Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

EKSPOZITA ‘HDISY’ U HAP NË BEOGRAD

Ekspozita audio-vizuele ‘How Do I See You?’ (HDISY?) e bërë në kuadër të projektit me të njejtit emër u shfaq në festivalin e filmit ‘Slobodna Zona’ më 7-të Nëntor.

'How Do I See You?' është një projekt tre-vjeçar i financuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe i implementuar nga DokuFest në partneritet me Slobodna Zona dhe Fond B92 në Beograd. Projekti synon të bashkojë të rinjtë e moshës 18-25 vjeç si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia për të kaluar kohë së bashku, për të vizituar vende së bashku dhe vende kulturore dhe politike që përfaqësojnë të dy vendet tona, vende që përcaktojnë dhe tregojnë të kaluarën tonë të përbashkët dhe të ndarë. Në fund të fundit, më e rëndësishmja është vetëm koha e kaluar së bashku, pasi gjatë kësaj kohe (një javë) të rinjtë kanë arritur në përfundimin se gjëja kryesore që i ndan janë gjuhët (serbe dhe shqipe) dhe të mos besojnë gjithçka që dëgjojmë në media dhe platforma sociale për njërin dhe tjetrin. Videoja e mëposhtme tregon klipe nga intervistat e bëra në 4 kampet e shkëmbimit ndërkulturor të të rinjve kosovarë dhe serbë, pasi kanë kaluar një javë së bashku duke u shoqëruar dhe vizituar vende që përcaktojnë dhe tregojnë të kaluarën tonë të përbashkët dhe të ndarë, në të dy vendet përkatëse. Intervistat janë pjesë e ekspozitës multimediale dixhitale ‘How Do I See You?’ e cila është krijuar në kuadër të projektit me të njëjtin emër në partneritet me Slobodna Zona dhe Bashkimin Evropian në Kosovë. “...dhe kur isha në Kosovë isha i bindur se shumica e gjërave që i shoh në lajme, tregimet e rrëfyera nga gjyshërit ose miqtë e mi nga shkolla, janë në fakt të pasakta" është një nga shumë deklaratat e tjera të fuqishme që pjesëmarrësit e kampeve i thon njëri-tjetrit pasi kishin kaluar kohë së bashku. Ne ishim të lumtur të shfaqnim ekspozitën më të fundit në festivalin e filmit në Beograd, ‘Slobodna Zona’, më 7 nëntor. Ekipi i DokuFest-it së bashku me alumnit e kampit udhëtuan për në Beograd për të parë ekspozitën dhe kthimi i kampit i tejkaloi pritëshmërit tona.



Për të shikuar tërë videon e ekspozitës në Beograd klikoni KËTU

Ky grant financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga DokuFest dhe Fondacioni B92

"Shkolla e filmit dokumentar, më ka mësuar si t'i kanalizoj mendimet e mia dhe si të ëndërroj. Jam mësuar ta shoh botën me një sy tjetër dhe ta gjej inspirimin për të treguar një storie në çdo cep të jetës sime. Që atëherë, asnjëherë s’jam ndalur së bëri filma sepse inspirimin, vullnetin dhe njohurinë që e kam marrë, më shoqëron çdo ditë në jetën time."


Leart Rama, Regjisor