EDUCATING 4 EQUALITY

Rezultatet

Mbi 3 mijë e 500 nxënës të shkollave të mesme kanë marrë pjesë drejtpërdrejtë në luftimin e dhunës dhe diskriminimin e bazuar në identitetin gjinor dhe seksual përmes edukimit filmik dhe mediatik, përgjatë projektit Educating 4 Equality - Edukimi për Barazi. Fillimisht ishin projektuar të jenë 20 mësimdhënës dhe 2000 nxënës si pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në projekt, por për shkak të interesimit të madh të mësimdhënësve numri i tyre, njëjtë sikurse ai i nxënësve, u rrit. DokuFest është akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për zhvillim profesional (trajnim) të mësimdhënësve, duke plotësuar kriteret e UA 06/2017 i cili përzgjidhet nga Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve. 40 nxënës kanë marrë pjesë në zhvillim të përmbajtes dhe video-tregimeve që i kundërvihen diskriminimit gjinor, orientimit seksual dhe efekteve tjera negative shoqërore. Nga gjithë këta nxënës, janë bërë tre video-tregime të shkurtëra që kanë paraqitur në mënyrë direkte preokupimet e nxënësve të shkollave të mesme. Gjitashtu, përgjatë projektit është pasuruar edhe më shumë Biblioteka Digjitale e Mësimdhënësve, që është e hapur për përdorim për të gjitha shkollat dhe mësimdhënësit/et në vend. Nga plani fillestar prej minimalisht katër Fleta të Punës përgjatë periudhës së aplikimit të projektit, janë krijuar 17 Fleta të Punës që janë vendosur në Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënësve. Përfundimisht, mbi 20 mijë nxënës të shkollave të mesme të Kosovës kanë parë filmat dokumentarë edukativ, duke u përfshirë në mënyrë konstruktive në tema shoqërore. Numri i saktë i nxënësve ka kapur shifrën e 24 mijë e 790, që kanë parë filmat fizikisht në shkolla gjatë shfaqjeve dhe online gjatë pandemisë përmes kanalit të DokuFest në Vimeo e web-faqes së DokuLab. Katalogu. Ky grant përkrahet nga “Programi i shoqërisë civile për Kosovë dhe Shqipëri” i financuar nga Ministria e Punëvë të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në bashkëpunim me Partnerët shqiptarë për Zhvillim dhe Ndryshim (PA).

"Shkolla e filmit dokumentar, më ka mësuar si t'i kanalizoj mendimet e mia dhe si të ëndërroj. Jam mësuar ta shoh botën me një sy tjetër dhe ta gjej inspirimin për të treguar një storie në çdo cep të jetës sime. Që atëherë, asnjëherë s’jam ndalur së bëri filma sepse inspirimin, vullnetin dhe njohurinë që e kam marrë, më shoqëron çdo ditë në jetën time."


Leart Rama, Regjisor