STORIES WE TELL

Aktivitetet

KAMPI I PARË NDËRKULTUROR

Nga 29 janar deri më 4 shkurt 2024, DokuFest organizoi kampin e parë ndërkulturor të projektit “Stories We Tell”, duke bashkuar 18 të rinj nga komunitete të ndryshme të Kosovës me qëllim që përmes fuqisë së artit dhe tregimit të historive, të thyej barrier shoqërore të cilat shkaktojnë ndasi.

Gjatë kampit, pjesëmarrësit hulumtuan sesi arti mund të përdoret për të sjellë në dritë histori të pathëna dhe për të trajtuar tema të ndjeshme sociale. Nga Prizreni në Prishtinë, ata u njohën me trashëgiminë kulturore të Kosovës dhe forma bashkëkohore të të shprehurit, duke përfshirë animacionin dhe dokumentarin. Takimet me organizata që merren me gazetari alternative dhe aktivizëm kulturor i ndihmuan të kuptonin më thellë rolin e tregimit të historive në fuqizimin e komuniteteve dhe promovimin e ndryshimeve sociale.

Në fund të kampit, pjesëmarrësit ndanë përvojat e tyre përmes intervistave individuale, duke reflektuar mbi sfidat dhe realitetet e përbashkëta që i lidhin, pavarësisht prejardhjes së tyre. Këto intervista u shfaqën në formë të ekspozitës gjatë kampit të dytë kulturore në Kino Armata në Prishtinë. 

KAMPI I DYTË NDËRKULTUROR

Nga 27 Maj deri më 2 Qershor organizuam edicionin e dytë të kampit ndërkulturor i cili mblodhi për herë të dytë të rinj nga komunitete të ndryshme në Kosovë për një javë shkëmbimi kulturor. Pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen mes vete dhe të mësojnë mbi procesin e xhirimit dhe editimit përmes një ligjeratave mbi procesin e filmbërjes. Në ditët në vijim, ata realizuan video portrete, zhvilluan vizita dhe punuan në portretizimin e njëri-tjetrit përmes xhirimeve, duke përfunduar me prezantime dhe diskutim të materialeve të tyre. 

Gjatë kampit, Flutura Balaj ndau eksperiencën e saj si filmbërëse e cila foli për fuqinë e artit në adresimin e sfidave shoqërore. Pjesëmarrësit gjithashtu vizituan redaksinë e Kosovo 2.0 dhe Qendrën e Dokumentimit për të Drejtat Humanitare, ndërsa në Kino Armata u mbajt lansimi i ekspozitës së kampit. 

Ditët e fundit përfshinë aktivitete të ndryshme dhe shfaqje filmash. Kampi u përmbyll me diskutime për përshtypjet dhe sugjerimet e pjesëmarrësve, ndërsa materialet e realizuara do të prezantohen në ekspozitën e dytë të DokuFest, duke sjellë në pah perspektivat dhe përvojat e tyre. 

KAMPI I TRETË NDËRKULTUROR

Nga 4 deri më 11 nëntor 2024, u mbajt kampi i tretë me 8 të rinj nga komunitete të ndryshme të Kosovës. 

Gjatë kampit, pjesëmarrësit morën pjesë në diskutime dhe punëtori praktike mbi filmbërjen, si dhe eksploruan trashëgiminë kulturore dhe format bashkëkohore të shprehjes artistike. Për të pasuruar përvojën e tyre, realizuam vizita dhe takime me organizata që fokusohen në gazetarinë alternative, të drejtat e njeriut dhe aktivizmin kulturor. 

Në fund të kampit, pjesëmarrësit ndanë historitë dhe përvojat e tyre përmes intervistave individuale, duke reflektuar mbi diversitetin, sfidat dhe realitetet e përbashkëta që i prekin, pavarësisht prejardhjes apo identitetit të tyre, këto intevista do të shfaqjen në formë ekspozitë më 18 Prill 2025. 

KAMPI I KATËRT NDËRKULTUROR 

Nga 18 deri më 23 shkurt 2025, organizuam kampin e fundit të projektit “Stories We Tell”, duke mbledhur 14 të rinj nga komunitete të ndryshme të Kosovës. 

