STORIES WE TELL

Ekspozitat

EKSPOZITA E PARË

Në kuadër të projektit, si aktivitet përmbyllës të kampit njëjavor, realizuam intervista individuale me pjesëmarrësit, të cilat më pas i përpunuam dhe i shfaqëm në formën e një ekspozitë audiovizuale në Kino Armata më 31 maj 2024. Në këtë ekspozitë protagonist kishim pjesëmarrësit e kampit. Ata ndanë përvojat dhe këndvështrimet e tyre mbi identitetin, artin dhe ndryshimet shoqërore.

Një element i veçantë ishte fakti që ekspozita e kampit të parë u shfaq gjatë kampit të dytë, kjo u dha mundësinë pjesëmarrësve të të dy kampeve të njiheshin me njëri-tjetrin Për disa ishte pika përmbyllëse e përvojës së tyre, ndërsa për të tjerët një vështrim në mënyrën se si kampi do të përfundonte dhe si intervistat e tyre do të shndërroheshin në një ekspozitë. 

EKSPOZITA E DYTË

Gjatë edicionit të 23-të të DokuFest, ekspozita e dytë solli një qasje unike në prezantimin e përvojave dhe reflektimeve të pjesëmarrësve të rinj. Në vend të një ekspozite tradicionale, ajo u shfaq përmes një serie intervistash video, ku të rinjtë ndanë mendimet e tyre mbi identitetin, respektin e ndërsjellë dhe ndikimin e projektit në perceptimet e tyre.

Me një strukturë të njëjtë pyetjesh për të gjithë pjesëmarrësit, intervistat shfaqën ndryshimet dhe ngjashmëritë në përvojat e tyre, duke theksuar se si dialogu dhe bashkëpunimi ndihmojnë në sfidimin e stereotipeve dhe dezinformatave. Përmes sinqeritetit të tyre, vizitorët patën mundësinë të shihnin dhe ndjenin ndikimin e projektit në jetën e të rinjve.

EKSPOZITA E TRETË

Ekspozita përmbyllëse për kampin e tretë dhe të katërt u mbajt më 16 prill 2025 në Barabar. Ky event mblodhi pjesëmarrësit nga të katër kampet dhe prezantoi intervistat me video të realizuara nga pjesëmarrësit e kampit të tretë dhe të katërt, të cilët ndanë mendimet dhe përvojat e tyre.

Në këtë natë pjesëmarrësit patën mundësi të ri-takoheshin për të reflektuar dhe festuar udhëtimin e përbashkët. Së bashku me të ftuarit që sollën në ekspozitë, pjesëmarrësit shijuan ushqim dhe pije, ndërsa më vonë u mbajt një fjalim i shkurtër për të falënderuar të gjithë pjesëmarrësit dhe anëtarët e ekipit për përkushtimin dhe mbështetjen e tyre.

Me këtë ekspozitë përmbyllëm me sukses projektin ''Stories We Tell'', një projekt që kishte në qendër dialogun dhe mirëkuptimin mes të gjitha komuniteteve.

EKSPOZITA E KATËRT (1)

EKSPOZITA E KATËRT (2)

“Stories We Tell” - Ekspozita përmbyllëse

“Stories We Tell” - Ekspozita përmbyllëse

April 28th, 2025
Tregimi i historive si mjet për ndryshim: ‘‘Stories We Tell’’

Tregimi i historive si mjet për ndryshim: ‘‘Stories We Tell’’

Projekti ‘’Stories We Tell’’ përfundoi me kampin e katërt dhe të fundit, i cili u mbajt këtë shkurt në Prizren.

February 28th, 2025
THIRRJE PËR APLIKIM – Kampi i Katërt Ndërkulturor “Stories We Tell”

THIRRJE PËR APLIKIM – Kampi i Katërt Ndërkulturor “Stories We Tell”

DokuFest hap aplikimet për kampin e katërt të “Stories We Tell”, një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë e moshës…

January 29th, 2025
ZBËRTHIMI I ARTIT TË TREGIMIT DHE FUQIZIMI PËRMES “STORIES WE TELL”

ZBËRTHIMI I ARTIT TË TREGIMIT DHE FUQIZIMI PËRMES “STORIES WE TELL”

Kampi i tretë i ’’Stories We Tell’’ i cili zgjati një javë, ,mblodhi 8 te rinjë nga komunitete të ndryshme…

November 19th, 2024
THIRRJE PËR APLIKIM – KAMPI I TRETË NDËRKULTUROR “STORIES WE TELL”

THIRRJE PËR APLIKIM – KAMPI I TRETË NDËRKULTUROR “STORIES WE TELL”

October 7th, 2024
THIRRJE PËR APLIKIM – KAMPI I DYTË NDËRKULTUROR “STORIES WE TELL”

THIRRJE PËR APLIKIM – KAMPI I DYTË NDËRKULTUROR “STORIES WE TELL”

DokuFest fton të gjithë të rinjtë e moshave 18-25 vjeçare nga të gjitha komunitetet e Kosovës që të bëhen pjesë…

March 15th, 2024
“STORIES WE TELL”: ARTI, RINIA DHE NDRYSHIMET SOCIALE!

“STORIES WE TELL”: ARTI, RINIA DHE NDRYSHIMET SOCIALE!

“Stories We Tell” është një projekt ambicioz i krijuar për të bashkuar komunitetet përmes mediumeve të fuqishme të artit dhe…

February 15th, 2024
THIRRJE PËR APLIKIM – KAMPI I PARË NDËRKULTUROR “STORIES WE TELL”

THIRRJE PËR APLIKIM – KAMPI I PARË NDËRKULTUROR “STORIES WE TELL”

DokuFest i fton të gjithë të rinjtë e moshës 18-25 vjeçare nga të gjitha komunitetet në Kosovë që të aplikojnë…

November 9th, 2023

"Përdorimi i mjeteve audiovizuele në mësimdhënie mua si mësimdhënëse më ka ndihmuar jo vetëm që të arrijë rezultatet dhe qëllimet e planifikuara gjatë një ore mësimore, por edhe të jem një hap më pranë arritjes së kompetencave të përcaktuara nga Korniza Kurrikulare e Kosovës."


Jeta Rexha, Mësimdhënëse Gjimnazi "Hajdar Dushi" Gjakovë