Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

EKSPOZITA MULTIMEDIALE “HOW DO I SEE YOU?” NË DOKUFEST

Mbahet ekspozita multimediale e projektit HOW DO I SEE YOU?

Dje gjatë ditës, në hapësirat e shtëpisë së Shani Efendiut u mbajt ekspozita multimediale e projektit "How Do I See You?", projekt ky i financuar nga zyra e BE-së në Kosovë, që zbatohet nga DokuFest në partneritet me Fondin B91 dhe Slobodna Zona, që ka për qëllim t'i sjell së bashku të rinjtë nga Kosova e Serbia, ashtu që të kalojnë kohë së bashku në Kampe Ndërkulturore për ta njohur dhe kaluar kohën me njëri-tjetrin si dhe për të kuptuar se mediat dhe narracionet e ashpra në të dy vendet nuk janë ashtu si duken, por realiteti është shumë më ndryshe. Ekspozita ishte një përmbledhje e video intervistave të pjesëmarrësve të projektit nga Kampi Ndërkulturor i muajit mars në Kosovë me 14 pjesëmarrës në total nga Kosova dhe Serbia. Të ftuar në ekspozitë përpos pjesëmarrësve të projektit nga Kosova dhe Serbia që pos tjerash kanë dhe do të ndjekin panele e master-klasa të ndryshme gjatë DokuFest, ishte edhe Hillen Francke nga zyra e BE-së në Kosovë ku gjatë hapjes së ekspozitës mbajti fjalimin bashkë me drejtoreshën ekzekutive të DokuFest, Linda Llulla-Gashi, menaxheren e projektit në Kosovë Zana Arapi-Xheladini si dhe menaxheren e projektit në Serbi Maja Cecen. Të gjitha folëset theksuan nevojën për investime në projekte të tilla për të rinjë dhe rolin e kulturës për rikonsilimin në mes të dy vendeve. Ekspozita është e treta e këtij lloji për këtë projekt dhe pritet që pas Kampit Ndërkulturor në shtator në Serbi, të mbahet edhe ekspozita e katërt gjatë festivalit Slobodna Zona në Beograd. Për të shikuar videon e plotë të ekspozitës mund të klikoni KËTU. Ky grant financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga DokuFest dhe Fondacioni B92

"Filmat edukativë si mjete kyçe për të inspiruar ndryshimin dhe për të promovuar dialogun ndërkulturor në shkolla. Një mundësi unike për nxënësit të zhvillojnë aftësi kritike të mendimit, të rrisin ndërgjegjësimin rreth çështjeve sociale dhe kulturore dhe të nxisin një qasje më të hapur dhe të përfshirëse ndaj mësimit. Përmes temave të tyre të fuqishme dhe narrativave të ndikshme, këto filma edukativë janë burime të pasura që mbështesin mësimdhënien inovative dhe kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të informuar, të ndërgjegjshme dhe demokratike."