Mjetet digjitale që ne krijuam në faqen tonë të DokuLab u mundësojnë mësimdhënësve qasje në filma dhe materiale shoqëruese didaktike.
Si rezultat, mësimdhënësit kanë organizuar në mënyrë të pavarur shfaqje filmash për studentët, dhe gjithashtu kanë organizuar aktivitete jashtë shkollës për njerëzit me nevoja të veçanta.
Në Prishtinë, në shkollën “Ahmet Gashi” diskutimi u përqendrua në temën e radikalizimit dhe masat parandaluese.
Në Gjakovë, nxënësit e shkollës 'Hajdar Dushi' organizuan një shfaqje për fëmijët me sindromën daun.
Ky grant përkrahet nga “Programi i shoqërisë civile për Kosovë dhe Shqipëri” i financuar nga Ministria e Punëvë të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në bashkëpunim me Partnerët shqiptarë për Zhvillim dhe Ndryshim (PA).
"Përdorimi i mjeteve audiovizuele në mësimdhënie mua si mësimdhënëse më ka ndihmuar jo vetëm që të arrijë rezultatet dhe qëllimet e planifikuara gjatë një ore mësimore, por edhe të jem një hap më pranë arritjes së kompetencave të përcaktuara nga Korniza Kurrikulare e Kosovës."