DokuFest, në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë, përmes projektit “Beyond Silence – Empowering Voices for Justice and…
Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab
Njëra ndër sfidat kryesore të departamentit tonë të edukimit ishte përfshirja e filmave në platformat online. Menjëherë pas miratimit të masave parandaluese për shkak të pandemisë, departamenti ynë i edukimit nisi punën për zhvillimin e një platforme online e cila do t’u mundësonte dhe lehtësonte mësuesve dhe studentëve qasjen në filma, materialet didaktike si dhe fletat punuese për studentët.
Jeta Rexha, e cila ligjëron lëndën e Psikologjisë në shkollën e mesme ‘Hajdar Dushi’ organizon formatin e përjavshëm të debatit ‘Karl Popper’ që përqendrohet në propozime përkatëse dhe shpeshherë thellësisht përçuese, duke u dhënë hapësirë zhvillimit të aftësive të të menduarit kritik, dhe tolerancës për këndvështrimet e ndryshme.
Çdo javë, një ekip prej tre studentësh nga klasa XII debatoi me ekipin e tre studentëve nga klasa XI duke ofruar argumente dhe pyetje të drejtpërdrejta për ekipin kundërshtar. Ekipi i DokuFest është i ftuar rregullisht që të ofrojë komente konstruktive, duke komentuar të metat logjike, provat e pamjaftueshme ose argumentet që debatuesit mund të kenë anashkaluar. Gjatë muajit prill 2020, përmes kësaj qasjeje, ne kemi shfaqur filmat ‘Kosovatrans’ një film i shkurtër për një transgjinore femër 18 vjeçare në Kosovë dhe rrugëtimin, betejat dhe transformimin e saj. Debati për këtë film u përqëndrua në pranimin dhe të drejtat e njeriut të komunitetit LGBT në Kosovë. Në javën e dytë, shfaqëm filmin ‘BURRË’, ndërsa një diskutim shumë aktiv pasoi rreth stereotipizimit gjinor dhe rreziqet e të pasurit një punë specifike gjinore.
Shfaqja e filmit “Nën Duvak” u përqëndrua në martesat e hershme, ndërsa shfaqja e filmit ‘Ergys’ ndezi diskutim për rëndësinë e aspektit ekonomik për lumturinë. Të gjitha këto diskutime u rreshtuan me kujdes krashi Kornizës Kurrikulare dhe planit mësimor të znjsh .Rexha.
Aktivitetet përfshinë edhe bashkëpunim me mësuesin e Sociologjisë dhe Psikologjisë së Shkollës së Mesme ‘Ulpiana’ në Lipjan ndërkaq një seri shfaqjesh për një numër klasash përfshinë filma si ‘Presidenti ynë i Ri’ i cili u përqëndrua në ndikimin e mediave të reja në formimin e opinioneve dhe raportimin e anshëm. Gjatë orës së Psikologjisë të znjsh. Feride Thaçi, studentëve ju kërkua që të diskutojnë temën e filmit në një kontekst lokal, me fokus specifik në raportimet e rreme, lajmet e rreme dhe gazetarinë fantazmë. Klasa e sociologjisë së znjsh. Jehona Luma shfaqi filmin ‘Nën Duvak’ në disa klasa dhe filmi u ndoq nga një seri diskutimesh mbi martesat e hershme dhe vlerat familjare.
Ndërkaq, pjesa më e madhe e shfaqjeve do të ndodhin në maj, si një mekanizëm mbështetës për mësuesit që kanë ndërlidhur shfaqjet e filmave në programin e tyre kurrikular – duke përdorur materiale didaktike të zhvilluara më herët për të gjithë filmat në platformën online të DokuFest.
Ky grant përkrahet nga “Programi i shoqërisë civile për Kosovë dhe Shqipëri” i financuar nga Ministria e Punëvë të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në bashkëpunim me Partnerët shqiptarë për Zhvillim dhe Ndryshim (PA).