DokuFest, me krenari bëhet pjesë e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, një nismë që…
Kampi i tretë i ’’Stories We Tell’’ i cili zgjati një javë, ,mblodhi 8 te rinjë nga komunitete të ndryshme të Kosovës. Ky kamp u ofroi atyre mundësinë unike për të eksploruar lidhjen e fuqishme mes artit, tregimit të histori dhe aktivizmit social, duke ua bërë të mundur të shprehurit lirshëm mbi çështje sociale shpesh herë të konsideruara si problematike dhe të vështira në lidhje me ndërveprimin mes komuniteteve.
Nga Prizreni në Prishtinë, pjesëmarrësit mësuan për trashëgiminë kulturore të Kosovës, duke zbuluar gjithashtu forma bashkëkohore të të shprehurit në mënyrë artistike dhe artit përmes filmbërjes. Për të pasuruar më tej përvojat e tyre, realizuam disa vizita në organizata kyçe si Fondacioni 17, Kosovo 2.0 dhe Qendra për të Drejtat e Njeriut dhe Ligjin Humanitar në Kosovë, ku ata morën njohuri të vlefshme mbi gazetarinë alternative, angazhimin e komunitetit dhe rëndësinë e tregimit të historive personale në avokimin për ndryshime sociale. Këto vizita theksuan se si kreativiteti mund të përdoret si një mjet transformues në krijimin e një shoqërie paqësore dhe gjithëpërfshirëse, veçanërisht në rajonet pas konfliktit.
Poashtu gjatë javës, pjesëmarrësit patën mundësinë të reflektojnë mbi historitë dhe përvojat e tyre personale dhe ndërpersonale. Në ditën e fundit të kampit pjesëmarrësit morën pjesë e intervistave individuale të drejtuara nga Eroll Bilibani. Gjatë këtyre intervistave , ata u përgjigjën në katër pyetje që nxisin mendimin, duke theksuar diversitetin, sfidat dhe realitetet e përbashkëta me të cilat ata përballen, pavarësisht nga prejardhja, etnia, gjinia, mosha ose niveli arsimorë.
Projekti "Stories We Tell" vazhdon të dëshmojë se, përmes artit dhe tregimit të historive, të rinjtë e Kosovës janë një burim i rëndësishëm për pasurimin dhe fuqizimin kulturor të vendit.
Ky projekt synon të inspirojë ndryshime pozitive sociale dhe të kontribuojë në ndërtimin e një shoqërie më të bashkuar në Kosovë dhe përtej, duke theksuar zërat e margjinalizuar dhe duke shpërndarë histori të pa treguara.