EDUCATING 4 EQUALITY

EDUCATING 4 EQUALITY

Projekti ka për synim që të punojë në arsim, me mësimdhënës formal dhe joformal në fushën e edukimit, sociologjisë, të drejtave të njeriut, shoqërisë civile dhe shkencave shoqërore.

Projekti synon institucionet kombëtare dhe lokale që punojnë në arsim, mësimdhënësit formal dhe joformalë në fushën e edukimit, sociologjisë, të drejtave të njeriut, shoqërisë civile dhe shkencave shoqërore. Luftimi i dhunës dhe diskriminimit bazuar në identitetin gjinor dhe seksual përmes edukimit filmik dhe mediatik. 

Në mënyrë të veçantë, projekti do të synojë mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollave të mesme. 

—Shfaqjet e filmave për të rinjtë përmes përzgjedhjes së Filmit, 

—Sigurimin e të Drejtave të Filmit; 

—Rritjen dhe promovimin e ndërgjegjësimit përmes përdorimit të teknologjive të reja në promovim, 

—Sshfaqjet e filmave mbi barazinë gjinore për studentët dhe prindërit të ndjekura nga diskutime të fasilituara; 

—Edukimin multimedial përmes zhvillimit manual të mësuesve dhe zbatimit të tij, publikimin manual dhe shpërndarjen; 

—Sigurimin e qëndrueshmërisë dhe promovimin e mëtejshëm përmes shfaqjes së filmave, zhvillimit të filmit, trajnimit të trajnerëve dhe përfshirjes së tregimeve lokale. 

 

Ky grant përkrahet nga “Programi i shoqërisë civile për Kosovë dhe Shqipëri” i financuar nga Ministria e Punëvë të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në bashkëpunim me Partnerët shqiptarë për Zhvillim dhe Ndryshim (PA).

"Filmat edukativë si mjete kyçe për të inspiruar ndryshimin dhe për të promovuar dialogun ndërkulturor në shkolla. Një mundësi unike për nxënësit të zhvillojnë aftësi kritike të mendimit, të rrisin ndërgjegjësimin rreth çështjeve sociale dhe kulturore dhe të nxisin një qasje më të hapur dhe të përfshirëse ndaj mësimit. Përmes temave të tyre të fuqishme dhe narrativave të ndikshme, këto filma edukativë janë burime të pasura që mbështesin mësimdhënien inovative dhe kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të informuar, të ndërgjegjshme dhe demokratike."