Në kuadër të projektit ‘Transformimi Shoqëror Inovativ në Kosovë’, objektivi kryesor i të cilit është rritja e shkrim-leximit dixhital mes…
ITP ofroi hapësira të veçanta për pjesëmarrësit femra dhe meshkuj, hapësira të brendshme trajnimi (dy dhoma të mëdha), zona të jashtme për aktivitete sportive dhe të kohës së lirë, si dhe siguri përmes rojeve dhe kamerave në të gjithë kompleksin. Organizimi i ushqimit u bë përmes një thirrjeje publike për oferta.
Shkolla verore angazhoi trajnerë me përvojë në fushën e edukimit mediatik dhe zhvillimin e aftësive për krijimin e videove. Përveç kësaj, stafi i KEC, mori pjesë në aktivitete lidhur me temat kundër radikalizimit, duke punuar me mësimdhënësit duke përdorur përmbajtjen më të fundit nga kurset online për krijimin e një komuniteti mësimor. Këta fascilituan diskutimet e filmave me zyrtarët e DokuFest, zhvilluan lojëra dhe mësime për aftësi të buta, organizuan sesione Yoga, etj.
Programi ishte intensiv, duke u fokusuar në tema të tilla si parandalimi i radikalizimit, dezinformimi, keqinformimi dhe fenomene të tjera negative, duke shfrytëzuar burime digjitale si krijimi i videove me teknika stop-motion për të rritur ndërgjegjësimin e fëmijëve të moshës 12-14 vjeç.
Katër fascilitues u angazhuan për shkollën verore për të mbuluar edukimin mediatik, mediat sociale, animimin e videove dhe teknikat stop-motion. Përveç kësaj, pesë vullnetarë nga KEC fascilituan aktivitetet në lidhje me anti-radikalizimin, aktivitetet praktike për bullizmin, ndihmuan mësimdhënësit në përdorimin e mjeteve digjitale dhe trajnimin online për të krijuar një komunitet të fortë mësimor dhe organizimin e lojërave dhe sesioneve të jogës.
DokuFest angazhoi një autor filmi për diskutime filmike, staf shtesë për të siguruar funksionimin e ngjarjeve dhe pajisje shtesë si pajisje zërimi, ekrane të mëdha, projektorë, pajisje për regjistrimin e videove dhe pajisje ndriçimi.
Gjithsej 53 nxënës (31F; 22M) dhe 16 mësues (9F; 7M) nga nëntë shkolla partnere morën pjesë në shkollën verore. Gjatë programit u krijuan nëntë filma të animuar nga studentët duke përdorur metodën stop-motion, duke u fokusuar në tema që lidhen me dezinformimin, keqinformimin, bullizmin dhe rëndësinë e punës në grup.
Një sesion trajnimi për mësimdhënësit u zhvillua në dy grupe, për zhvillimin e fletave të punës, për parandalimin e radikalizimit dhe edukimin në media digjitale. Në punëtorinë e udhëhequr nga Merita Shala dhe Jeta Rexha morën pjesë 25 mësimdhënës nga shkollat përfituese. Në muajin nëntor, në shkollat përfituese u shfaqën mbi 10 filma me temën e bullizmit kibernetik.
Në aktivitetin e Shkollës Dimërore morën pjesë gjithsej 32 nxënës dhe mësimdhënës.
Gjatë muajit maj, filma me tema të ndryshme u përzgjodhën dhe u blenë posaçërisht për përdorim në klasë. Vlen të theksohet se të gjithë filmat janë përkthyer dhe titruar për të siguruar kuptueshmëri dhe qasje të lehtë për nxënësit.
Titujt e filmave:
"Jobs For All", Maximilien van Aertryck dhe Axel Danielson, Suedi 2021;
"Train Robbers", Martin A. Walther, Norvegji 2019;
"My Super Sea Wall", Gina Abatemarco, Gjermani 2009;
"Dorëzimi", Deri Nowak, Gjermani 2005;
"Korniza", Jasmin Gordon, Zvicër 2018.