Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

TREGOJENI HISTORINË TUAJ ME NJË FILM TË SHKURTËR!

Në kuadër të projektit ‘Transformimi Shoqëror Inovativ në Kosovë’, objektivi kryesor i të cilit është rritja e shkrim-leximit dixhital mes të rinjve të Kosovës nëpërmjet mënyrave kreative, ne organizuam Shkollën Dimërore ‘Tregimet e Interesit Njerëzor’, me partnerët tanë Qendrën e Arsimit të Kosovës dhe Ambasadën e Mbretërisë së Holandës.

Shkolla u parapri nga ligjëratat njëditore si pjesë e projektit, mbi bazat e prodhimit të filmit nga fasilitator dhe filmbërësi Zgjim Terziqi, për secilin klub të mediave nga 10 shkollat pjesëmarrëse, tri javë para shkollës dimërore. Shkolla mblodhi dy nxënës përfaqësues nga secili prej klubeve i medias të vizituara - që arritën në 20 nxënës - të shoqëruar nga mësuesit e tyre në Istog të shtunën (4 mars) për t'iu nënshtruar trainimit intensiv dy-ditor mbi shkrim-leximin dixhital, përkatësisht duke trajtuar keqinformimin, dhe për të zhvilluar mendimin kritik. Sipas qasjes së shkollës për t'i mësuar fëmijët nëpërmjet mjeteve kreative, moduli i shkollës e bën këtë nëpërmjet mësimit të tregimit vizual tek fëmijët. Secila nga shkollat pjesëmarrëse zgjodhi një temë për filmin e shkurtër që do të kenë shansin ta realizojnë gjatë fazave të ardhshme të projektit. Temat që studentët zgjodhën kishin të bënin me çështje kritike të kohës së tyre, shumë prej të cilave përfshinin lundrimin e botës dixhitale dhe implikimet e saj sociale. Shkolla nisi me një fjalim të Ambasadores të Mbretërisë së Holandës, Carin Lobbezoo e cila foli për rëndësinë e të diturit se si të lundrojmë në mënyrë kritike në platformat sociale dixhitale. Trajnimi filloi me një leksion nga Arbnore Ismajli, e cila foli për bullizmin dhe bullizmin kibernetik, ndikimin e tij dhe hapat e nevojshëm për të ndërmarrë pasi ta njohesh atë. Shkolla vazhdoi me një leksion mbi 'Teknikat hulumtuese' nga redaktorja menaxhere e Kosova 2.0, Gentiana Paqirizi e pastaj me trajnime mbi tregimin vizual dhe procesin e saj nga fasilituesit dhe filmbërësit e shkollës Trendelina Halili dhe Zgjim Terziqi. Pastaj studentëve iu dha kohë për të zbatuar atë që u mësua dhe për të punuar në propozimin e tyre hulumtues. Dita e parë u mbyll si një ditë dixhitale, interaktive, e cila i bëri nxënësit të zbulojnë dhe eksplorojnë të tre katet e strukturës ku u mbajt shkolla dimërore. Gjatë gjithë ditës së dytë studentët duhej të paraqisnin idetë e tyre para jurisë së përbërë nga regjisorja Trendelina Halili, Kreu i DokuLabit, Eroll Bilibani dhe Menaxherja e Projektit dhe Producentja, Zana Arapi. Juritë ndihmuan në formësimin e këtyre ideve në projekte konkrete dhe të ekzekutueshme.

"Shkolla e filmit 'Future is Here' në DokuFest m'i ka ndërtuar shkathtësitë në përdorimin e programeve profesionale të editimit. Këto më kanë ndihmu me u përfshi profesionalisht në Qendrën Mediale të Universitetit Jacobs në Gjermani, ku në 2 vitet e fundit krijoj përmbajtje mualtimediale për komunikim shkencor."


Flutura Balaj, Studente, Fizikë dhe Shkenca të Tokës, Universiteti Jacobs - Bremen, Gjermani