HOW DO I SEE YOU?

Aktivitetet

Aktivitetet e këtij programi shkëmbimi synojnë të bashkojnë të rinjtë përmes bashkëpunimit intensiv dhe punës ekipore, pjesëmarrjes aktive në leksione dhe diskutime si dhe vizita kulturore në objektet e trashëgimisë. “How Do I See You?” mirëpret aplikimet nga të gjithë të rinjtë (18-25 vj.), pavarësisht nga gjinia, paaftësia, statusi martesor ose prindëror, origjina racore, etnike ose sociale, ngjyra, feja, besimi ose orientimi seksual.

KAMPI I PARË NDËRKULTUROR

Nga 22-27 qeshor arritëm që ta organizojmë kampin e parë të shkëmbimit ndërkulturor mes të rinjëve nga Kosova dhe Serbia, në Serbi. Të rinjët patën rastin që përveç vizitave në organizata, galeri dhe muze të ndryshme të kalojnë një pjesë të madhe të kohës duke mësuar për njëri-tjetrin. E tëra kjo përfundoi me portrete vizuale të realizuara përmes bashkëbisedimit mes të rinjëve duke u përqendruar në aspektin e kundërshtimit të narracionit të ashpërsuar të mediave që krijojnë paragjykime dhe stereotipizime ndaj njëri-tjetrit. Intervistat do të kurohen si ekspozitë digjitale që do të lansohet gjatë edicionit XX të DokuFest nga 6-14 gusht 2021 në Prizren. 

KAMPI I DYTË NDËRKULTUROR

Punimet audio vizuale të pjesëmarrësve nga Kosova dhe Serbia u prezantuan në ekspozitën ‘HDISY’ në gusht të vitit 2021 gjatë edicionin jubilar të DokuFest. Të pranishëm të shumtë patën mundësi të dëgjojnë nga afër videot e të rinjve në formë të portreteve audiovizuale dhe të bashkëbisedojnë me ta. Përmes aktiviteteve të projektit të rinjtë gjatë takimeve në kampin ndërkulturor në Kosovë dhe Serbi kanë pasur mundësinë ta njohin njëri-tjetrin përmes artit dhe kulturës në një hapësirë të lirë nga gjuha e urrejtjes dhe paragjykimeve të ndërsjella. Gjatë fillimit të zbatimit të projektit, aktivitetet përveç tjerash iu ndihmuan këtyre të rinjve në nxitjen dhe krijimin e narracioneve që trajtojnë çështjet ndërkulturore me të cilat ballafaqohen të rinjtë në Serbi dhe Kosovë përmes një hapësire ku shkëmbehen idetë dhe ku respektohet mendimi ndryshe, e që është i bazuar në respekt të ndërsjellë. 

THIRRJE PËR KAMPIN E KATËRT TË SHKËMBIMIT NDËRKULTUROR

THIRRJE PËR KAMPIN E KATËRT TË SHKËMBIMIT NDËRKULTUROR

DokuFest, Slobodna Zona Film Festival, dhe Slobodna Zona Junior ftojnë të rinjtë e moshës 18 deri në 25 vjeç nga…

July 21st, 2023
EKSPOZITA ‘HDISY’ U HAP NË BEOGRAD

EKSPOZITA ‘HDISY’ U HAP NË BEOGRAD

Ekspozita audio-vizuele ‘How Do I See You?’ (HDISY?) e bërë në kuadër të projektit me të njejtit emër u shfaq…

November 30th, 2022
FILMBËRËSIT E RINJË TË DOKUFEST UDHËTUAN NË FESTIVALIN E FILMIT ‘SLOBODNA ZONA’

FILMBËRËSIT E RINJË TË DOKUFEST UDHËTUAN NË FESTIVALIN E FILMIT ‘SLOBODNA ZONA’

Filmbërësit e kampeve ‘Future is Here’ dhe ‘Human Rights Filmmaking Workshop’, shfaqën filmat e tyre për audiencën e festivalit të…

November 12th, 2022
KAMPI I TRETË I SHKËMBIMIT NDËRKULTUROR

KAMPI I TRETË I SHKËMBIMIT NDËRKULTUROR

Gjithçka që ndodhi në udhëtimin e paharrueshëm 7-ditor për pjesëmarrësit e Kampit të Tretë të Shkëmbimit Ndërkulturor!

