YESS PROJECT FOR STORYTELLING AND FILMMAKING

YESS PROJECT FOR STORYTELLING AND FILMMAKING

Ky projekt, në bashkëpunim me UNICEF-in, synon të fuqizojë rreth 250 studentë nga 11 komuna përmes tregimit të historive, fotografisë dhe kinematografisë.

Duke ofruar trajnim të specializuar dhe përvojë praktike, do të zhvillohen dhjetë histori mbresëlënëse me fokus te njerëzit dhe do të krijohet një dokumentar i shkurtër që pasqyron rrugëtimin e Projektit YESS.

Gjatë një trajnimi dy-ditor, 25 studentë nga komuna të ndryshme do të marrin pjesë në sesione që përqendrohen në tregimin e historive, fotografinë dhe kinematografinë. Mbështetja e vazhdueshme nga ekipi i DokuFest, përfshirë trajnimin postproduksion, do t’u mundësojë studentëve të përsosin historitë e tyre përmes një procesi të marrjes së këshillave, duke rezultuar në realizime me cilësi të lartë.

Për më tepër, DokuFest do të prodhojë një dokumentar që do të pasqyrojë të gjithë rrugëtimin e Projektit YESS, duke përfshirë intervista dhe pamje nga prapaskenat për të nxjerrë në pah ndikimin e nismës dhe për të festuar kreativitetin e studentëve. Ky dokumentar do të shfaqet gjatë Ditës së Talenteve në DokuFest, si një mirënjohje për punën e pjesëmarrësve.

Periudha e përgjithshme e zbatimit të projektit do të zgjasë nga tetori 2024 deri në nëntor 2025, me afate specifike për aktivitete të ndryshme, për të siguruar një qasje të strukturuar dhe efektive në arritjen e objektivave.

Ky projekt është mbështetur financiarisht nga Peacebuilding Fund në partneritet me UNICEF dhe IOM në Kosovë.

"Filmat edukativë si mjete kyçe për të inspiruar ndryshimin dhe për të promovuar dialogun ndërkulturor në shkolla. Një mundësi unike për nxënësit të zhvillojnë aftësi kritike të mendimit, të rrisin ndërgjegjësimin rreth çështjeve sociale dhe kulturore dhe të nxisin një qasje më të hapur dhe të përfshirëse ndaj mësimit. Përmes temave të tyre të fuqishme dhe narrativave të ndikshme, këto filma edukativë janë burime të pasura që mbështesin mësimdhënien inovative dhe kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të informuar, të ndërgjegjshme dhe demokratike."