DokuFest, në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë, përmes projektit “Beyond Silence – Empowering Voices for Justice and…
Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab
Gjatë shkollës verore të organizuar nga projekti KIST nga 25 deri më 29 korrik 2022 në ITP Prizren, fëmijët e klasave VII-IX patën mundësi që të mësojnë më shumë rreth dezinformimit, keqinformimit dhe dukurive tjera negative me të cilat përballen nxënësit e kësaj moshe.
Në përpjekjen e palodhur të DokuFest për të trajtuar problemet shoqërore përmes mediumit të filmit, përkatësisht atë të dezinformimit digjital, temë kjo që trajtohen pothuajse në të gjitha projektet tona, qëllimi i shkollës verore ishte rritja e njohurisë digjitale sa teorike ashtu dhe praktike, përmes aktiviteteve që ndodhën gjatë 5 ditëve të shkollës. Të gjithë aktivitetet në shkollë u mbikëqyrën nga trajnerët, të cilët përveçse u mësuan atyre gjithcka mbi dezinformatat digjitale, ata u ndërrmorrën dhe me të mësuarit e aftësive teknike të prodhimit të videove stop-motion që secila nga shkollat duhej të krijonte gjatë qëndrimit në shkollën verore.
Petrit Tahiri, drejtor i organizatës partnere KEC, foli për faktorët që i shtyen të rinjtë drejt radikalizimit dhe si të identifikohen dhe parandalohen të format e ekstremizmit të dhunshëm. Mentorët kryesorë për produksionin e videove ishin Martina Kabashi dhe Zgjim Terziqi. Martina, bashkëthemeluese dhe drejtoreshë kreative e ‘KUKU Creations’, u mësoi participantëve për metodologjinë e të krijiuarit të videove ‘stop-motion’. Filmbërësi, Zgjim Terziqi, sqaroi thellësisht për proceset e zhvillimit dhe strukturimit të një historie në film. Alban Zenelaj, bisedoi mbi dezinformimin mediatik dhe zbatimin e komunikimit audio-vizual dhe filmit si medium që bjen në pah kompleksitetin e historive që tregohen.
Më pas këto mësime u zbatuan nga moderatori Valon Canhasi, i cili ndër mësime të tjera u dha studentëve udhëzime praktike të hapave që duhet të ndërmerren për të treguar një histori komplekse në rrjetet sociale. Mësimdhënësit e shkollave po ashtu u ftuan të mësojnë se si të trajtohen problemet që nxënësit hasin nga bota digjitale, në ligjeratën me Kreshnike Ademi, të KEC. Në një seancë paralele me nxënësit, Valdete Gjakova nga KEC, mbajti ligjeratën rreth ballafaqimit dhe hapave që duhen të ndërrmerren në rast të ekspozuarit të përmbajtjeve të dëmshme digjitale.
Pas tre ditësh me përplotë trajnime, dy ditët e fundit iu kushtuan zbatimeve nga ato që ata mësuan përgjatë javës. Historitë e videove përfshijnë tema si mbikonsumimi i mediave sociale,bullizmi, diskriminimi gjinor etj. Të gjitha videot e krijuara nga secila shkollë përkatëse mund ti gjeni më poshtë.
Kurrikula po ashtu u la hapësirë fëmijëve për të pushuar dhe për t'u argëtuar me aktivitete sportive si seanca të jogas me Bora Shpuza Kasapolli, karaoke e shfaqje filmash në kinemanë e hapur Solare.
Projekti financohet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë dhe zbatohet nga Dokufest dhe Qendra për Arsimin e Kosovës.
Të gjitha videot a animuara 'stop-motion' mund ti gjeni KËTU.