HOW DO I SEE YOU?

Aktivitetet

Aktivitetet e këtij programi shkëmbimi synojnë të bashkojnë të rinjtë përmes bashkëpunimit intensiv dhe punës ekipore, pjesëmarrjes aktive në leksione dhe diskutime si dhe vizita kulturore në objektet e trashëgimisë. “How Do I See You?” mirëpriti aplikimet nga të gjithë të rinjtë (18-25 vj.), pavarësisht nga gjinia, paaftësia, statusi martesor ose prindëror, origjina racore, etnike ose sociale, ngjyra, feja, besimi ose orientimi seksual.

EDICIONI ONLINE

Për shkak të masave në fuqi nga Covid-19 që pamundësuan organizimin fizik të eventeve dhe nuk lejonin tubimet, 2 kampe të parapara fizike të projektit “How Do I See You” (HDISY) janë zhvilluar online ku pjesëmarrësit dhe organizatorët me anë të platfomës Zoom i kanë zhvilluar aktivitetet e projektit.

Në total për 2 Kampe kanë marrë pjesë 34 pjesëmarrës nga Kosova e Serbia dhe kanë krijuar video portrete për njëri-tjetrin me total 64 video portrete per njeri-tjetrin. Më gjerësisht LEXONI KËTU.

Videot e Grupit 1 - i gjeni këtu
Videot e Grupit 2 - i gjeni këtu

KAMPI I PARË NDËRKULTUROR

Nga 22 deri më 27 qershor u organizua kampi i parë i shkëmbimit ndërkulturor mes të rinjëve nga Kosova dhe Serbia, në Serbi, me total 19 pjsëmarrës nga Kosova dhe Sërbia.

Të rinjët patën rastin që përveç vizitave në organizata, galeri dhe muze të ndryshme të kalojnë një pjesë të madhe të kohës duke mësuar për njëri-tjetrin.

E tëra kjo përfundoi me portrete vizuale të realizuara përmes bashkëbisedimit mes të rinjëve duke u përqendruar në aspektin e kundërshtimit të narracionit të ashpërsuar të mediave që krijojnë paragjykime dhe stereotipizime ndaj njëri-tjetrit.

Intervistat dhe xhirimet nga ky kamp, jane shfaqur gjatë edicionit të XX-të të DokuFest, apo saktësisht më 09 gusht 2021. Më gjerësisht LEXONI KËTU

KAMPI I DYTË NDËRKULTUROR

Në kuadër të projektit ‘How Do I See You?’ - nga data 14 deri më 20 mars 2022 u mbajt edhe kampi i dytë ndërkulturor nga projekti bashkëpunues mes DokuFest dhe Free Zone Film Festival - i cili synon të përmirësoj lidhjen mes të rinjëve të Kosovës dhe Serbisë.

Pavarësisht mungesës së pjesëmarrësve në momentin e fundit, kryesisht për shkak të ngjarjeve fatkeqe dhe të trazuara që karakterizuan muajin mars në Evropë, ne arritëm të rekrutojmë gjithsej 14 pjesëmarrës (7 nga secili vend përfaqësues) për këtë kamp.

Gjatë vizitave të ndryshme nëpër qytete të ndryshme të Kosovës ata mësuan më shumë për njëri-tjetrin dhe krijuan në total 34 video portrete për njëri-tjetrin.

Në ditën e parafundit të kampit, pjesëmarrësit nëpërmjet video-intervistave krijuan material që pasi të kurohen u shfaqën në edicionin e XXI-të të DokuFest gjatë muajit gusht. Më gjerësisht LEXONI KËTU

Videot e Grupit 3 - i gjeni këtu

KAMPI I TRETË NDËRKULTUROR

Gjatë datave 5 deri më 11 shtator 2022 u mbajt edhe kampi i tretë në kuadër të projektit “HDISY” ku të pranishëm ishin 19 pjesëmarrës nga Kosova dhe Serbia.

