TRANSFORMIMI SHOQËROR INOVATIV NË  KOSOVË 

Shkollat Fituese

Projekti “Transformimi Shoqëror Inovativ në Kosovë” ka filluar në muajin qershor të vitit 2022, ndërsa ka përfunduar në prill të vitit 2023.

Projekti KIST ka nisur në qershor të vitit 2022 dhe ka zgjatur deri në muajin prill të vitit 2023. Në fund të projektit, pas një gare të mbajtur janë përzgjedhur dhjetë shkolla fituese, ku vendi i parë ka fituar kupon prej 1 mijë euro, vendi i dytë 700 euro, vendi i tretë 500 euro, ndërsa shtatë shkollat tjera nga 300 euro. Me këto kuponë shkollat kanë blerë për vete paisje që shërbejnë në zhvillimin e mëtejshëm të klubeve mediatike të tyre, ku përfshihen foto-aparate, kamera, llaptopë dhe paisje tjera digjitale. Gjithashtu, të gjitha shkollat tjera kanë marrë shpërblim prej 300 eurosh, ashtu që të motivohen në zhvillimin e mëtutjeshëm të klubit mediat në shkollën e tyre. TRE FITUESIT KRYESORË: 1. SHFMU "Abdyl Frashëri" - Vushtrri, me filmin "Igballja". 2. SHFMU "Xheladin Rekaliu" - Podujevë, me filmin "Telefoni". 3. SHFMU "Astrit Bytyqi" - Ferizaj. me filmin "Era dhe Niki". Shikoni filmat e prodhuar

"Filmat edukativë si mjete kyçe për të inspiruar ndryshimin dhe për të promovuar dialogun ndërkulturor në shkolla. Një mundësi unike për nxënësit të zhvillojnë aftësi kritike të mendimit, të rrisin ndërgjegjësimin rreth çështjeve sociale dhe kulturore dhe të nxisin një qasje më të hapur dhe të përfshirëse ndaj mësimit. Përmes temave të tyre të fuqishme dhe narrativave të ndikshme, këto filma edukativë janë burime të pasura që mbështesin mësimdhënien inovative dhe kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të informuar, të ndërgjegjshme dhe demokratike."