Grantet e Filmit të DokuFest, të njohura si “Mbështetje për valën e re të kineastëve të Kosovës”, është një iniciativë…
Promovimi i Shoqërisë Demokratike përmes Kulturës dhe Artit
DokuFest përmes aktiviteteve gjatë festivalit dhe përmes projekteve të realizuara gjatë gjithë vitit, trajton gjithmonë çështje relevante të të drejtave të njeriut, klimës, gjinisë, çështjet sociale, globale. Aktivitetet e festivalit janë të adaptueshme për të kalibruar në një mënyrë për të adresuar çështje të ndryshme dhe për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me ato çështje që trajtohen, duke synuar gjithmonë popullsinë nën moshën 30 vjeç. Më konkretisht, programet e DokuFest synojnë nxënësit e rinj të shkollave të mesme përmes promovimit të filmave dokumentarë si mjet arsimor alternativ, përmes shfaqjeve të dokumentarëve të ndjekur nga debate interaktive për të gjitha aspektet e jetës.
Duke qenë një organizatë gjithëpërfshirëse e ndërtuar mbi një qasje të orientuar drejt komunitetit, ne gjithmonë kërkojmë t'u shërbejmë të gjitha segmenteve të popullsisë, duke ofruar mundësi të vetë-shprehjes që u jep zë vajzave të reja, komuniteteve të margjinalizuara dhe të nënpërfaqësuara. Nëpërmjet Festivalit tonë të përvitshëm ku rritet numri i vizitorëve dhe rrjedhimisht rritet edhe konsumi i bizneseve lokale që ofrojnë akomodim, ushqim, transport, argëtim dhe shërbime të tjera - që i bën ata përfituesit kryesorë. Kjo gjithashtu ndikon ndjeshëm në mirëqenien financiare dhe mendore të popullsisë së përgjithshme.