Kampi përfshiu një laramani të vendeve kulturore të vizituara në Beograd dhe Novi Sad, ku ky i fundit ishte shpallur qyteti kulturor i Evropës për vitin 2022.

Pjesëmarrësit përveç që u njohën nga afër me njëri-tjetrin, ata poashtu patën mundësi të krijojnin edhe video-portrete për njëri-tjetrin dhe natyrisht, në ditën e fundit u realizua edhe sesioni me video-intervista të tyre. Më gjerësisht LEXONI KËTU

Videot e Grupit 4 - i gjeni këtu

KAMPI I KATËRT NDËRKULTUROR

Kampi i katërt dhe i fundit i projektit të financuar nga BE “HDISY?” u organizua nga DokuFest, Fondi B92 dhe Free Zone Film Festival, dhe u mbajt në Kosovë nga 10 deri më 17 shtator 2023.

Pjesëmarrësit e kampit ishin nga Kosova dhe Serbia, nga mosha 18-25 vjeç. Këta të rinj nga të dy vendet kaluan 8 ditë së bashku duke mësuar për njëri-tjetrin, gjuhën, zakonet dhe ngjashmëritë e tyre dhe në fund kuptuan se kishin shumë më tepër të përbashkëta sesa mendonin për njëri-tjetrin.

Kampi u kurua në një formë që do t’i lejonte pjesëmarrësit të ndërveprojnë me njëri-tjetrin dhe të mësojnë më shumë për njëri-tjetrin. Ata gjithashtu fituan aftësi themelore në xhirime dhe filma duke bërë video çdo ditë. Pjesëmarrësve iu caktua çdo ditë të krijonin një video-portret 1-2 minutësh të njëri-tjetrit. Kjo praktikë u dha gjithashtu mundësinë pjesëmarrësve të kalonin më shumë kohë me njëri-tjetrin dhe të mësonin më shumë detaje për njëri-tjetrin.

Për kampin final siguruam 10 pjesëmarrës, 6 nga Kosova dhe 4 nga Serbia, pasi zakonisht situata kontribuoi në braktisjet e minutës së fundit. Sido që të jetë, kampi ishte shumë frytdhënës dhe tërheqës për pjesëmarrësit.

Vizitat në OJQ të ndryshme në Kosovë ishin gjithashtu një mundësi e mirë për pjesëmarrësit që të njihen me punën dhe kontributin e tyre në Kosovë.

Në ditën e fundit të Kampit, pjesëmarrësit bënë intervistat e tyre video në çifte. Video-intervistat pas procesit të montimit dhe përkthimit do të shfaqen gjatë Festivalit të Filmit Slobodna Zona në Beograd në nëntor dhe gjithashtu për ekspozitën përfundimtare të projektit në fund të nëntorit në Prishtinë.

HOW DO I SEE YOU? HOW DO I SEE YOU?

THIRRJE PËR KAMPIN E KATËRT TË SHKËMBIMIT NDËRKULTUROR

DokuFest, Slobodna Zona Film Festival, dhe Slobodna Zona Junior ftojnë të rinjtë e moshës 18 deri në 25 vjeç nga Serbia dhe Kosova të jenë pjesë e projektit HOW DO I SEE YOU?.Iniciativë kjo novatore e vendosur për hequr barrierat mes të rinjve kosovarë dhe serbë, ka hapur edhe një thirrje për kampin e katërt që do të mbahet në Prizren.

HOW DO I SEE YOU? HOW DO I SEE YOU?

EKSPOZITA ‘HDISY’ U HAP NË BEOGRAD

Ekspozita audio-vizuele ‘How Do I See You?’ (HDISY?) e bërë në kuadër të projektit me të njejtit emër u shfaq në festivalin e filmit ‘Slobodna Zona’ më 7-të Nëntor.

HOW DO I SEE YOU? HOW DO I SEE YOU?

FILMBËRËSIT E RINJË TË DOKUFEST UDHËTUAN NË FESTIVALIN E FILMIT ‘SLOBODNA ZONA’

Filmbërësit e kampeve ‘Future is Here’ dhe ‘Human Rights Filmmaking Workshop’, shfaqën filmat e tyre për audiencën e festivalit të filmit ‘Slobodna Zona’, këtë javë.

