Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

KAMPI I TRETË I SHKËMBIMIT NDËRKULTUROR

Gjithçka që ndodhi në udhëtimin e paharrueshëm 7-ditor për pjesëmarrësit e Kampit të Tretë të Shkëmbimit Ndërkulturor!

Pak për Kampin e Shkëmbimit Ndërkulturorë në kuadër të projektit ‘How Do I See You?’: Kampi Ndërkulturor i Vjeshtës është i treti nga 6 kampet e planifikuara të shkëmbimit ndërkulturor në kuadër të projektit ‘How Do I See You?’('Si të shoh ty?'),projekt ky në bashkëpunim me festivalin e filmit në Beograd Slobodna Zona dhe i financuar nga Bashkimi Evropian. Kampet janë krijuar për shkëmbimin e ideve dhe opinioneve ndërkulturore ndërmjet pjesëmarrësve. Për më tepër, fokusi i kampit është të edukojë pjesëmarrësit e tij mbi median, përkatësisht dezinformimin mediatik, dhe mbi të gjitha krijimi i një hapësire ku ata mund të gjejnë qëllime të përbashkëta dhe do të pasqyrojnë opinionet e tyre përmes intervistave në të cilat do të kenë mundësinë të shprehin pikëpamjet e tyre, me dhe për njëri tjetrin. Në një epokë ku mediat po instrumentalizohen nga regjimet politike për të shfaqur një realitet të një-anshëm të botës e po ashtu njëri-tjetrit, mënyra më e mirë për ta njohur të vërtetën është që ta shihni atë vetë! Në përpjekjen e palodhur të DokuFest për të implementuar filmin për qëllime edukative, përmbajtja audio-vizuale e krijuar nga kampi shërben si një medium që ngushton objektivin tek të vërtetat individuale të pjesëmarrësve, duke u shkëputur nga mënyrat njëdimensionale për të parë njëri tjetrin. Ky qëllim nuk vlenë vetëm për pjesëmarrësit e kampeve, por për këdo që ka mundësin ti shoh intervistat audio-vizuale që krijohen nga këto kampe e që shfaqen në përgjatë ekspozitat në festivalet tona dhe partnerëve tanë, çdo vit. Këto intervista audo-vizuale bëjnë për një medium jokonvencionale të llojit të tijë. Pjesëmarrësit në këto intervista i bëjnë pyetje njëri-tjetrit në gjuhën e tyre amtare. Përderisa ata nuk e kuptojnë njëri-tjetrin, ata janë të lidhur me kufje që përkthejnë në të njëjtën kohë atë që po i thonë njëri-tjetrit. Pyetjet që ata i bëjnë njëri-tjetrit kanë të bëjnë rreth përshtypjeve të tyre për njëri-tjetrin në fillim dhe pas 7 ditëve të përfshirjes në aktivitete që krijojnë bazat për t'u përfshirë në biseda të rëndësishme. Gjithçka që ndodhi në Kampin Ndërkulturor të Vjeshtës: Udhëtimi i tyre filloi në selinë e Slobodna Zona, FundB97, ku ata vazhduan ta vizitonin për t'u takuar me aktivistë që punojnë në fusha të ndryshme. Përpos takimeve, ata vizituan disa nga pikat më interesante të Beogradit si Arkivi i Filmit i Muzeut të Jugosllavisë dhe Muzeu i Jugosllavisë. Udhëtimi i tyre vazhdoi për në Novi Sad në ditën e tretë të vizitës studimore. Në Novi Sad, pjesëmarrësit patë si detyrë, krijimin e videove të shkurtra për njëri-tjetrin. Aktivitete të tjera përfshinin vizita në qendrat aktivistëve të Novi Sad që operojnë në nivel lokal. “E di që ka kaluar vetëm një javë, por më duket sikur ju njoh secilin prej jush qe një vit” u shpreh Lejla Elezi - pjesëmarrësit e kampit për të tretën herë - për kolegët e saj. Më poshtë mund të gjeni përshkrimet e aktiviteteve që ndodhën çdo ditë të Kampit të tretë të Shkëmbimit Ndërkulturor në Beograd: DITA 1 Pjesëmarrësit kosovarë u nisën për në Beograd më 5 shtator. Po atë ditë, ata u pritën nga dy gazetarët të Rrjeti Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese, ‘BIRN’, Tanja Maksic dhe Radimlo Markoviç, në Fondin B92. Gazetarët ndanë përvojat e tyre dhe vështirësitë e punës së tyre në një vend ku media sa më shumë ështe duke u instrumentalizuar nga regjimet politike. DITA 2 Dita e dytë e kampit iu kushtua ‘Arkivit të Filmit