Me 28 tetor dhe 4 nëntor DokuFest dhe KEC (Kosova Education Center) në kuadër të projektit “Transformimi Shoqëror Inovativ në…
Projekti synon të promovojë pajtimin ndërmjet komuniteteve nëpërmjet angazhimit qytetar; të mbështesë komunitetet lokale që parandalojnë radikalizimin/ekstremizmin e dhunshëm dhe promovimin e paralajmërimit të hershëm / veprimit të hershëm në nivel lokal; avancimin në promovimin e aftësimit digjital për qëllime arsimore për të ndihmuar në uljen e gjuhës së urrejtjes, si dhe për të krijuar një mjedis gjithëpërfshirës midis komuniteteve lokale përmes shkëmbimit kuptimplotë mbi temat e pabarazisë, të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike, duke rritur kështu pjesëmarrjen kritike dhe aktive në jetën qytetare dhe për të nxitur qëndrueshmërinë përmes shkëmbimit të opinioneve, edukimit mediatik e informacionit, dhe më e rëndësishmja, zbulimi i qëllimeve të përbashkëta dhe pasqyrimi i mendimeve të tyre.
Projekti synon të nxisë krijimin e forumeve të pavarura për diskutim dhe shkëmbim idesh për adoleshentët në adresimin e lajmeve të rreme dhe dezinformatave përmes: · Krijimi i një mjedisi bashkëpunues për edukimin e adoleshentëve me prejardhje të ndryshme etnike; · Përpunimi dhe zhvillimi i aktiviteteve të projektit bazuar në parimet dhe strategjitë bazë për përfshirje dhe pjesëmarrje në komunitete; · Avancimi i promovimit të aftësimit digjital për adoleshentët dhe komunitetet lokale si dhe ndërtimi i aftësive digjitale; · Ndërtimi i aftësive digjitale të punonjësve pedagogjikë dhe drejtuesve të komunitetit për të ndihmuar të rinjtë të zhvillojnë aftësitë për të identifikuar dhe rezistuar ndaj tregimeve ekstremiste, gjuhës së urrejtjes dhe për të fituar aftësi socio-emocionale për t'u angazhuar në mënyrë konstruktive në shoqëri pa pasur nevojë të përdorin dhunën. Aktivitetet e projektit zhvillohen në Prizren, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri, Lipjan, Obiliq, Suharekë, Viti, Podujevë, Dragash dhe Kamenicë.