HOW DO I SEE YOU? HOW DO I SEE YOU?

KAMPI I TRETË I SHKËMBIMIT NDËRKULTUROR

Gjithçka që ndodhi në udhëtimin e paharrueshëm 7-ditor për pjesëmarrësit e Kampit të Tretë të Shkëmbimit Ndërkulturor!

HOW DO I SEE YOU? HOW DO I SEE YOU?

EKSPOZITA MULTIMEDIALE “HOW DO I SEE YOU?” NË DOKUFEST

Mbahet ekspozita multimediale e projektit HOW DO I SEE YOU?

HOW DO I SEE YOU? HOW DO I SEE YOU?

THIRRJE PËR KAMPIN E TRETË TË SHKËMBIMIT NDËRKULTUROR

HOW DO I SEE YOU? HOW DO I SEE YOU?

KAMPI I DYTË NDËRKULTUROR PRANVEROR

HOW DO I SEE YOU? HOW DO I SEE YOU?

BASHKOJUNI EKIPIT TË DOKUFEST

HOW DO I SEE YOU? HOW DO I SEE YOU?

CALL FOR BIDDERS ‘HOW DO I SEE YOU?’

Informatën e plotë lexojeni në versionin e gjuhës angleze

HOW DO I SEE YOU? HOW DO I SEE YOU?

“How Do I See You?” hap ekspozitën multimediale

HOW DO I SEE YOU? HOW DO I SEE YOU?

KAMP I DYTË PËR SHKËMBIM NDËRKULTUROR

HOW DO I SEE YOU? HOW DO I SEE YOU?

‘HOW DO I SEE YOU?’ MBYLL PUNIMET ME EKSPOZITË AUDIOVIZUALE

“HOW DO I SEE YOU?” projekt i përbashkët në mes DokuFest dhe Free Zone përmbylli aktivitetet me gjeneratën e dytë të kampit ndërkulturor.

HOW DO I SEE YOU? HOW DO I SEE YOU?

KAMPI I PARË PËR SHKËMBIM NDËRKULTUROR

HOW DO I SEE YOU? HOW DO I SEE YOU?

KAMPI NDËRKULTUROR ‘HOW DO I SEE YOU?’ - Edicioni Online

Për shkak të masava ne fuqi, për shkak të COVID-19, në pamundësi të mbledhive dhe organizimeve fizike, aktiviteti i projektit “How Do I See You?” është zhvilluar për herë të dytë online, ku në këto 2 cikle kanë marrë pjesë rreth 34 pjesëmarrës nga Kosova dhe Serbia.

HOW DO I SEE YOU? HOW DO I SEE YOU?

‘HOW DO I SEE YOU?’ KAMPI TRAJNUES

DokuFest në partneritet me Fond B92 dhe Free Zone Film Festival përmes projektit ‘How Do I See You’ synon të krijojë një mundësi për të rinjtë nga Kosova dhe Serbia të angazhohen në një shkëmbim domethënës që shkon përtej dialogut.

HOW DO I SEE YOU? HOW DO I SEE YOU?

PËRGATITJET PËR PUNËTORINË MBI NJOHURITË PËR MEDIA

Megjithëse epoka digjitale ka lehtësuar qasjen në të dhëna dhe informacione, dhe ka përshpejtuar dhe përmirësuar arritjen e audiencës, në të njëjtën kohë përmes teknologjive të reja, ajo vazhdimisht është duke e sfiduar gazetarinë profesionale me të ashtuquajturat lajme të rreme të mbushura me gjuhë urrejtjeje, paragjykime dhe stereotipe. Paragjykimet dhe stereotipet e vazhdueshme forcohen dhe ushqehen vazhdimisht nga platformat joetike të mediave, të cilat më pastaj shpërndahen nga individë përmes mediave sociale dhe teknologjive të reja.