Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

DOKUFEST NË BASHKËPUNIM ME UNICEF, PËRFUNDUAN ME SUKSES TRAJNIMIN E PARË

DokuFest në bashkëpunim me UNICEF, përfunduan me sukses trajnimin e parë në kuadër të projektit YESS – Krijimi i Tregimeve me Interes Njerëzor, ku morën pjesë rreth 170 nxënës nga 30 shkolla të ndryshme. Nxënësit e klasave 6-12 patën mundësinë të mësojnë dhe të praktikojnë bazat e rrëfimit vizual dhe filmbërjes.

Trajnimi, i cili përfshiu sesione interaktive dhe ushtrime praktike, nisi me një hyrje mbi konceptin e Human Interest Stories, duke i udhëhequr pjesëmarrësit drejt një kuptimi më të thellë mbi rëndësinë e tregimeve.

Më pas, nxënësit u njohën me bazat e filmbërjes dhe procesin e dokumentarit, duke përfshirë teknikat e xhirimit dhe ndërtimin e një historie vizuale. Pjesa praktike e trajnimit u fokusua në punën në grupe, ku nxënësit zhvilluan idetë e tyre.

Trajnimi u përmbyll me një sesion reflektimi, ku nxënësit ndanë përvojat e tyre dhe diskutuan mbi hapat e ardhshëm në këtë rrugëtim kreativ.

Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të pasur dhe frymëzues për nxënësit që dëshirojnë të përdorin filmin si mjet për të treguar histori me ndikim shoqëror.

UN-sponsored peacebuilding project supported by UNICEF and IOM in Kosovo

"Shkolla e filmit dokumentar, më ka mësuar si t'i kanalizoj mendimet e mia dhe si të ëndërroj. Jam mësuar ta shoh botën me një sy tjetër dhe ta gjej inspirimin për të treguar një storie në çdo cep të jetës sime. Që atëherë, asnjëherë s’jam ndalur së bëri filma sepse inspirimin, vullnetin dhe njohurinë që e kam marrë, më shoqëron çdo ditë në jetën time."


Leart Rama, Regjisor