komuna ka pasur marrëveshje. 

Kështu, përkundër pandemisë DokuFest ka gjetur mënyra që të organizojë shfaqje edhe on-line, ndërsa mësimdhënësit e ndryshëm nga shkollat e ndryshme kanë aplikuar metodat e inkuadrimit të filmit në proces të mësimdhënies dhe pas filmave të shfaqur është organizuar edhe bashkëbisedimi mes mësimdhënësve dhe nxënësve për temat shoqërore. 

Kësaj i kontribuoi shumë edhe mundësia e qasjesBibliotekën Digjitale të Mësimdhënësit, kurse pas shfaqjeve online dhe lirimit të masave pandemike, DokuFest vazhdoi shfaqjen në shkollat e mesme edhe fizikisht. 

Gjithashtu, në kuadër të projektit është organizuar edhe "DokuFest on Tour" ku DokuFest ka prezantuar filmat e shkollës së filmit dokumentar "Future is Here" në Prishtinë, Pejë dhe Shtime. 

Aty kanë marrë pjesë edhe regjisorët e rinj të filmave, që kanë debatuar me publikun lidhur me temat sociale kryesisht të paraqitura në filmat e tyre, si barazia gjinore, luftimi i dhunës dhe diskriminimit bazuar në identitetin gjinor dhe seksual, përmes edukimit filmik dhe mediatik. 

Njëra ndër përvojat tjera gjatë projektit ka qenë edhe shfaqja në oborrin e kampusit të shkollave të mesme të Gjilanit, ku nxënës nga të gjitha shkollat e mesme të Gjilanit kanë shikuar filmat që flasin për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, pas së cilës është organizuar edhe diskutimi mes nxënësve, mësimdhënësve dhe drejtuesve të shkollave. 

Ky grant përkrahet nga “Programi i shoqërisë civile për Kosovë dhe Shqipëri” i financuar nga Ministria e Punëvë të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në bashkëpunim me Partnerët shqiptarë për Zhvillim dhe Ndryshim (PA).

"Përdorimi i mjeteve audiovizuele në mësimdhënie mua si mësimdhënëse më ka ndihmuar jo vetëm që të arrijë rezultatet dhe qëllimet e planifikuara gjatë një ore mësimore, por edhe të jem një hap më pranë arritjes së kompetencave të përcaktuara nga Korniza Kurrikulare e Kosovës."


Jeta Rexha, Mësimdhënëse Gjimnazi "Hajdar Dushi" Gjakovë