Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

ETIKA NË FILMBËRJE

Në kuadër të klubit të filmit në gjimnazin “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, profesoresha e gjuhës angleze Kujtesa Salihu Keka së bashku me nxënësit organizuan aktivitetin “Nata e Filmit” ku shfaqën filmin “A Married Couple”.

Në kuadër të klubit të filmit në gjimnazin “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, profesoresha e gjuhës angleze Kujtesa Salihu Keka së bashku me nxënësit organizuan aktivitetin “Nata e Filmit” ku shfaqën filmin “A Married Couple”. Tema e diskutimit pas shfaqjes së filmit ishte “Etika në filmbërje”, ku nxënësi i shkollës Edin Rama njëherit edhe pjesëmarrës i gjeneratës së nëntë të shkollës së filmit dokumentar FUTURE IS HERE, ndau me të pranishmit njohuritë që ai kishte fituar për këtë temë në shkollën e filmit si dhe eksperiencat e tij në përgjithësi. Nxënësit gjithashtu diskutuan për temën e filmit në lidhje me bashkëjetesën, sfidat dhe të drejtat e çiftit, si do të ishte më mirë të veprohej në martesë në raste të caktuara, etj. Çdo të premte nxënësit e shkollës vazhdojnë të shfaqin filma dokumentarë me tema të ndryshme që ata i preukupojnë më së shumti nëpërmjet Klubit të Filmit. Këto shfaqje janë rezultat i bashkëpunimit shumëvjeçar të DokuFest me shkollat publike në Kosovë, pas punëtorive të organizuara për përdorimin e mjeteve audio-vizuele në mësimdhënie, projekt ky i inicuar nga DokuFest dhe mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA) dhe projekti "Shkolla dhe Filmi Dokumentar" mbështetur nga National Endowment for Democracy.

"Shkolla e filmit 'Future is Here' në DokuFest m'i ka ndërtuar shkathtësitë në përdorimin e programeve profesionale të editimit. Këto më kanë ndihmu me u përfshi profesionalisht në Qendrën Mediale të Universitetit Jacobs në Gjermani, ku në 2 vitet e fundit krijoj përmbajtje mualtimediale për komunikim shkencor."


Flutura Balaj, Studente, Fizikë dhe Shkenca të Tokës, Universiteti Jacobs - Bremen, Gjermani