Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

THIRRJE PËR APLIKIM – KAMPI I DYTË NDËRKULTUROR “STORIES WE TELL”

DokuFest fton të gjithë të rinjtë e moshave 18-25 vjeçare nga të gjitha komunitetet e Kosovës që të bëhen pjesë e kampit të dytë ndërkulturor ‘’Stories We Tell’’. Ky projekt është i financuar nga ‘’SMART Balkans’’- Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor, dhe nga Ministria e Punëve Të Jashtme në Norvegji.

‘’Stories We Tell’’ është një platformë dinamike e përshtatur posaçërisht për grupmoshën 18-25-vjeçare, të cilët janë të gatshëm të bëjnë ndryshime në vendin tonë. Duke përdorur fuqinë e historive të tyre personale, këta pjesëmarrës do të sfidojnë klishet shoqërore duke hapur rrugën për bashkëpunim dhe mirkuptim.

Përmes aktiviteteve të ndryshme bashkëpunuese si krijimi i videove ku ata intervistojnë njëri-tjetrin, si dhe pjesëmarrja në ligjerata, diskutime dhe vizita kulturore, kjo punëtori synon të nxisë empati, të ndërtojë ura lidhëse dhe të kultivojë bashkëpunim midis pjesëmarrësve

Nëpërmjet eksplorimit të zhvillimit të edukimit mediatik dhe filmik, ky kamp synon të zbulojë dhe sfidojë perspektiva negative, duke rritur ndërgjegjësimin dhe duke krijuar marrëdhënie më kuptimplotë mes pjesëmarrësve.

Kjo punëtori edukative është planifikuar të mbahet nga 27 maj deri më 2 qershor.  

Gjatë kësaj kohe pjesëmarrësitë do të kenë mundësi të eksplorojnë qendra të ndryshme artistike dhe kulturore, poashtu edhe organizata shoqërore, në disa vende të Kosovës.

Është e rëndësishme të theksojmë se ky kamp do të mbulojë të gjitha shpenzimet e udhëtimit, ushqimit dhe akomodimit.

Që të bëheni pjesë e këtij programi, kandidatët potencial duhet të jenë në grupmoshën 18 deri në 25 vjeç, të kenë motiv për të krijuar marrëdhënie shoqërore dhe një dëshirë për të njohur moshatarë me të cilët do të ndajnë mendime të ngjashme.

Për të aplikuar, duhet të plotësoni një nga pesë Formularët e Aplikimit, të cilët mund t’i gjeni në gjuhën shqipe, serbe, turke, rome dhe angleze, deri më 28 prill – numri i pjesëmarrësve është i limituar. Për informacione shtesë, ju lutem na kontaktoni në [email protected] ose përmes rrjeteve sociale Facobook dhe Instagram.

Format e aplikimit:

[SHQ] Pyetësor — Stories We Tell

[RAE] Puqlarno — Mothavipya so Amen Mothava

[TUR] Anket — Stories We Tell

[SER] Upitnik — Stories We Tell

[ENG] Questionnaire — Stories We Tell

 

"Përdorimi i mjeteve audiovizuele në mësimdhënie mua si mësimdhënëse më ka ndihmuar jo vetëm që të arrijë rezultatet dhe qëllimet e planifikuara gjatë një ore mësimore, por edhe të jem një hap më pranë arritjes së kompetencave të përcaktuara nga Korniza Kurrikulare e Kosovës."


Jeta Rexha, Mësimdhënëse Gjimnazi "Hajdar Dushi" Gjakovë