HOW DO I SEE YOU?

Rezultatet

Performanca e përgjithshme e ekipit të projektit ishte shumë efektive pasi të gjitha aktivitetet e planifikuara u organizuan me përkushtimin dhe zell më të lartë (kur kihet parasysh shpërthimi i pandemisë).  Ky vëzhgim bazohet në shkallën e lartë të përgjigjes së secilit, gatishmërinë për t’iu përgjigjur kërkesave të ndryshme dhe reagimet pozitive nga aplikantët gjatë zbatimit.  Për më tepër, një tregues tjetër që kontribuon në këtë vëzhgim është se gjatë zbatimit ekipi nuk ka marrë asnjë reagim negativ për performancën.

EKSPOZITA E PARË DIGJITALE “HOW DO I SEE YOU?”

Punimet audio vizuale të pjesëmarrësve nga Kosova dhe Serbia të bëra gjatë kampit të parë u prezantuan në ekspozitën ‘HDISY’ nga data 09-12 gusht të vitit 2021 gjatë edicionit jubilar të DokuFest. Të pranishëm të shumtë patën mundësi të dëgjojnë nga afër videot e të rinjve në formë të portreteve audiovizuale dhe të bashkëbisedojnë me ta.

Përmes aktiviteteve të projektit të rinjtë gjatë takimeve në kampin ndërkulturor në Kosovë dhe Serbi kanë pasur mundësinë ta njohin njëri-tjetrin përmes artit dhe kulturës në një hapësirë të lirë nga gjuha e urrejtjes dhe paragjykimeve të ndërsjella.

Gjatë fillimit të zbatimit të projektit, aktivitetet përveç tjerash iu ndihmuan këtyre të rinjve në nxitjen dhe krijimin e narracioneve që trajtojnë çështjet ndërkulturore me të cilat ballafaqohen të rinjtë në Serbi dhe Kosovë përmes një hapësire ku shkëmbehen idetë dhe ku respektohet mendimi ndryshe, e që është i bazuar në respekt të ndërsjellë. Më gjerësisht LEXONI KËTU

 

EKSPOZITA E DYTË DIGJITALE “HOW DO I SEE YOU?”

Pas ekspozitës së parë në DokuFest në gusht të vitit 2021, ekspozita e dytë në kuadër të projektit të financuar nga BE “How Do I See You?” ashtu si edhe ishte planifikuar, u mbajt në nëntor gjatë datave 7-11 të vitit 2021, gjatë Festivalit Free Zone Festival në Beograd.

Të pranishëm në hapjen e ekspozitës ishin shumë pjesëmarrës të projektit, përfaqësues të mediave serbe dhe po ashtu edhe përfaqësuesit e zyrës së EU-së në Serbia, Zt. Dirk Lorenza. Më gjerësisht LEXONI KËTU

EKSPOZITA E TRETË DIGJITALE “HOW DO I SEE YOU?”

Gjatë datave 10-12 gusht në kuadër të edicionit të XXI të DokuFest u mbajtë edhe ekspozita e tretë në kuadër të projektit “How Do I See You?”. Video materiali i ekspozitës së bashku me foto shfaqën eksperiencën e 14 pjesëmarrësve të projektit nga Kosova dhe Serbia që kaluan gjatë muajit mars në Kosovë. 

Të pranishëm në ekspozitë ishin pjesëmarrës të shumtë të projektit edhe nga kampet e kaluara. Më gjerësisht LEXONI KËTU

EKSPOZITA E KATËRT NË KUADËR TË PROJEKTIT “HOW DO I SEE YOU?”

Pas kampit të suksesshëm në shtator me 19 pjesëmarrës, u mbajtë edhe ekspozita që iu kushtua materialeve të krijuara gjatë këtij kampi. Në kuadër të Slobodna Zona Film Festival, saktësisht gjatë datave 7 deri më 9 nëntor të vitit 2022 - që përfshiu ekpozitën e katërt në kuadër të projektit HDISY.

Të pranishëm në ekspozitë ishin shumë pjesëmarrës nga kampi i fundit, por edhe nga kampet e kaluara të projektit, bashkë me pjesën organizative të stafit nga Fond B92, Slobodna Zona Film Festival dhe DokuFest.  Më gjerësisht LEXONI KËTU

 

HOW DO I SEE YOU? HOW DO I SEE YOU?

THIRRJE PËR KAMPIN E KATËRT TË SHKËMBIMIT NDËRKULTUROR

DokuFest, Slobodna Zona Film Festival, dhe Slobodna Zona Junior ftojnë të rinjtë e moshës 18 deri në 25 vjeç nga Serbia dhe Kosova të jenë pjesë e projektit HOW DO I SEE YOU?.Iniciativë kjo novatore e vendosur për hequr barrierat mes të rinjve kosovarë dhe serbë, ka hapur edhe një thirrje për kampin e katërt që do të mbahet në Prizren.