Jugosllav’, një vizitë e shumëpritur për të apasionuarit të filmit. Pjesëmarrësit vizituan dy nga institucionet e arkivit, vetë objektin arkivor dhe Muzeun e ‘Arkivit të Filmit Jugosllav’. Në Arkivin e Filmit Jugosllav, pjesëmarrësit panë se si arkivohen, ruhen dhe digjitalizohen filmat e po ashtu edhe për procesin e mbledhjes së tyre, ndërsa në muze panë ekspozitat e arkivave së bashku me udhëheqësen e muzeut. DITA 3 Dita filloi në Muzeun e Jugosllavisë, ku mësuan thellësisht për historinë e Jugosllavisë nga një nga ciceronet e muzeut. Pasdite pjesëmarrësit u takuan me dokumentarët dhe aktivistët, Dušan Šaponja dhe Dušan Čavić në Fondin B92. Ata folën për përvojat e tyre personale të prodhimit të artit të pavarur dhe ballafaqimeve të sfidave që vijnë me të. DITA 4 Në ditën e katërt të vizitës studimore, pjesëmarrësit u nisën për në Novi Sad. Me të mbërritur, ata u pritën nga Daško Milinković, aktivist dhe përfaqësues i pavarur i mediave. Takimi me Daškon, bëri për një mbledhje jo-konvencionale të llojit të tij, pasi takimi u zhvillua jashtë në disa nga atraksionet kryesore në Novi Sad, siç është kalaja e Novi Sadit. Pjesëmarrësit shijuan peizazhin e bukur të qytetit duke folur për situatën politike në Kosovës dhe Serbisë, të ashtuquajturën ‘eco-chamber’ (dhomë jehone) të internetit dhe si ato ripërtrijnë ideologjit që ne i përmbahemi dhe efektin e saj në negociatat e Kosovës dhe Serbisë. Në mbrëmje ata vizituan Festivalin 'Novo Kulturno Naselje', i cili është një iniciativë në shkallë lokale. Iniciativë e organizatave dhe aktivitetet e ndryshme i frymëzojnë banorët të krijojnë një program dhe të marrin pjesë në të – jo si shikues, por si pjesëmarrës dhe organizatorë aktivë. Pjesëmarrësit raportuan se ishin ndjerë të frymëzuar për të ndërmarrë veprime nga biseda me një nga organizatorët. DITA 5 Në ditën e 5-të të kampit rrugëtimi i tyre vazhdoi në Novi Sad. Ata vizituan ‘eko-kampin’, ‘Šodroš’. Eko-kampi është një iniciativë e mbrojtjes së një habitatin shumë rëndësishëm për qytetin, kundër njësive që duan t’a shkatrrojnë dhe shfytëzojnë për përfitime financiare. Eko-kampi është shtëpia e mijëra kafshëve vendase. Një aktivitet tjetër që i edukoj pjesëmarrësit rreth ndërmarrjeve të veprimev direkte. Më vonë atë ditë, pjesëmarrësit vizituan një ekspozitë arti, interaktive të quajtur ‘Dhoma e Errët’/ Dark Room, me rastin e shpalljes së Novi Sadit si Kryeqyteti Evropian i Kulturës. DITA 6 Në ditën e 6-të dhe të fundit para se pjesëmarrësit të nisen për në Kosovë ditën e nesërme,filluan xhirimet e intervistave për ekspozitën audio-vizuale të projektit në Fond B92. Videot e realizuara janë materiale për ekspozitat audio-vizuale të projektit që do të shfaqen në Festivalin Slobodna Zona në nëntor të këtij viti. Pjesëmarrësit u grupuan në çifte, një nga Serbia dhe një nga Kosova, dhe u filmuan duke biseduar me njëri-tjetrin, secili në gjuhën e tyre amtare. Të lidhur me tela që përkthenin njëkohësisht ato që i thoshin njëri-tjetrit, intervista do të bëjë për një eksperiencë interesante audio-vizuale. Kampi u mbyll me një festë lamtumire dhe shfaqje të filmave Fond B92 në Qendrën Sociale 'Octobar'. DITA 7 Rikthimi i pjesëmarrësve nga Kosova për në Kosovë! Për t'i shikuar videot e Grupit 4, klikoni këtu Ky grant financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga DokuFest dhe Fondacioni B92

"Në zemrën e sfidave shoqërore dhe ndryshimeve globale, arti dhe edukimi bashkohen për të ndriçuar rrugën drejt kuptimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit. Përmes filmave dhe programeve arsimore, të rinjtë marrin fuqinë të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët në harmoni dhe paqe."