September 15th, 2022
EKSPOZITA MULTIMEDIALE “HOW DO I SEE YOU?” NË DOKUFEST

EKSPOZITA MULTIMEDIALE “HOW DO I SEE YOU?” NË DOKUFEST

Mbahet ekspozita multimediale e projektit HOW DO I SEE YOU?

August 11th, 2022
THIRRJE PËR KAMPIN E TRETË TË SHKËMBIMIT NDËRKULTUROR

THIRRJE PËR KAMPIN E TRETË TË SHKËMBIMIT NDËRKULTUROR

June 27th, 2022
KAMPI I DYTË NDËRKULTUROR PRANVEROR

KAMPI I DYTË NDËRKULTUROR PRANVEROR

April 1st, 2022
BASHKOJUNI EKIPIT TË DOKUFEST

BASHKOJUNI EKIPIT TË DOKUFEST

March 9th, 2022
CALL FOR BIDDERS ‘HOW DO I SEE YOU?’

CALL FOR BIDDERS ‘HOW DO I SEE YOU?’

Informatën e plotë lexojeni në versionin e gjuhës angleze

December 22nd, 2021
KAMP I DYTË PËR SHKËMBIM NDËRKULTUROR

KAMP I DYTË PËR SHKËMBIM NDËRKULTUROR

October 8th, 2021
‘HOW DO I SEE YOU?’ MBYLL PUNIMET ME EKSPOZITË AUDIOVIZUALE

‘HOW DO I SEE YOU?’ MBYLL PUNIMET ME EKSPOZITË AUDIOVIZUALE

“HOW DO I SEE YOU?” projekt i përbashkët në mes DokuFest dhe Free Zone përmbylli aktivitetet me gjeneratën e dytë…

September 16th, 2021
KAMPI I PARË PËR SHKËMBIM NDËRKULTUROR

KAMPI I PARË PËR SHKËMBIM NDËRKULTUROR

June 29th, 2021
KAMPI NDËRKULTUROR ‘HOW DO I SEE YOU?’ - Edicioni Online

KAMPI NDËRKULTUROR ‘HOW DO I SEE YOU?’ - Edicioni Online

Për shkak të masava ne fuqi, për shkak të COVID-19, në pamundësi të mbledhive dhe organizimeve fizike, aktiviteti i projektit…

June 7th, 2021
‘HOW DO I SEE YOU?’ KAMPI TRAJNUES

‘HOW DO I SEE YOU?’ KAMPI TRAJNUES

DokuFest në partneritet me Fond B92 dhe Free Zone Film Festival përmes projektit ‘How Do I See You’ synon të…

April 6th, 2021
PËRGATITJET PËR PUNËTORINË MBI NJOHURITË PËR MEDIA

PËRGATITJET PËR PUNËTORINË MBI NJOHURITË PËR MEDIA

Megjithëse epoka digjitale ka lehtësuar qasjen në të dhëna dhe informacione, dhe ka përshpejtuar dhe përmirësuar arritjen e audiencës, në…

December 25th, 2020

"Shkolla e filmit dokumentar, më ka mësuar si t'i kanalizoj mendimet e mia dhe si të ëndërroj. Jam mësuar ta shoh botën me një sy tjetër dhe ta gjej inspirimin për të treguar një storie në çdo cep të jetës sime. Që atëherë, asnjëherë s’jam ndalur së bëri filma sepse inspirimin, vullnetin dhe njohurinë që e kam marrë, më shoqëron çdo ditë në jetën time."


Leart Rama, Regjisor