Projektet: Arkiva

Projektet e mëparshme në kuadër të DokuLab

Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

Arkiva

TRANSFORMIMI SHOQËROR INOVATIV NË  KOSOVË  +

Projekti synon të promovojë pajtimin ndërmjet komuniteteve nëpërmjet angazhimit qytetar; të mbështesë komunitetet lokale që parandalojnë radikalizimin/ekstremizmin e dhunshëm dhe promovimin e paralajmërimit të hershëm / veprimit të hershëm në nivel lokal; avancimin në promovimin e aftësimit digjital për qëllime arsimore për të ndihmuar në uljen e gjuhës së urrejtjes, si dhe për të krijuar një mjedis gjithëpërfshirës midis komuniteteve lokale përmes shkëmbimit kuptimplotë mbi temat e pabarazisë, të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike, duke rritur kështu pjesëmarrjen kritike dhe aktive në jetën qytetare dhe për të nxitur qëndrueshmërinë përmes shkëmbimit të opinioneve, edukimit mediatik e informacionit, dhe më e rëndësishmja, zbulimi i qëllimeve të përbashkëta dhe pasqyrimi i mendimeve të tyre.

FABRIKA E SHKATHTËSIVE DIGJITALE

Objektivi i përgjithshëm i projektit është ndërtimi i aftësive digjitale dhe teknologjike të të rinjve brenda institucioneve arsimore për të qenë në gjendje të përmirësojnë orientimin e tyre në karrierë dhe punësimin në të ardhmen. Nëpërmjet pjesëmarrjes aktive, projekti do të krijojë gjithashtu një mjedis të sigurt për adoleshentët e rinj në të menduarit kritik dhe analitik, do të nxisë kreativitetin dhe do t’i fuqizojë ata për të komunikuar në mënyrë efikase në peizazhin e larmishëm mediatik.

TRANSFORMIMI SHOQËROR INOVATIV NË  KOSOVË 

Projekti KIST ka për qëllim promovimin e edukimit digjital në arsim, duke ofruar udhëzime dhe materiale digjitale për shkollat, si dhe aktivitete kulturore e artistike, me synim e rritjes së pjesëmarrjes aktive të nxënësve në jetën qytetare, adresimin e dezinformimit, dhe zhvillimin e të menduarit kritik në përballjen me sfidat e shekullit 21. 

DIGITAL MEDIA CLUBS

Projekti “Klubet Digjitale të Medias” ka filluar me 1 Shtator 2019 dhe ka zgjatur deri më 30 Janar 2021. Projekti u dedikohet 20 shkollave kampione të përzgjedhura nga GIZ në 7 komuna të Kosovës dhe në 3 shkolla publike të komunës së Prizrenit bashkëfinancuar nga Komuna e Prizrenit.

HOW DO I SEE YOU?

“HOW DO I SEE YOU” është projekt i përbashkët mes DokuFest, Fond B92 dhe Slobodna Zona qe synon krijimin e një lidhjeje, mes të rinjve të Kosovës dhe Serbisë përmes një programi edukues dhe gjithëpërfshirës me të rinj të moshës 18-25 vjeç, të cilët do të jenë pjesë e 6 kampeve ku do të shkëmbehen ide e mendime ndërkulturore, edukim mediatik dhe mbi të gjitha ku ata do të gjejnë qëllime të përbashkëta dhe të pasqyrojnë mendimet e tyre përmes intervistash në të cilat ata do të keni mundësi t’i shprehin pikëpamjet e tyre, për bashkëmoshtarët e tyre.

DIGITAL FILM FACTORY

FABRIKA DIGJITALE E FILMIT

EDUCATING 4 EQUALITY

Projekti ka për synim që të punojë në arsim, me mësimdhënës formal dhe joformal në fushën e edukimit, sociologjisë, të drejtave të njeriut, shoqërisë civile dhe shkencave shoqërore.

FILM AND FACTUAL MEDIA

Filmi dhe Mediat Faktike synon të nxisë krijimin e forumeve të pavarura për diskutim dhe shkëmbim idesh, kështu që të provokojë ndërgjegjësim dhe të stimulojë debat më të fortë publik për rëndësinë e arsimit në përgjithësi dhe përfshierjen sociale dhe arsimore të të gjitha komuniteteve përmes artit pamor, filmit dokumentar dhe animacioneve.

NETWORK PARTNER PROGRAM

Kjo faqe është në përpunim…

Projektet Aktive

"Shkolla e filmit dokumentar, më ka mësuar si t'i kanalizoj mendimet e mia dhe si të ëndërroj. Jam mësuar ta shoh botën me një sy tjetër dhe ta gjej inspirimin për të treguar një storie në çdo cep të jetës sime. Që atëherë, asnjëherë s’jam ndalur së bëri filma sepse inspirimin, vullnetin dhe njohurinë që e kam marrë, më shoqëron çdo ditë në jetën time."


Leart Rama, Regjisor