HOW DO I SEE YOU? HOW DO I SEE YOU?

EKSPOZITA ‘HDISY’ U HAP NË BEOGRAD

Ekspozita audio-vizuele ‘How Do I See You?’ (HDISY?) e bërë në kuadër të projektit me të njejtit emër u shfaq në festivalin e filmit ‘Slobodna Zona’ më 7-të Nëntor.

HOW DO I SEE YOU? HOW DO I SEE YOU?

FILMBËRËSIT E RINJË TË DOKUFEST UDHËTUAN NË FESTIVALIN E FILMIT ‘SLOBODNA ZONA’

Filmbërësit e kampeve ‘Future is Here’ dhe ‘Human Rights Filmmaking Workshop’, shfaqën filmat e tyre për audiencën e festivalit të filmit ‘Slobodna Zona’, këtë javë.

HOW DO I SEE YOU? HOW DO I SEE YOU?

KAMPI I TRETË I SHKËMBIMIT NDËRKULTUROR

Gjithçka që ndodhi në udhëtimin e paharrueshëm 7-ditor për pjesëmarrësit e Kampit të Tretë të Shkëmbimit Ndërkulturor!

HOW DO I SEE YOU? HOW DO I SEE YOU?

EKSPOZITA MULTIMEDIALE “HOW DO I SEE YOU?” NË DOKUFEST

Mbahet ekspozita multimediale e projektit HOW DO I SEE YOU?

HOW DO I SEE YOU? HOW DO I SEE YOU?

THIRRJE PËR KAMPIN E TRETË TË SHKËMBIMIT NDËRKULTUROR

HOW DO I SEE YOU? HOW DO I SEE YOU?

KAMPI I DYTË NDËRKULTUROR PRANVEROR

HOW DO I SEE YOU? HOW DO I SEE YOU?

BASHKOJUNI EKIPIT TË DOKUFEST

HOW DO I SEE YOU? HOW DO I SEE YOU?

CALL FOR BIDDERS ‘HOW DO I SEE YOU?’

Informatën e plotë lexojeni në versionin e gjuhës angleze

HOW DO I SEE YOU? HOW DO I SEE YOU?

“How Do I See You?” hap ekspozitën multimediale

HOW DO I SEE YOU? HOW DO I SEE YOU?

KAMP I DYTË PËR SHKËMBIM NDËRKULTUROR

HOW DO I SEE YOU? HOW DO I SEE YOU?

‘HOW DO I SEE YOU?’ MBYLL PUNIMET ME EKSPOZITË AUDIOVIZUALE

“HOW DO I SEE YOU?” projekt i përbashkët në mes DokuFest dhe Free Zone përmbylli aktivitetet me gjeneratën e dytë të kampit ndërkulturor.

HOW DO I SEE YOU? HOW DO I SEE YOU?

KAMPI I PARË PËR SHKËMBIM NDËRKULTUROR

HOW DO I SEE YOU? HOW DO I SEE YOU?

KAMPI NDËRKULTUROR ‘HOW DO I SEE YOU?’ - Edicioni Online

Për shkak të masava ne fuqi, për shkak të COVID-19, në pamundësi të mbledhive dhe organizimeve fizike, aktiviteti i projektit “How Do I See You?” është zhvilluar për herë të dytë online, ku në këto 2 cikle kanë marrë pjesë rreth 34 pjesëmarrës nga Kosova dhe Serbia.

HOW DO I SEE YOU? HOW DO I SEE YOU?

‘HOW DO I SEE YOU?’ KAMPI TRAJNUES

DokuFest në partneritet me Fond B92 dhe Free Zone Film Festival përmes projektit ‘How Do I See You’ synon të krijojë një mundësi për të rinjtë nga Kosova dhe Serbia të angazhohen në një shkëmbim domethënës që shkon përtej dialogut.

HOW DO I SEE YOU? HOW DO I SEE YOU?

PËRGATITJET PËR PUNËTORINË MBI NJOHURITË PËR MEDIA

Megjithëse epoka digjitale ka lehtësuar qasjen në të dhëna dhe informacione, dhe ka përshpejtuar dhe përmirësuar arritjen e audiencës, në të njëjtën kohë përmes teknologjive të reja, ajo vazhdimisht është duke e sfiduar gazetarinë profesionale me të ashtuquajturat lajme të rreme të mbushura me gjuhë urrejtjeje, paragjykime dhe stereotipe. Paragjykimet dhe stereotipet e vazhdueshme forcohen dhe ushqehen vazhdimisht nga platformat joetike të mediave, të cilat më pastaj shpërndahen nga individë përmes mediave sociale dhe teknologjive të reja.