Gjatë kampit, pjesëmarrësit u angazhuan në ligjërata mbi filmin, teknikat e xhirimit dhe montazhin, duke kombinuar të mësuarit teorik me ushtrime praktike. Përmes diskutimeve dhe aktiviteteve, ata eksploruan fuqinë e tregimit për të reflektuar mbi ndryshimet sociale dhe për të ndërtuar dialog mes tyre. 

Javën e kaluan mes xhirimeve, vizitave dhe punës në grupe, duke krijuar video portrete që pasqyruan perspektivat e tyre mbi njëri-tjetrin dhe mësimet e marra gjatë kampit. Kampi u përmbyll me një intervistë në formatin e një podcasti dhe reflektime mbi përvojën e përbashkët. Materialet e realizuara do të prezantohen në ekspozitën përfundimtare të projektit në prill.

“Stories We Tell” - Ekspozita përmbyllëse

“Stories We Tell” - Ekspozita përmbyllëse

April 28th, 2025
Tregimi i historive si mjet për ndryshim: ‘‘Stories We Tell’’

Tregimi i historive si mjet për ndryshim: ‘‘Stories We Tell’’

Projekti ‘’Stories We Tell’’ përfundoi me kampin e katërt dhe të fundit, i cili u mbajt këtë shkurt në Prizren.

February 28th, 2025
THIRRJE PËR APLIKIM – Kampi i Katërt Ndërkulturor “Stories We Tell”

THIRRJE PËR APLIKIM – Kampi i Katërt Ndërkulturor “Stories We Tell”

DokuFest hap aplikimet për kampin e katërt të “Stories We Tell”, një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë e moshës…

January 29th, 2025
ZBËRTHIMI I ARTIT TË TREGIMIT DHE FUQIZIMI PËRMES “STORIES WE TELL”

ZBËRTHIMI I ARTIT TË TREGIMIT DHE FUQIZIMI PËRMES “STORIES WE TELL”

Kampi i tretë i ’’Stories We Tell’’ i cili zgjati një javë, ,mblodhi 8 te rinjë nga komunitete të ndryshme…

November 19th, 2024
THIRRJE PËR APLIKIM – KAMPI I TRETË NDËRKULTUROR “STORIES WE TELL”

THIRRJE PËR APLIKIM – KAMPI I TRETË NDËRKULTUROR “STORIES WE TELL”

October 7th, 2024
THIRRJE PËR APLIKIM – KAMPI I DYTË NDËRKULTUROR “STORIES WE TELL”

THIRRJE PËR APLIKIM – KAMPI I DYTË NDËRKULTUROR “STORIES WE TELL”

DokuFest fton të gjithë të rinjtë e moshave 18-25 vjeçare nga të gjitha komunitetet e Kosovës që të bëhen pjesë…

March 15th, 2024
“STORIES WE TELL”: ARTI, RINIA DHE NDRYSHIMET SOCIALE!

“STORIES WE TELL”: ARTI, RINIA DHE NDRYSHIMET SOCIALE!

“Stories We Tell” është një projekt ambicioz i krijuar për të bashkuar komunitetet përmes mediumeve të fuqishme të artit dhe…

February 15th, 2024
THIRRJE PËR APLIKIM – KAMPI I PARË NDËRKULTUROR “STORIES WE TELL”

THIRRJE PËR APLIKIM – KAMPI I PARË NDËRKULTUROR “STORIES WE TELL”

DokuFest i fton të gjithë të rinjtë e moshës 18-25 vjeçare nga të gjitha komunitetet në Kosovë që të aplikojnë…

November 9th, 2023

"Shkolla e filmit 'Future is Here' në DokuFest m'i ka ndërtuar shkathtësitë në përdorimin e programeve profesionale të editimit. Këto më kanë ndihmu me u përfshi profesionalisht në Qendrën Mediale të Universitetit Jacobs në Gjermani, ku në 2 vitet e fundit krijoj përmbajtje mualtimediale për komunikim shkencor."


Flutura Balaj, Studente, Fizikë dhe Shkenca të Tokës, Universiteti Jacobs - Bremen, Gjermani