Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

12 SHKOLLA PARTNERE NË PUNËTORINË PËR PËRDORIMIN E MJETEVE AUDIO-VIZUELE NË MËSIMDHËNIE

Me 28 tetor dhe 4 nëntor DokuFest dhe KEC (Kosova Education Center)  në kuadër të projektit “Transformimi Shoqëror Inovativ në Kosovë” – KIST+, janë mbajtur punëtoritë mbi “Përdorimin e mjeteve audio-vizuele në mësimdhënie”, me mësimdhënësit e 12 shkollave partnere të projektit, me fokus në përdorimin e filmit dokumentar dhe integrimin e tij në kornizën kurrikulare për arsimin parauniversitar.

Feride Thaqi, mësimdhënëse e psikologjisë nga gjimnazi “Ulpiana” në Lipjan, ishte në rolin e trajneres në punëtori ku ndanë përvojat e tyre dhe metodologjinë e punës me kolegët, mbi mënyrat e përdorimit të filmit dokumentar në procesin mësimor. Ato theksuan rëndësinë e zhvillimit të kapaciteteve të mësimdhënësve në krijimin e materialeve didaktike për përdorimin e filmit dokumentar në procesin mësimor dhe avantazhet e tyre si mësimdhënës që nga momenti kur filluan të përdorin filmin në klasën. Punëtoritë patën për qëllim diskutimin dhe prezantimin e modaliteteve të ndryshme për zhvillimin e kurrikulës mësimore në shkolla, nxitjen e të menduarit kritik, zhvillimin e udhëzuesve mbi parandalimin e radikalizmit, gjuhës së urrejtjes, dezinformimin si dhe elemente tjera të ngjashme. Njëzetedy mësimdhënës nga qytete të ndryshme fillmisht ndoqën sesionin e znj. Thaqi e cila simuloi hapësirën e punëtorisë në një mjedis klase, duke shpjeguar me përpikëri hapat e përfshirë në përdorimin efektiv të filmit për qëllime edukative bazuar në fletë pune, krijimin e një flete pune dhe avantazhet e tij gjatë integrimit të filmit në procesin mësimor. Të pranishmit u njohën me Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënësit, e cila është një hapësirë e pasur me dokumentarë dhe materiale didaktike për përdorimin e filmit në klasë e ndërtuar për mësimdhënësit, në të cilën duke krijuar llogari përdoruesëve ju krijohet qasja në përdorimin e 157 filmave edukativ dhe 115 fleta të punës të punuara nga kolegët e tyre mësimdhënës. Biblioteka ofron filma dhe materiale përcjellëse arsimore me të cilat nxënësit zhvillojnë njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe prirjet që janë të domosdoshme për një shoqëri demokratike. Kjo ndihmon që të zhvillojnë të kuptuarit e tyre mbi botën, njerëzit, vlerat e tyre, proceset shoqërore në kohë, vende dhe rrethana të ndryshme. Pjesa e dytë e ditës përfshiu punë praktike dhe diskutime ku mësimdhënësve iu shfaq filmi dokumentar “Matrix” nga shkolla e filmit FUTURE IS HERE. Pas shfaqjes mësimdhënësit u ngarkuan me krijimin e fletave të punës për njësitë mësimore bazuar në filmin e shfaqur. Të gjithë pjesëmarrësit krijuan me sukses fletat e punës të cilat do të publikohen në Bibliotekën Digjitale të Mësuesve të DokuFest. Punëtoritë ishin të planifikuar në formën që të gjithë pjesëmarrësit të marrin informacione praktike mbi integrimin e filmave dokumentarë dhe mjeteve të tjera të edukimit të medias dhe informacionit në mësimet e tyre, implementimin e mësimit elektronik dhe shfrytëzimin e potencialit të teknologjive të reja digjitale. Projekti KIST+ financohet nga Embassy of the Netherlands in Kosovo dhe zbatohet nga Dokufest dhe Qendra për Arsim e Kosovës (KEC).

"Shkolla e filmit 'Future is Here' në DokuFest m'i ka ndërtuar shkathtësitë në përdorimin e programeve profesionale të editimit. Këto më kanë ndihmu me u përfshi profesionalisht në Qendrën Mediale të Universitetit Jacobs në Gjermani, ku në 2 vitet e fundit krijoj përmbajtje mualtimediale për komunikim shkencor."


Flutura Balaj, Studente, Fizikë dhe Shkenca të Tokës, Universiteti Jacobs - Bremen, Gjermani