TRANSFORMIMI SHOQËROR INOVATIV NË  KOSOVË 

TRANSFORMIMI SHOQËROR INOVATIV NË  KOSOVË 

Projekti KIST ka për qëllim promovimin e edukimit digjital në arsim, duke ofruar udhëzime dhe materiale digjitale për shkollat, si dhe aktivitete kulturore e artistike, me synim e rritjes së pjesëmarrjes aktive të nxënësve në jetën qytetare, adresimin e dezinformimit, dhe zhvillimin e të menduarit kritik në përballjen me sfidat e shekullit 21. 

Projekti KIST financohet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) dhe Dokufest. SI DO TË ZBATOHET KY PROJEKT? Ndërhyrja e përbashkët në shkolla do të jetë baza kryesore e bashkëpunimit tonë. Ndërsa KEC do të trajnojë mësuesit dhe nxënësit e shkollave se si të përdorin përmbajtjen digjitale për qëllime kreative arsimore, DokuFest do të rrisë kapacitetet e tyre për të përdorur tregimin vizual për të zhvilluar histori me interes njerëzor të fokusuara në alternativa pozitive dhe kundër-narrativa frymëzuese ndaj gjuhës së urrejtjes. Projekti do të fillojë trajnimin e tij, gjatë periudhës korrik-gusht 2022, kur nxënësit dhe mësuesit do të ftohen të marrin pjesë në Shkollë Verore me një program të përbashkët për mësuesit dhe nxënësit mbi shkrim-leximin digjital. Kjo shkollë verore do të fokusohet në shkrim-leximin digjital për qëllime arsimore. Shkolla verore do të organizohet si pjesë integrale e programit DokuKids të edicionit të 22-të të DokuFest. 

Trajnimi ka si qëllim të ndihmojë shkollën pjesëmarrëse të zhvillojë aftësitë e pranueshme për të marrë pjesë në Sfidën e Transformimit Digjital, organizuar si pjesë e projektit tonë, që përfshin kategori të ndryshme. Nxënësit do të inkurajohen të zgjedhin një ose më shumë tema dhe nëpërmjet projektit të tyre, të rrisin ndërgjegjësimin e bashkëmoshatarëve të tyre rreth lajmeve të rreme, dezinformatave, formave të ndryshme të ekstremizmit etj. Hapat që projekti planifikon të ndërmarrë për të përmbushur trajnimin e tyre janë si më poshtë: Përkthimi dhe titrimi i filmave të përzgjedhur nga Biblioteka Digjitale për t'u përgatitur më pas në versione të gjata dhe të shkurtra për shfaqje në klasë. Zhvillimi udhëzues filmash për parandalimin e radikalizimit dhe edukimin digjital të medias për filmat që do të përdoren në klasë. Shfaqja e filmave në shkollat partnere me ndihmën e mësuesve të trajnuar. Qëllimi është të përgatiten shkollat ​​pjesëmarrëse për të drejtuar programin në mënyrë të pavarur dhe të sigurohet qasja e tyre në platformën ‘Burim Online i Mësuesve të DokuFest’ (përfshin diskutimin para shfaqjes, pas shfaqjes dhe ushtrimet praktike). Prodhimi i tregimeve me interes njerëzor nga 10 shkollat ​​e përzgjedhura. Organizimi i 10 sesioneve të trajnimit dy-ditor për klubet shkollore, i cili përfshin trajnimin e nxënësve dhe mësuesve të shkollave partnere për ndërtimin e narrativave për t'iu përshtatur modelit të shpërndarjes së mediave sociale dhe do të përfshijë mënyrën e përdorimit të duhur të pajisjeve të xhirimit, dhe teknikave përkatëse. 

Projekti pritet të përfundojë në prill 2023, me eventin e shpalljes të fituesve. Fituesit do të marrin çmime si kamera, laptop dhe pajisje të tjera digjitale, të cilat do të bëhen pronë e shkollës për tu përdorur për aktivitete të ngjashme në të ardhmen.

"Filmat edukativë si mjete kyçe për të inspiruar ndryshimin dhe për të promovuar dialogun ndërkulturor në shkolla. Një mundësi unike për nxënësit të zhvillojnë aftësi kritike të mendimit, të rrisin ndërgjegjësimin rreth çështjeve sociale dhe kulturore dhe të nxisin një qasje më të hapur dhe të përfshirëse ndaj mësimit. Përmes temave të tyre të fuqishme dhe narrativave të ndikshme, këto filma edukativë janë burime të pasura që mbështesin mësimdhënien inovative dhe kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të informuar, të ndërgjegjshme dhe demokratike."