“How Do I See You?” hap ekspozitën multimediale

“How Do I See You?” hap ekspozitën multimediale

Sot, u hap zyrtarisht ekspozita multimediale “How Do I See You?” në OJQ Habu. Kjo ekspozitë shfaq pasqyrimet artistike të të rinjve që vijnë nga Kosova dhe Serbia. Ekspozita është pjesë e projektit me të njëjtën emër dhe përfshin video-intervista “në çifte”, të ndjekura nga video projektet e titulluara “Biografitë e Objekteve”, së bashku me fotografitë e realizuara gjatë shkëmbimit kulturor të projektit.

Ekspozitën e hapi Dirk Lorenc, i cili drejton Seksionin Politik të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi. Ai tha, “Jam i nderuar të hap këtë ekspozitë dhe të takoj kaq shumë të rinj të zgjuar nga Serbia dhe Kosova. Ky projekt është i rëndësishëm për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy kombeve.” Lorenc shtoi se të rinjtë duhet të ndërveprojnë për të kuptuar më mirë njëri-tjetrin.

Veran Matić, kryetar i Bordit Drejtues të Fondit B92, tha se është i lumtur që Fondi B92, Festivali Zona e Lirë dhe DokuFest po punojnë së bashku në këtë projekt. Ai theksoi sa e rëndësishme është që të rinjtë në këto zona, sidomos nga Serbia dhe Kosova, të bashkpunojnë. Matić shtoi, “Këta të rinj të mrekullueshëm janë ata që do të bëjnë një të ardhme më të mirë.”

Ndërkohë, Rajko Petrović, Drejtor i Festivalit të Filmit Zona e Lirë, përmendi se projekte të tilla synojnë të prezantojnë brezat më të rinj të lindur pas luftës. Inkurajues iu duk fakti se këta të rinj ndajnë një interes të përbashkët për kulturën popullore dhe veprojnë në vlera të ngjashme.

Të tilla projekte dëshmojnë se të rinjtë mund të bashkpunojnë dhe mund të thyejnë paragjykimet midis dy kombeve, tha Zana Arapi, kordinatore e projekteve në DokuFest.

Ky grant financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga DokuFest dhe Fondacioni B92.