Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

PËRGATITJET PËR PUNËTORINË MBI NJOHURITË PËR MEDIA

Megjithëse epoka digjitale ka lehtësuar qasjen në të dhëna dhe informacione, dhe ka përshpejtuar dhe përmirësuar arritjen e audiencës, në të njëjtën kohë përmes teknologjive të reja, ajo vazhdimisht është duke e sfiduar gazetarinë profesionale me të ashtuquajturat lajme të rreme të mbushura me gjuhë urrejtjeje, paragjykime dhe stereotipe. Paragjykimet dhe stereotipet e vazhdueshme forcohen dhe ushqehen vazhdimisht nga platformat joetike të mediave, të cilat më pastaj shpërndahen nga individë përmes mediave sociale dhe teknologjive të reja.

Duke marrë parasysh situatën epidemiologjike në vend, me datën një dhe gjashtë dhjetor partnerët e projektit u takuan online për të biseduar në lidhje me aktivitetet dhe iniciativat e ardhshme. Meqë projekti “How Do I See You?” ka një segment që i kushtohet Njohurisë për Mediat dhe Monitorimit të Mediave, partnerët e projektit propozuan që të organizojnë një punëtori online mbi Njohuritë për Mediat me pjesëmarrësit e mëparshëm të projektit nga Kosova dhe Serbia. Megjithëse epoka digjitale ka lehtësuar qasjen në të dhëna dhe informacione, dhe ka përshpejtuar dhe përmirësuar arritjen e audiencës, në të njëjtën kohë përmes teknologjive të reja, ajo vazhdimisht është duke e sfiduar gazetarinë profesionale me të ashtuquajturat lajme të rreme të mbushura me gjuhë urrejtjeje, paragjykime dhe stereotipe. Paragjykimet dhe stereotipet e vazhdueshme forcohen dhe ushqehen vazhdimisht nga platformat joetike të mediave, të cilat më pastaj shpërndahen nga individë përmes mediave sociale dhe teknologjive të reja. Kjo punëtori do të organizohet gjatë mesit të janarit 2021 në një periudhë dy ditore dhe do të udhëhiqet nga ekspertët e Kosovo 2.0 (OJQ nga Kosova) dhe Novosadska Novinarska Škola (OJQ nga Serbia) të cilët kanë njohuri të thella për situatën e mediave në Kosovë dhe Serbi. Qëllimi kryesor i punëtorisë është të rritet parandalimi efikas i diskriminimit / gjuhës së urrejtjes së mediave kundër kosovarëve dhe serbëve dhe t’u jepet pjesëmarrësve mundësia të dëgjojnë koncepte të reja dhe të përfshihen në diskutime kuptimplota. Përveç leksioneve, moderatorët e pnëtorisë së bashku me ekipin e projektit do të hedhin dritë mbi ngjarjet e njëjta që janë raportuar në mediat e Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që pjesëmarrësit të jenë në gjendje të identifikojnë dhe dekonstruktojnë fjalimet e urrejtjes, paragjykimet dhe stereotipet ndaj tjetrit.

"Përdorimi i mjeteve audiovizuele në mësimdhënie mua si mësimdhënëse më ka ndihmuar jo vetëm që të arrijë rezultatet dhe qëllimet e planifikuara gjatë një ore mësimore, por edhe të jem një hap më pranë arritjes së kompetencave të përcaktuara nga Korniza Kurrikulare e Kosovës."


Jeta Rexha, Mësimdhënëse Gjimnazi "Hajdar Dushi" Gjakovë