FABRIKA E SHKATHTËSIVE DIGJITALE

Rezultatet

Këtu janë përshkruar kronologjikisht aktivitetet e Fabrikës së Shkathtësive Digjitale, financuar nga GIZ, në periudhën prej dhjetorit të vitit 2022 deri në tetor të vitit 2023.

Gjatë periudhës nga dhjetori 2022 deri në tetor 2023, janë zhvilluar të gjitha aktivitetet e planifikuara të projektit. Në këto aktivitete morën pjesë gjithsej 918 nxënës dhe mësimdhënës. Në total, u zhvilluan shtatë aktivitete: Zhvillimi i programit të përbashkët me të gjithë akterët dhe modulet e trajnimit për funksionalizimin e Klubeve të Mediave digjitale, Drejtimi i një Klubi të Mediave digjitale, Tradicionale dhe Media digjitale, Trajnim Individual në Shkolla, Kampusi i Tregimit për Zhvillimin e Aftësive digjitale, Public Showcase and Exhibition. Gjatë "Zhvillimit të programit të përbashkët..." vizituam të 20 shkollat kampione. 

Qëllimi ishte krijimi i klubeve mediatike në çdo shkollë ose riaktivizimi i klubeve ekzistuese. Gjatë aktivitetit për "Drejtimin e një klubi të mediave..." organizuam një punëtori me të gjithë përfaqësuesit e shkollave (koordinatorët e cilësisë, drejtorët e shkollave dhe koordinatorët e klubeve mediatike). Në këtë aktivitet morën pjesë 30 përfaqësues. Në aktivitetin "Mediat tradicionale dhe digjitale" morën pjesë gjithsej 95 pjesëmarrës. Nxënësit u ndanë në tre grupe. Tridhjetë e një (31) nxënësë dhe mësues janë trajnuar në fushën e Dizajnit Grafik dhe Mediave Sociale. Njëzet e dy (22) nxënësë dhe mësues u trajnuan në fushën e krijimit vizual, ku mësuan për procesin e shkrimit kreativ dhe të kuptuarit e audiencës së synuar. Njëzet e nëntë (29) nxënës dhe mësues u trajnuan për krijimin e një buletini digjital dhe iu dha një prezantim për përdorimin e YouTube. 

Aktiviteti i "Trajnimit individual në shkolla" u nda në dy sesione, ku morën pjesë gjithsej 607 pjesëmarrës. Fillimisht, njohuritë e marra gjatë aktivitetit të "Mediave tradicionale dhe digjitale" u shpërndanë të gjithë anëtarëve të klubit nga nxënësit. Më pas u propozua tema e sugjeruar, duke u fokusuar në fusha specifike si të drejtat e njeriut, aktivizmi civil, arsimi i avancuar, orientimet dhe mundësitë në karrierë, inteligjenca artificiale, etj. Faza e këtij aktiviteti u vizitua me dy trajnerë në fushën e dizajnit grafik për një buletin. Gjatë "Kampusit për tregimin dhe zhvillimin e aftësive digjitale" gjithsej 186 pjesëmarrës morën pjesë në këtë aktivitet. Qëllimi ishte të mësojmë nxënësit se si të krijojnë një histori dhe si ta zbatojnë atë në praktikë. Ndërsa në "Ekspozitën dhe galerinë publike" puna e shkollave pjesëmarrëse në aktivitetin e zhvilluar në korrik u shfaq në secilën shkollë.

"Përdorimi i mjeteve audiovizuele në mësimdhënie mua si mësimdhënëse më ka ndihmuar jo vetëm që të arrijë rezultatet dhe qëllimet e planifikuara gjatë një ore mësimore, por edhe të jem një hap më pranë arritjes së kompetencave të përcaktuara nga Korniza Kurrikulare e Kosovës."


Jeta Rexha, Mësimdhënëse Gjimnazi "Hajdar Dushi" Gjakovë