Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

THIRRJE PËR APLIKIM – Kampi i Katërt Ndërkulturor “Stories We Tell”

DokuFest hap aplikimet për kampin e katërt të “Stories We Tell”, një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë e moshës 18-25 vjeçare nga të gjitha komunitetet e Kosovës.

Ky kamp, i mbështetur nga iniciativa SMART Balkans dhe i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, është një mundësi për të eksploruar artin e tregimit të historive, duke përdorur fuqinë e tij për të sfiduar stereotipet shoqërore dhe për të promovuar mirëkuptimin mes kulturave të ndryshme.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të angazhohen në një përvojë që mund të ndryshojë mënyrën se si shohin dhe kuptojnë njëri-tjetrin, duke përdorur tregimin si një mjet për ndryshim dhe bashkëpunim.

Gjatë këtij kampi, pjesëmarrësit do të zhvillojnë aftësi praktike dhe krijuese përmes punëtorive, leksioneve dhe aktiviteteve kulturore, të cilat do të ndihmojnë të forcojnë njohuritë e tyre mbi artin e tregimit dhe të krijojnë një hapsirë ku ndajnë historitë e tyre.
Kampi do të zhvillohet nga 18 deri më 23 shkurt 2025, dhe DokuFest do të mbulojë plotësisht shpenzimet për udhëtimin, akomodimin dhe ushqimin.

Afati i fundit për aplikim është 10 shkurt 2025, kështu që sigurohuni që të aplikoni sa më shpejt!

Për t’u aplikuar, ju lutemi plotësoni një nga format e aplikimit dhe na dërgoni aplikimin tuaj sa më shpejt.

Për më shumë informacione ose pyetje, ju lutemi na kontaktoni në [email protected] ose ndiqni rrjetet tona sociale në Facebook dhe Instagram.

"Filmat edukativë si mjete kyçe për të inspiruar ndryshimin dhe për të promovuar dialogun ndërkulturor në shkolla. Një mundësi unike për nxënësit të zhvillojnë aftësi kritike të mendimit, të rrisin ndërgjegjësimin rreth çështjeve sociale dhe kulturore dhe të nxisin një qasje më të hapur dhe të përfshirëse ndaj mësimit. Përmes temave të tyre të fuqishme dhe narrativave të ndikshme, këto filma edukativë janë burime të pasura që mbështesin mësimdhënien inovative dhe kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të informuar, të ndërgjegjshme dhe demokratike."