FABRIKA E SHKATHTËSIVE DIGJITALE

FABRIKA E SHKATHTËSIVE DIGJITALE

Objektivi i përgjithshëm i projektit është ndërtimi i aftësive digjitale dhe teknologjike të të rinjve brenda institucioneve arsimore për të qenë në gjendje të përmirësojnë orientimin e tyre në karrierë dhe punësimin në të ardhmen. Nëpërmjet pjesëmarrjes aktive, projekti do të krijojë gjithashtu një mjedis të sigurt për adoleshentët e rinj në të menduarit kritik dhe analitik, do të nxisë kreativitetin dhe do t’i fuqizojë ata për të komunikuar në mënyrë efikase në peizazhin e larmishëm mediatik.

Projekti do t'i mësojë nxënësit në mënyrë specifike për mediat digjitale në një mjedis të këndshëm ku ata kanë kreativitetin për të imagjinuar, krijuar dhe prodhuar histori të mediave digjitale, lajme, revista shkollore me mundësi të pafundme. Studentët do të mësojnë se si të operojnë me mjetet e mediave digjitale për prodhim audiovizual, publikim digjital dhe do të mësojnë të punojnë së bashku në grup, që do të zhvillojnë aftësitë e tyre thelbësore për sektorin e multimedias, si një nga opsionet me rritje më të shpejtë të karrierës në Kosovë këto ditë. 

Krijimi i bashkëpunimit ndërmjet Klubeve të Medias Digjitale dhe klubeve të karrierës (ose klubeve të tjera funksionale shkollore) që ka për qëllim: • Rritja e cilësisë së edukimit për karrierë përmes aktiviteteve formale, joformale dhe jashtëshkollore, • të ndërtojë aftësi digjitale dhe teknologjike përmes metodave të të mësuarit ndërveprues dhe përmes promovimit të të mësuarit përmes bashkëpunimeve me klubet e tjera shkollore, • të rrisin njohuritë e tyre digjitale që do t'i ndihmojnë në orientimin në karrierë dhe punësimin në të ardhmen në sektorin multimedial (video, foto, montazh, postproduksion në përgjithësi), • të mbështesë pjesëmarrjen e nxënësve në vendimmarrjen e shkollës dhe krijimin e mjediseve miqësore për shkollën, • promovojnë barazinë dhe diversitetin, • të inkurajojë kreativitetin, të menduarit logjik, analitik dhe kritik të nxënësve, • të zhvillojë nxënësit aftësitë teknike dhe sociale. 

PËRFITUESIT:

Projekti i dedikohet 20 shkollave në mbi 10 komuna, mesatarisht 35-40 nxënës të shkollave fillore të klasës së nëntë pa marrë parasysh gjininë, përkatësinë etnike apo përkatësinë shoqërore do të kenë qasje të barabartë. Projektet e DokuFest promovojnë barazinë dhe përfshirjen, prandaj procesi i përzgjedhjes do të fokusohet në përfshirjen në gjini, përkatësi etnike ose shoqërore. GIZ do t'i ofrojë DokuFest-it listën e shkollave dhe nëse ndërkohë ndodh ndonjë ndryshim në numrin apo emrin e shkollave apo komunave, zbatimi do të bëhet brenda atyre ekzistuese. Komponenti i trajnimit do të përfshijë pjesëmarrje të barabartë gjinore dhe etnike. Procesi i përzgjedhjes së pavarur të kandidatëve do të sigurojë pjesëmarrje cilësore dhe të barabartë. Projekti do të përfshijë gjithashtu module trajnimi për një mësues/edukator për çdo shkollë dhe do t'u sigurojë atyre mjetet e duhura për të mbikëqyrur, menaxhuar, siguruar transferimin e njohurive dhe zhvillimin e mëtejshëm të Klubeve të Mediave Digjitale për pjesëmarrje të zgjeruar që zhvillon njohuri, aftësi, qëndrime dhe vlera, në harmoni me kërkesat e shoqërisë demokratike dhe të barabartë

"Shkolla e filmit dokumentar, më ka mësuar si t'i kanalizoj mendimet e mia dhe si të ëndërroj. Jam mësuar ta shoh botën me një sy tjetër dhe ta gjej inspirimin për të treguar një storie në çdo cep të jetës sime. Që atëherë, asnjëherë s’jam ndalur së bëri filma sepse inspirimin, vullnetin dhe njohurinë që e kam marrë, më shoqëron çdo ditë në jetën time."


Leart Rama, Regjisor