Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

BASHKOJUNI EKIPIT TË DOKUFEST

DokuFest ka kënaqësinë t’i ftojë të gjithë të interesuarit për t’iu bashkuar ekipit duke hap thirrje për këtë vend pune në organizatë: - Kordinator/e për komunikim dhe media Aplikantët duhet t’i plotësojnë kriteret si në vijim: - Të kenë aftësi të shkëlqyeshme shkrimi në gjuhën angleze dhe gjuhën shqipe; - Të kenë aftësi në mirëmbajtjen dhe menaxhimin e rrjeteve sociale; - Të kenë aftësi të shkëlqyeshme komunikimi për mirëmbajtjen dhe zgjerimin e marrëdhënieve me media; Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë letrën motivuese “Pse dëshironi të jeni pjesë e ekipit të DokuFest?”, pozitën për të cilën aplikoni si titull në email si dhe CV-në e detajizuar në email adresën: [email protected] Afati i fundit për aplikim është 31.03.2022.

"Filmat edukativë si mjete kyçe për të inspiruar ndryshimin dhe për të promovuar dialogun ndërkulturor në shkolla. Një mundësi unike për nxënësit të zhvillojnë aftësi kritike të mendimit, të rrisin ndërgjegjësimin rreth çështjeve sociale dhe kulturore dhe të nxisin një qasje më të hapur dhe të përfshirëse ndaj mësimit. Përmes temave të tyre të fuqishme dhe narrativave të ndikshme, këto filma edukativë janë burime të pasura që mbështesin mësimdhënien inovative dhe kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të informuar, të ndërgjegjshme dhe demokratike."