FABRIKA E SHKATHTËSIVE DIGJITALE

Tregimet e nxënësve

Kampi i Tregimeve për Zhvillimin e Aftësive Digjitale: Nga Teoria në Praktikë: përfshiu një sërë aktivitetesh për nxënësit pjesëmarrës në të mësuarit për të treguar një histori ndërsa mësojnë një aftësi digjitale në filmim, fotografi dhe montim.

Këto aftësi ata do të mund t'i orientojnë të zgjedhin një profesion të ardhshëm në tregun digjital dhe inovativ të punës. Moduli parasheh të punohet me mësimdhënësit se si të krijohet një mësim argëtues përmes ndërtimit të aftësive dhe me fokus te nxënësit në tregimin e një historie. 

Të gjitha videot janë punuar nga nxënësit e shkollave përkatëse, ndërsa pas përfundimit të videove, ekipi i DokuFest ka udhëtuar në secilën Komunë pjesëmarrëse në aktivitet, në shkolla, për t'i shfaqur tregimet e nxënësve për të gjithë nxënësit e asaj shkolle që i kanë bërë klubet e mediave të atyre. 

"Shkolla e filmit 'Future is Here' në DokuFest m'i ka ndërtuar shkathtësitë në përdorimin e programeve profesionale të editimit. Këto më kanë ndihmu me u përfshi profesionalisht në Qendrën Mediale të Universitetit Jacobs në Gjermani, ku në 2 vitet e fundit krijoj përmbajtje mualtimediale për komunikim shkencor."


Flutura Balaj, Studente, Fizikë dhe Shkenca të Tokës, Universiteti Jacobs - Bremen, Gjermani