Për qasje të plotë në Bibliotekën Digjitale ju duhet llogari aktive në DokuLab

Llogari e re

DokuFest përfundoi trajnimin e dytë në kuadër të projektit Yess

DokuFest ka përfunduar me sukses trajnimin e dytë në kuadër të projektit YESS – Krijimi i Tregimeve me Interes Njerëzor. Në këtë fazë, nxënësit nga shkolla të ndryshme zhvilluan 10 projekte filmike, duke kaluar nga ideja fillestare në procesin e xhirimeve.

Pas përfundimit të trajnimit të parë, ku nxënësit mësuan rreth tregimit dhe bazave të filmbërjes, trajnimi i dytë ishte i fokusuar në punë praktike. Ata punuan në grupe për të zhvilluar historitë e tyre, duke i kthyer ato në skenarë dhe duke nisur xhirimet.

Aktualisht, projektet janë në fazën e montazhit, dhe puna vazhdon për të finalizuar filmat. Paralelisht, është duke u përgatitur një makinoff që do të dokumentojë procesin e krijimit të këtyre 10 projekteve filmike, nga momenti i parë deri në fazat e fundit të realizimit.

Ky trajnim është një hap i rëndësishëm për të rinjtë që duan të mësojnë si të tregojnë histori përmes filmit dhe të përdorin këtë medium për të shprehur realitetet që i rrethojnë.

Ky projekt është mbështetur financiarisht nga Peacebuilding Fund në partneritet me UNICEF dhe IOM në Kosovë.

 

"Përdorimi i mjeteve audiovizuele në mësimdhënie mua si mësimdhënëse më ka ndihmuar jo vetëm që të arrijë rezultatet dhe qëllimet e planifikuara gjatë një ore mësimore, por edhe të jem një hap më pranë arritjes së kompetencave të përcaktuara nga Korniza Kurrikulare e Kosovës."


Jeta Rexha, Mësimdhënëse Gjimnazi "Hajdar Dushi" Gjakovë